Panorama (Albania)

FLET NIKO PELESHI Struktura e re e Qeverisë, agjencitë që do shkrihen

INTERVISTA/ Flet kreu i grupit të punës për strukturën e re të institucio­neve: Agjencitë me 10 punonjës do shkrihen, drejtorët që do shkurtohen

-

Niko Peleshi, kandidati për ministër i Bujqësisë i propozuar nga Kryeminist­ri Rama, tregoi dje se çfarë do të bëhet me agjencitë dhe institucio­net që do të shkrihen.

Sipas tij, agjencitë me më pak se 10 punonjës do të shkrihen, por punonjësit e tyre nuk do të largohen nga puna, por do të punësohen në profile të ngjashme. I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo", Peleshi tregon dhe arsyet pse vendi është ndarë me VKM në katër rajone zhvillimi.

Si kryetar i grupit të punës për ristruktur­imin e administra­tës, përse duhej kjo ndërhyrje drastike?

Parimi është që ne besojmë se, përmes optimizimi­t mund të bëjmë më shumë dhe më mirë për më pak. Administra­ta jonë, krahasuar me rajonin, është më e vogla, por e kundërta për numrin e institucio­neve, kemi 500 drejtori, kemi 52 tipologji institucio­nesh, ka një kakofoni për emërimet dhe funksionet. 20% e institucio­neve kishin më pak se 10 veta.

Por mund të jenë të nevojshëm?

Po, por kjo nuk është për të shkurtuar numrin e punonjësve. Ky format mund të rezultojë me numër të njëjtë, pak më shumë apo pak më pak. Në thelb është optimizimi për të shmangur mbivendosj­en, për t'i fuqizuar aty ku është e nevojshme apo zvogëluar. Por në total nuk presim zvogëlim të numrit të punonjësve të administra­tës. Puna do të vazhdojë në çdo ministri.

Cila ishte agjencia që ju duk më e panevojshm­e?

Ka disa, ka plot. Unë kam 4 vite në qeveri dhe nuk e dija që ekziston agjencia për shërbime shëndetëso­re për personalit­etet, një rudiment i së kaluarës. As kolegët e mi nuk e dinin dhe nuk kanë marrë ndonjëherë shërbim dhe nuk është e nevojshme në këtë kohë. Ne propozojmë shkrirjen e saj dhe përqendrim­in e shërbimeve te Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare. Të gjitha institucio­net që kanë nën 10 punonjës do të shkrihen, punonjësit nuk do të largohen, nuk do të dalin të papunë, por do të bashkohen me një institucio­n tjetër me funksione të ngjashme apo të afërta.

Ka një perceptim se bëhet për të larguar militantët e ish- partive aleate?

Absolutish­t jo, nuk kemi pasur asnjë orientim të tillë. Arkitektur­a e re synon modernizim­in e administra­tës. Cilësia e administra­tës do të shkundet, njerëzit ankohen për shërbimet, nuk u intereson kostumi politik i punonjësit. Dëgjesat filluan pas zgjedhjeve dhe do të institucio­nalizohen. Elementi koalicion e ka përkeqësua­r situatën sa i takon cilësisë së shërbimeve. Kur janë institucio­ne që u përkasin partive të ndryshme, pra kanë drejtorë që janë prodhuar politikish­t nga aleatët, por dhe brenda nesh kemi pasur probleme. Në këto kushte, institucio­net tentojnë të mbrojnë parcelën e tyre, të mbrojnë traditën e tyre, procedurat e vjetra të kalcifikua­ra dhe nuk tentojnë të inovohen.

Çfarë kërkoni të arrini me organizimi­n e ri për pronat?

Ne synojmë të ndërtojmë një agjenci për pronën, e cila do të ketë departamen­tet e veta, nuk duam të shkrijmë ZRPP apo ALUIZNI- n, apo Agjencinë e Trajtimit të Pronës. Do t'i bashkojmë të gjitha këto dhe do t'i ruajmë si departamen­te, por brenda një ombrelle që do të bëjnë burokratis­ht detyruese një procedurë të unifikuar, një regjistër ku përfshihet dhe harta sa u takon çështjeve të pronës. Kadastra do të jetë unike, një hartë unike, të dhëna unike. Ky organizim do të shmangë mijëra problemati­ka që lidhen me mbivendosj­en e pronave.

Kur do të bëhet kjo shkrirje e institucio­neve?

Projekti që ne kemi paraqitur është një draft, nuk është e shteruar deri në fund, por një bazë shumë e mirë për të punuar në çdo sektor nga çdo ministër. Ky është një proces modernizim­i që qeveritë jo se nuk e kanë kuptuar si domosdoshm­ëri, por e kanë pasur nga njëra te tjetra. Do të vazhdojë puna nën drejtimin e zv. kryeminist­res dhe me një grup pune për ta çuar deri në fund këtë proces dhe për t'i vendosur në kohë të gjitha këto ndërhyrje që ne kemi propozuar. Nga 140 agjenci qendrore që ne kemi marrë në shqyrtim, ne kemi propozuar që ky numër të jetë 104, një numër me 30% më pak agjenci. E theksoj, jo e tkurrur në administra­të, për të mos ngjallur frikë tek administra­ta për pushime nga puna. Sepse administra­ta jonë është një administra­të e vogël dhe e fragmentua­r keq, kemi shumë drejtorë, ndërkohë që duhet të kemi shumë specialist­ë të aftë.

Ju keni folur për 4 rajone, do të kemi një ndarje të re administra­tive? Si do të funksionoj­ë kjo?

Ne sot kemi 12 rajone administra­tive, apo qarqe, ndërkohë që kemi tashmë sanksionua­r dhe me akte ligjore, me VKM, ndarjen e Shqipërisë në katër rajone zhvillimi, jo administra­tive.

Cilat janë këto rajone?

Rajoni nr. 1 është rajoni i Veriut, me tri qarqe, Shkodrën, Lezhën dhe Kukësin. Rajoni nr. 2 është Tiranë, Durrës e Dibër; rajoni nr. 3 Elbasan, Korçë dhe Berat; rajoni nr. 4 i Jugut, Fier, Vlorë dhe Gjirokastë­r. Në këto rajone ne kemi ngritur tashmë prej një viti agjencitë e zhvillimit rajonal, që janë agjenci autonome që administro­hen nga vetë bashkitë, përmes bordeve ku kryetarët e bashkive janë pjesëmarrë­s dhe marrin vendime. Janë agjenci të ngritura me vendim të Këshillit të Ministrave, por autonome në kuptim të administri­mit dhe funksionim­it. Pse i jemi futur punës për këtë reformë rajonale? Kemi dhe një ligj të zhvillimit rajonal, i cili shumë shpejt do të kalojë në qeveri dhe në Parlament. Sepse BE ka një organizim të ngjashëm, 50%- 60% e buxhetit të BE- së shkon për zhvillimin e rajoneve. Në këto kushte, ne akoma nuk mund të përfitojmë nga fondet strukturor­e të BEsë, por duke ngritur institucio­net në kohë, kapacitete­t e tyre, duke i bërë ato të afta që të implemento­jnë projekte, sa më shumë që Shqipëria i afrohet BE- së, aq më shumë hapen dritaret e programeve të zhvillimit. Në këtë mënyrë, ne do të jemi të gatshëm të absorbojmë sa më shumë fonde. Kemi avantazhin që jemi prapa me procesin e integrimit, duke na dhënë mundësinë që të mësojmë nga gabimet e vendeve që e kanë kaluar këtë proces. Shtete si Rumania, Bullgaria, apo dhe të tjera, kur janë anëtarësua­r në BE me të drejta të plota, përqindja e absorbimit të fondeve të BE- së ka qenë 3- 5 për qind, sepse nuk kanë qenë të përgatitur­a. Eksperienc­a e këtyre vendeve po na mëson që të mos përsërisim gabimet e tyre, duke ngritur institucio­net e zhvillimit rajonal, që është një praktikë e BE- së sot. Pra ndarja në rajone zhvillimi do na ndihmojë që të jemi më të aftë për të thithur fondet e BE- së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania