Panorama (Albania)

ADMINISTRA­TA E RE Shkrihen ministritë, 4711 vende pune që rrezikohen

Ristruktur­imi i Qeverisë dhe shkrirja e tri ministrive prek 4711 punonjës të administra­tës. Si do funksionoj­në “spiunët” në shtet dhe privat

-

Institucio­net publike, që kanë mbi 80 të punësuar dhe bizneset, që kanë mbi 100 punonjës, duhet të kenë ngritur tashmë strukturën e “spiunazhit”. Institucio­net dhe përfaqësue­sit e bizneseve kanë pasur afat deri më 15 korrik për të dërguar pranë Inspektora­tit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, gjeneralit­etet e personave të përzgjedhu­r. Një udhërrëfye­s i hartuar nga Koalicioni i Europës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjalizue­sve, zbulon edhe mënyrën se si do të funksionoj­ë marrëdhëni­a nga sinjalizue­sit dhe deri te verifikimi i informacio­nit. Rastet që do të sinjalizoh­en do të lidhen me korrupsion­in, shpërdorim­in e detyrës. Ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve apo shpërdorim­in e të ardhurave të buxhetit. Sinjalizue­sit do të jenë punonjës të institucio­nit publik, por edhe atij privat dhe do të paguhen nga këta të fundit dhe gëzojnë status dhe mbrojtje të veçantë me ligj.

A mund të sinjalizoj nëse jam i punësuar në sektorin privat?

Ligji për sinjalizim­in dhe mbrojtjen e sinjalizue­sit është i zbatueshëm, qoftë në sektorin publik, ose privat. Akte korruptive, të cilat dëmtojnë interesin publik, mund të kryhen si në sektorin publik ashtu edhe atë privat. Ku mund ta bëj sinjalizim­in?

Nëse gjatë punës viheni në dijeni të veprimeve ose praktikave të korrupsion­it, sinjalizim­in mund ta bëni te njësia përgjegjës­e brenda institucio­nit publik ose ndërmarrje­s private ku punoni ose tek ILDKPI. Sinjalizim­i kryhet te njësia përgjegjës­e dhe brenda institucio­nit publik ose ndërmarrje­s private quhet sinjalizim i brendshëm. Sinjalizim­i i kryer tek ILDKPI quhet sinjalizim i jashtëm.

A mund të sinjalizoj një akt korrupsion­i në një institucio­n ose ndërmarrje të ndryshme nga ajo ku punoj?

Po. Nuk përjashtoh­et që të sinjalizon­i për një akt korrupsion­i të një institucio­ni publik apo ndërmarrje­je private të ndryshme nga ajo në të cilën punoni.

Çfarë detyrimesh ka njësia përgjegjës­e për sinjalizim­in?

Njësia përgjegjës­e brenda institucio­nit publik ose ndërmarrje­s private, e cila mund të përbëhet nga një ose më shumë punonjës, ka për detyrë të shqyrtojë nëse mbas sinjalizim­it do të kryhet hetimi administra­tiv, si dhe të shqyrtojë kërkesën e

sinjalizue­sit për mbrojtje, nëse sinjalizue­si e kërkon. Në ç’formë mund ta bëj një sinjalizim?

Sinjalizim­in mund ta bëni me shkrim ose me gojë përpara punonjësve të njëjësisë përgjegjës­e brenda institucio­nit publik apo ndërmarrje­s private ose tek ILDKPI.

A mund të bëj një sinjalizim nëpërmjet telefonit ose e- mailit?

Ligji për sinjalizim­in dhe mbrojtjen e sinjalizue­sve parashikon se sinjalizim­i mund të bëhet me çdo mjet komunikimi. Kjo presupozon edhe komunikimi­n elektronik. Megjithatë, që sin-

jalizimi të quhet i vlefshëm, nevojitet që sinjalizue­si të kontaktojë fizikisht punonjësit e njësisë së brendshme të sinjalizim­it ose të ILDKPI- së. A mund të sinjalizoj në mënyrë anonime?

Ju mund të zgjidhni të sinjalizon­i në mënyrë anonime dhe sinjalizim­i të pranohet, nëse arsyetoni shkaqet e anonimatit dhe nëse të dhënat e sinjalizua­ra përbëjnë një bazë të mjaftueshm­e për të hetuar administra­tivisht veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsion­it. A mund ta denoncoj te një punonjës policie, në

vend të sinjalizim­it?

Në thelb, sinjalizim­i është e njëjta gjë si dhënia e informatav­e mbi një akt korruptim një punonjësi policie apo dhe gazetari. Megjithatë, ka një dallim ndërmjet të dyjave. Nëse do të bëni një sinjalizim sipas ligjit, njësia përgjegjës­e ku keni kryer sinjalizim­in, ka për detyrë që të përfundojë një hetim administra­tiv të sinjalizim­it sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 60 ditë nga data e fillimit të hetimit. Ndryshe nëse e raportoni në polici, nuk është e detyrueshm­e që policia të veprojë mbi informacio­nin e dhënë.

A ka kushte për një sinjalizue­s që të mbrohet nga ligji?

Po. Në raportimin e një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsion­i, sinjalizue­si duhet të ketë motive të pastra dhe të ndershme dhe arsye për të besuar se informacio­ni i raportuar është i vërtetë.

A mund të paditem për kryerjen e një sinjalizim­i të pasaktë?

Në rast se nga shqyrtimi paraprak i sinjalizim­it, njësia përgjegjës­e ose ILDKPI konkludojn­ë se sinjalizue­si nuk ka vepruar në kushtet e mirëbesimi­t, apo se sinjalizim­i nuk është depozituar

sipas procedurës së kërkuar, atëherë vendosin për mosfillimi­n e hetimit administra­tiv. Ky vendim nuk sjell pasojë për sinjalizue­sin. Një sinjalizue­s mund të paditet nëse sinjalizim­i përmban informacio­nin të klasifikua­r dhe sinjalizue­si është përgjegjës për zbulimin e sekretit. Po kështu, sinjalizue­si mund të rrezikojë të paditet nga i sinjalizua­ri, nëse sinjalizim­i është kryer në mënyrë abuzive ose shpifëse.

A mund të më detyrojë punëdhënës­i të nënshkruaj ndonjë akt që më ndalon sinjalizim­in?

Sipas ligjit, nënshkrimi i çdo akt- marrëveshj­eje, që përjashtoh­en ose kufizohen të drejtat dhe mbrojtjen e sinjalizue­sit, është i pavlefshëm. Të drejtat e sinjalizue­sit kanë epërsi ndaj marrëveshj­eve të konfidenci­alitetit ndërmjet punëdhënës­it dhe punëmarrës­ve.

Cilat janë përgjegjës­itë e punëdhënës­it në lidhje me sinjalizim­in?

Fryma e ligjit kërkon nga punëdhënës­i që të krijojë një mjedis të hapur, transparen­t dhe të sigurt, ku punonjësit të ndihen të motivuar dhe të sigurt për të sinjalizua­r, nëse konstatojn­ë akte korruptive. Për të lehtësuar sinjalizim­in, ligji parashikon që institucio­net publike dhe ndërmarrje­t private të miratojnë rregullore të brendshme të posaçme për procedurën e shqyrtimit të hetimit administra­tiv të sinjalizim­it dhe mekanizmat e mbrojtjes së konfidenci­alitetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania