Panorama (Albania)

Kroaci- Kosovë, shiu ndërpret ndeshjen në Zagreb

-

Shiu shtyn ndeshjen. Sfida e djeshme mes Kroacisë dhe Kosovës, e ndërprerë në minutën e 21- të për shkak të kushteve të vështira të fushës si pasojë e shiut të rrëmbyer, do të vendoset sot se kur do të luhet. Ka shumë diskutime dhe alternativ­a për takimin e ndërprerë në mesin e fraksionit të parë, por ka shumë pak gjasa që ndeshja të rinisë sot. Megjithatë, do të jenë përfaqësue­sit e UEFAs me ata të të dyja klubeve që do të vendosin zyrtarisht sot se kur do të luhen minutat e mbetura të sfidës së djeshme.

NDËRPRERJA

Takimi nisi në kushte të vështira. Fusha në një pjesë të madhe të saj ishte e mbuluar me ujë dhe terreni ishte i papërshtat­shëm për një takim normal. Shiu që kishte nisur prej disa orësh në Zagreb dhe vazhdonte me intensitet të lartë edhe kur nisi takimi, e rëndoi edhe më shumë terrenin. Në kushte të tilla, gjyqtari Stefan Johaneson vendosi që ta ndërpriste takimin për disa minuta. Fillimisht arbitri diskutoi me kapitenët e të dy ekipeve dhe komisioner­ët e UEFA- s dhe vendosi që sfida të ndërpritej për 10 minuta. Por, shiu vazhdonte të binte me të njëjtin intensitet, në një kohë që kushtet e fushës mbeteshin po ato. Në këtë mënyrë, u vendos që takimi të ndërpritej aty.

VENDIMI

Për fatin e ndeshjes së ndërprerë do të vendoset sot se kur do të luhen minutat e mbetura. UEFA së bashku me përfaqësue­sit e të dyja ekipeve do të diskutojnë sot për datën se kur do të luhet ndeshja. Duket se e sigurt është se takimi nuk do të rinisë sot. Portali kroat, index. hr, shkruan se janë dy opsionet se kur mund të rinisë sfida. Opsioni i parë sipas tyre është sot para- dite, pasi Kroacia udhëton drejt Turqisë, kurse Kosova drejt Shkodrës. Opsioni i dytë është pas përfundimi­t të të gjitha ndeshjeve kualifikue­se, pra në mesin e tetorit ose në nëntor.

UJKANI

Kapiteni i përfaqësue­ses së Kosovës, Samir Ujkani, nëpërmjet një deklarate pas vendimit të marrë nga zyrtarët që ndeshja Kroaci- Kosovës të ndërpritet, ka qartësuar përfundimi­sht situatën duke njoftuar se UEFA do të vendosë sot për datën e zhvillimit të takimit. 29- vjeçari nga Vuçitërna tregon se ishin lojtarët kroatë ata që insistuan që sfida të ndërpritej për shkak të frikës nga ndonjë dëmtim i mundshëm. "Ndeshja është shtyrë. Ne synonim të vazhdonim, por kroatët insistuan për jo. Frika ishte më shumë për dëmtime. UEFA do të vendosë nesër( sot) për datën e kësaj ndeshjeje", ka thënë Ujkani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania