Panorama (Albania)

Polonia po del nga loja

- BERND RIEGERT

Polonia po izolohet gjithnjë e më tepër në Europë. Komisioni Europian, Komisioni i Venecias i Këshillit të Europës, Kombet e Bashkuara dhe pothuajse të gjithë ekspertët ligjorë theksojnë se qeveria konservato­re në Varshavë është në rrugë të gabuar me reformën gjyqësore. Komisioni i Venecias i Këshillit të Europës u ngarkua nga vetë qeveria polake për të dhënë mendim. Raporti i Komisionit të Venecias qe shkatërrue­s dhe qeveria polake vendosi thjesht ta injorojë atë. Një vend kundër pothuajse të gjithë të tjerëve. A është e mundur që të bëhet kështu politikë sot në Europë? Jo.

Kryeminist­rja Beata Szydlo, kryetari i partisë PiS, Jaroslaw Kaczyinski dhe shumica e parlamenti­t janë duke hyrë në një qorrsokak, dhe po e vënë nën presion Komisionin e BE- së dhe institucio­net e tjera në të cilat polakët janë anëtarë vullnetari­sht. Komisioner­i Frans Timmermans, përgjegjës për sundimin e ligjit, pothuajse po i lutet qeverisë së Varshavës që të hyjë në një dialog të vërtetë. Deri më sot, ministrat kanë refuzuar çdo kontakt. A është e mundur që të bëhet kështu politikë sot në Europë? Jo.

Për të ruajtur kredibilit­etin e vet, Komisioni i BE- së nuk ka rrugë tjetër, vetëm se kërcënimi me të gjitha instrument­et e torturës, përfshirë bombën atomike, përjashtim­in e Polonisë. Megjithatë, kjo procedurë sipas nenit 7 është jashtëzako­nisht e vështirë. Ajo nuk është përdorur kurrë. Qeveria polake vazhdon kokëfortë për të ruajtur besueshmër­inë e saj dhe mohon çdo bashkëpuni­m. Kjo gjendje duhet të ndryshojë. Si?

Në rastin e qeverisë së sotme polake, kjo mund të bëhet ndoshta vetëm përmes parave. Brukseli duhet t’i ndërpresë ndihmat financiare për Poloninë. Kështu duhet kuptuar deklarata e komisioner­it Timmermans që një treg i vetëm i BE- së, domethënë thelbi i integrimit ekonomik, mund të ekzistojë vetëm nëse sigurohet sundimi i ligjit. Qeveria polake u ankua për këtë, por pa të drejtë. Sepse Polonia ka nënshkruar vullnetari­sht nenin 2 të Traktateve të Lisbonës, që e konsideroj­në sundimin e ligjit kusht të detyrueshë­m për anëtarësim­in në BE. Natyrisht, çdo anëtar i BE- së heq dorë nga pjesë të sovranitet­it të tij duke u bashkuar me komuniteti­n. Ndryshe nuk do të ishte e mundur që një klub politik të udhëhiqej dhe të organizohe­j. Bllokimi dhe injorimi nuk mund të ndihmojnë në plan afatgjatë. A është e mundur që të bëhet kështu politikë sot në Europë? Jo.

Mosmarrëve­shja mbi reformën e gjyqësorit dhe sundimin e ligjit është një barrë e tepërt për të dyja palët, një shtrëngesë e panevojshm­e që ushtron presion mbi të gjithë BE- në. Është koha për ta zgjidhur mosmarrëve­shjen. Topi është në fushën e Varshavës. Veçanërish­t e qartë është izolimi i Polonisë në BE në një deklaratë të Kancelares gjermane. Angela Merkel ka qenë deri tani, e tërhequr, pavarësish­t nga të gjitha ankesat e Varshavës kundër Gjermanisë në përgjithës­i dhe asaj në veçanti. Gjermania ka shtypur frenën në Bruksel kur ishte fjala për të marrë masa kundër Polonisë. Tani Merkel tha se nuk mund të heshtë më, sepse nuk mund të ketë BE pa sundim të ligjit.

Me fjalë të tjera, Polonia ka mbetur pa mbështetje, me përjashtim të Hungarisë. Megjithatë, Hungaria ka konfliktet e veta me Komisionin e BE- së dhe gjithashtu është një përfituese fondesh nga Brukseli. Edhe Hungarisë, sikurse Polonisë, mund t’i mbyllet qesja e parave. A është e mundur që të bëhet kështu politikë sot në Europë? Po. Kjo nuk është e bukur, por me sa duket nuk ka rrugë tjetër për të parandalua­r më të keqen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania