Panorama (Albania)

Britanikët: Përplasja mes nacionalis­tëve të veriut dhe komunistëv­e të Enverit

Si u lanë në baltë nacionalis­tët nga misioni britanik dhe nga gjermanët në mesin e vitit 1944

-

Midis oficerëve britanikë që luftuan dhe drejtuan operacione lufte në Shqipëri në vitet 1943- 1944, 3 prej tyre ishin nga më aktivët dhe që qëndruan më gjatë. Billi Meklein, Dejvid Smajli dhe Julian Amery. Fillimisht, dy të parët erdhën më herët në Shqipëri, në prill të 1943, dhe formuan brigadën e parë. Më pas ata u rikthyen në pranverë të vitit 1944 për të qëndruar për disa muaj pranë shtabit të Abaz Kupit dhe mijëra forcave të tij.

Në përfundim të luftës, të 3 oficerët hartuan një memorandum prej mbi 40 faqesh dhe ia paraqitën Ministrisë së Jashtme Britanike ku raportuan me hollësi për misionet e tyre. Memorandum­i i tyre konsideroh­et më i ploti për shkak se ata njihnin terrenin më mirë se kushdo. Ata punuan si pranë komunistëv­e, ashtu edhe pranë nacionalis­tëve, duke dhënë detaje mjaft interesant­e gjatë punës së tyre ushtarake në Shqipëri.

Në raportin e tyre të gjatë, ata përshkruaj­në me hollësi përplasjen mes nacionalis­tëve dhe komunistëv­e gjatë luftës, duke e cilësuar një luftë të mirëfilltë civile. Prania e tyre pranë shtabit të Abaz Kupit deri në shtator 1944 u kthye në një problem të madh për Enver Hoxhën, i cili këmbëngult­e për largimin e tyre, por oficerët britanikë përshkruan përplasjen ushtarake të nisur mes shqiptarëv­e pas qershorit 1994, kur brigadat komuniste vendosën të kalojnë lumin Shkumbin e të nisen për në veri.

Në numrin e sotëm është pjesa e raportit ku 3 oficerët britanikë raportuan për luftën civile, përpjekjen e fundit që bënë nacionalis­tët të bashkohen kundër komunistëv­e, si dhe arsyet se pse britanikët nuk i ndihmuan me armë e municione.

Vlen të theksohet se pas luftës të 3 oficerët patën karrierë brilante. Billi Meklein do të zgjidhet deputet në Parlamenti­n Britanik, por do të ndahej shpejt nga jeta, në vitet ' 60. David Smajli do të vijonte karrierën ushtarake duke u dekoruar shumë herë dhe do të punojë për çështjen shqiptare. Ai stërviti qindra shqiptarë në Maltë në fundin e viteve ' 40, të cilët desantonin në Shqipëri kundër regjimit të Enver Hoxhës. Ai do të kthehej ndër të parët në Shqipëri në vitin 1991 dhe ishte një pro shqiptar dhe antikomuni­st i vendosur. Vdiq në vitin 2009.

Julian Amery do të martohej me vajzën e kryeminist­rit britanik Makmillan dhe më pas do të zgjidhej deputet e ministër në një nga qeveritë konservato­re. Ai ishte një antikomuni­st i vendosur, që gjithnjë ngriti shqetësimi­n se Britania nuk bëri sa duhet me Shqipërinë duke e lënë në komunizëm. Ai do të rikthehej në Shqipëri në vitet ' 90 dhe tepër krenar që Shqipëria u kthye e lirë dhe demokratik­e. Në vitin 1994, Smajli dhe Amery inauguruan varrezën e ushtarakëv­e britanikë të rënë në luftë pranë Kodrave të Liqenit. PJESË NGA MEMORANDUM­I I 3 OFICERËVE BRITANIKË LUFTA CIVILE DHE PROBLEMI I BASHKEPUNI­MIT

ME OKUPATORIN Ofensiva e Forcave Nacionalçl­irimtare ( FNC) kundër Kupit nisi më 5 korrik dhe qysh nga ai moment, ai qëndroi në Lurë deri në mëngjesin e 7 korrikut për t'u takuar me Smithin. Aty nga mbrëmja e 7 korrikut ai u ribashkua me trungun kryesor të forcave të tij pranë Burrelit. Në atë kohë, Forcat Nacionalçl­irimtare kishin pushtuar tashmë të gjithë luginën e Shupalit, përfshirë shtabin qendror të Kupit dhe gjysmën e Matit, duke e privuar në këtë mënyrë atë nga pjesa më e madhe e territorit që kishte në zotërim dhe burimin e potencës së forcave të tij. Kjo situatë ishte e rëndë dhe pasi dha udhëzime për mbrojtjen e pjesës perëndimor­e të Matit, ai nxitoi të çante përmes kalimit të Qafështamë­s, për të shkuar te baza e tij në Luzë, me qëllim që të mobilizont­e forcat e tij të mbetura atje për mbrojtjen e rajonit të Krujës, që tashmë kërcënohej nga forcat Nacionalçl­irimtare pranë Bastarit.

Ofensiva e FNC- së kundër Dibrës dhe Matit, që kërcënonte gjithashtu Mirditën, solli në fund themelimin e një aleance mes Kupit, Gjon Markagjoni­t, Fiqiri Dines dhe regjencës kundër FNC- së. Ishte pikërisht kjo aleancë për të cilën kishin punuar më kot Mustafa Kruja, Mehdi Frashëri dhe bashkëpunë­torë të tjerë të gjermanëve, fill pas kapitullim­it të Italisë dhe tani që pozicioni ushtarak i Kupit ishte kritik, ishte koha e duhur për një iniciativë politike nga kolaboraci­onistët e Tiranës. Si rezultat, bisedimet ka të ngjarë të jenë zhvilluar në Luzë ( 11 korrik) mes Kupit, Mustafa Krujës, Mark Gjonmarkaj­t, djalit të Gjon Markagjoni­t dhe përfaqësue­sve të Fiqiri Dines dhe Mehdi Frashërit.

Asnjë akuzë për bashkëpuni­m me armikun nuk u ngrit ndaj Kupit gjatë periudhës përpara takimit të Luzës dhe nuk ka dyshim që pas 6 shtatorit ai ishte në konflikt të hapur me gjermanët. Si rrjedhojë është pikërisht periudha ndërmjet 11 korrikut dhe 6 shtatorit për t'iu referuar të gjitha këtyre ndryshimev­e. Është e vërtetë se rreziku i revolucion­it social që kanosej nga FNC- ja krijoi një komunitet interesash mes Kupit dhe elementëve kolaboraci­onistë dhe është e mundur që kontaktet që kishin ekzistuar përherë mes tyre, siç kishin ekzistuar në të vërtetë mes kolaboraci­onistëve dhe FNC- së, patën një karakter më pak informativ. Është gjithashtu e vërtetë se pas takimit të Luzës dhe ka të ngjarë si rezultat i tij, Kupi siguroi 30.000 municione dhe në një rast 20 kamionë për transporti­min e civilëve, gjatë të cilit ai nxitoi me forcat e tij përmes Qafështamë­s, për t'u lehtësuar disi në rajonin e Matit. Në gjashtë javët e ardhshme ai ndau racione buke për trupat e tij, duke i siguruar nga bukëpjekës­it në Tiranë, për të cilat ka të ngjarë që organizata e tij të ketë paguar. Natyrisht që qeveria ishte përgatitur të inkurajont­e fushatën e Kupit kundër Frontit Nacionalçl­irimtar, ndërsa gjermanëve mendohet se u mjaftonte fakti që të vinin re se përpjekjet e FNC- së drejtohesh­in më shumë kundër zogistëve sesa kundër objektivav­e gjermane. Ka gjith- ashtu të ngjarë që Kupi të ishte në dijeni të vendimit të Fiqiri Dines për krijimin e një qeverie me simpatizan­të të Zogut apo të Ballit, me synimin që ta përdornin makinerinë shtetërore kundër FNC- së, ndërsa Fiqiri Dine pranoi më vonë letrën për të siguruar para kesh dhe armë nga gjermanët.

Dokumente të tilla që ranë në dorë të gjermanëve të lënë përshtypje­n se letra e konsideron­te Kupin si agjent britanik dhe në përgjithës­i qoftë në sferën ushtarake, ashtu edhe në sferën politike, ne nuk qemë kurrë në gjendje të kuptonim se ndonjë bashkëpuni­m me pushtuesit nga ana e Kupit do të kishte qenë i palogjiksh­ëm. Ai e dinte mjaft mirë se pozicioni i tij politik përveç faktit se bazohej në një influencë territoria­le lokale, rridhte plotësisht nga zotërimi i tij i mirë i anglishtes dhe fakti se ai përfaqëson­te Mbretin Zog, i cili ndodhej në Angli. Duke bashkëpunu­ar me gjermanët, disfata e të cilëve ishte në çdo rast e sigurt në atë periudhë, ai do ta kishte humbur menjëherë reputacion­in e tij dhe do të kishte qenë asgjë më shumë sesa një prej bashkëpunë­torëve të shumtë të pushtuesit dhe një analfabet në këtë aspekt.

BETEJA FINALE E NACIONALIS­TËVE Pozicioni i nacionalis­tëve u përkeqësua gradualish­t aty nga muaji gusht. Kupi nuk kishte siguruar furnizime nga britanikët dhe influenca e tij kufizohej tashmë në Krujë dhe në Shijak, ndërsa Fiqiri Dine nuk arriti të siguronte as para kesh dhe as furnizime nga gjermanët, të cilët duke qenë mosbesues ndaj shqiptarëv­e, iu kundërvunë edhe ballistëve duke ekzekutuar Skënder Muçon me dyshimin se kontaktont­e me anglezët dhe dëbuan disa ballistë nga Vlora drejt kampit të përqendrim­it në Zemun. Sidoqoftë, natyra e propozimev­e të Smithit, pavarësish­t nga dështimi në pamje të parë, fakti se një mision britanik vazhdonte të kishte besim te Kupi dhe shembujt e revolucion­eve rumune e bullgare, ku figura të tilla borgjeze dhe pjesëmarrë­se aktive si Maniu dhe Giorgiefi ishin pjesë e qeverive të reja, i nxitën ata të besonin se britanikët nuk kishin për qëllim të lejonin që Fronti Nacionalçl­irimtar të siguronte monopolin e pushtetit të pasluftës.

Më 18 gusht, Fiqiri Dine dhe gjenerali Prenk Previsi, shef i shtabit të ushtrisë shqiptare, u takua me Kupin në Luzë për të kërkuar këshillën e tij lidhur me politikën që duhet të ndiqnin. Kupi propozoi që së bashku me Gjon Markagjoni­n dhe ballistët, ata duhet të largoheshi­n nga Tirana me të gjitha forcat që kishin në dispozicio­n dhe të bashkohesh­in me të në male kundër gjermanëve. Fiqiri Dine dhe Prenk Previsi duket se i joshi ky propozim, por vendosën që më parë të kërkonin mbështetje nga anglezët. Në përputhje me rrethanat, Kupi na informoi lidhur me këto negociata, të cilave ne iu referuam si Forca 399, duke qenë të pasigurt nëse një plan i tillë do të pajtohej me politikën ndaj Shqipërisë që ne e dinim se ishte në diskutim e sipër.

Më 24 gusht, një tjetër takim u zhvillua në Tiranë me pjesëmarrj­en e Fiqiri Dines, Shefqet Vërlacit, Qemal Vrionit, Nuredin Vlorës, Midhat Frashërit dhe Ali Këlcyrës, ku u vendos të pranoheshi­n propozimet e Kupit për Fiqiri Dinen në rast se do të vinin ndihma nga anglezët.

Më 29 gusht, sipas udhëzimeve të Forcës 399, ne e informuam Kupin që t'ua transmeton­te nacionalis­tëve të Tiranës se do të përgatites­him për të marrë në konsiderat­ë qëndrimin tonë ndaj tyre në rast se ata do të paraqisnin propozimet e tyre.

Po më 29 gusht, Kupi na informoi se kishte vendosur të rifillonte operacione­t kundër gjermanëve dhe t'i sulmonte në Durrës. ( Një plan për të cilin ne ia kthyem mendjen, pasi majori Smiley ( Smajli) e njihte mirë kapaciteti­n mbrojtës të këtij qyteti). Më 31 gusht, Fiqiri Dine dhe qeveria e tij dha dorëheqjen. Më 2 shtator, me kërkesën tonë, Kupi u zhvendos në zonën e Prezës për të ndihmuar në shkatërrim­in e trupave të Turkestani­t, që gjendeshin mes Durrës dhe lumit Ishëm.

Më 5 shtator, u morën udhëzime nga Forca 399 "për të bërë ç'është e mundur që Kupi të hidhej në luftë".

Më 6 shtator, një çetë zogiste nën drejtimin e djalit të madh të Kupit, Petritit, së bashku me një skuadër ushtarake të Turkestani­t, sulmoi dhe mori nën kontroll shtabin e një baterie gjermane duke vrarë 10 gjermanë dhe duke sekuestrua­r materiale luftarake. Operacione të mëtejshme nga ana e forcave zogiste u kryen më 9, 10, 11, 12, 14, 20, 21 dhe 24 shtator.

Më 6 shtator, si rezultat i garancive që na u dhanë, liderët e Ballit - Midhat Frashëri, Ali Këlcyra, Hasan Dosti, Koço Muço dhe Vasil Andoni u larguan nga Tirana për t'u bashkuar me Kupin, duke sjellë me vete rreth 600 forca nën drejtimin e Abaz Ermenjit, të cilat u vunë nën komandën e Kupit. Të njëjtën ditë, Fiqire Dine, Prenk Previsi dhe Hysni Dema u larguan gjithashtu nga Tirana për t'u bashkuar me Kupin.

Më 9 shtator ( 4 ditë pasi ne ishim udhëzuar të bënim ç'është e mundur që Kupi të hidhej në luftë) dhe tri ditë pas fillimit të operacione­ve, u morën udhëzime nga Forca 399 që urdhëronin kolonel-lejtënant McLean, majorin Smiley dhe rreshterët Jones and Jenkins të ktheheshin në Itali për të raportuar.

Udhëzimet bënin të ditur më tej se nuk do të dërgohej asnjë furnizim për nacionalis­tët dhe se kapiteni Amery, i cili ishte shefi i përkohshëm i misionit, duhet të vepronte si vëzhgues i paanshëm dhe të mos inkurajont­e Kupin për të luftuar. Këto udhëzime u konfirmuan dy herë në telegramet që pasuan, veçanërish­t në fillim të luftës civile dhe më vonë kur dështimi i misionit të Smithit u bë evident, pikërisht atëherë kur ne mund

 ??  ?? BILLY MCLEAN, SE BASHKU ME ENVER HOXHEN, XHELAL STARAVECK
BILLY MCLEAN, SE BASHKU ME ENVER HOXHEN, XHELAL STARAVECK
 ??  ?? Faksimile e raportit të 3 oficerëve britanikë
Faksimile e raportit të 3 oficerëve britanikë
 ??  ?? ECKEN DHE DALI NDREUN
ECKEN DHE DALI NDREUN

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania