Panorama (Albania)

PD: Çako e Çipa takuan gjyqtaren, s’e ndihmuan

“Në parlament, ligj i ri që ndalon uljen e dënimeve për vrasje”

- Lulzim Basha Haki Çako Ardian Çipa

Partia Demokratik­e ka ngritur akuza të forta në drejtim të Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, dhe Drejtorit të Krimeve në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa, në lidhje me vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi. Në një deklaratë për mediat, PD pretendon se gjyqtarja e ekzekutuar në Tiranë nga ish- bashkëshor­ti i saj është takuar personalis­ht me dy drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit dhe këta të fundit nuk e kanë ndihmuar. “Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nuk do të kishte ndodhur nëse krimineli nuk do të favorizohe­j nga veprimet e papërgjegj­shme të shtetit. Nëse krimineli nuk do të ishte liruar nga një amnisti skandaloze, apo nëse Policia do t’i kishte dhënë gjyqtares mbrojtjen që i njeh ligji çdo qytetari, ajo sot do të jetonte. Ne nuk mund ta lëmë të kalojë në heshtje këtë krim, vetëm për të pritur krimin e radhës. Pse policia nuk i afroi mbrojtje gjyqtares Hafizi, kur ajo e kërkoi më shumë se një herë? Pse nuk vepruan për parandalim­in e tragjedisë Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Kri- meve në Policinë e Shtetit, të cilët u takuan personalis­ht nga gjyqtarja, ku ajo kërkoi ndihmën e tyre?”, thuhet në reagimin e PD. Selia blu ka ngritur dyshime edhe mbi faktin se, çdo vit qeveria ofron amnisti për lirimin e kriminelëv­e, ku përfshihen edhe ata që kanë kryer vrasje apo tentative për vrasje. Partia më e madhe opozitare në vend premton, se me nisjen e sesionit të ri parlamenta­r, do të paraqesë në kuvend një nismë ligjore për ndalimin e uljes së dënimeve për të dënuarit me vrasje. “Pse Edi Rama ka ofruar çdo vit amnisti masive, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë? Pse amnistitë e tij kanë përfshirë ulje dënimi dhe lirim të kriminelëv­e, që kanë kryer vrasje apo tentuar të kryejnë vrasje? Partia Demokratik­e do të propozojë në fillim të legjislatu­rës së re një ligj, i cili ndalon në çdo rrethanë uljen e dënimeve për vrasje dhe amnistimin e tyre. Ne do të propozojmë edhe ash- përsimin e dënimit për ata që ushtrojnë dhunë në familje, si dhe rritjen e mbrojtjes për viktimat e kësaj dhune. Ndërkohë, Partia Demokratik­e i kërkon Qeverisë të rishikojë me urgjencë procesin e ofrimit të mbrojtjes nga shteti, për të shmangur mundësinë e injorimit të qytetarëve, që u kërcënohet realisht jeta”, thuhet në qëndrimin zyrtar të PD.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania