Panorama (Albania)

Ulje drastike, sa bëhen siguracion­et për çdo makinë

Çmimet deri në 6000 lekë më lirë, ja tarifat sipas kategorive

-

Bëhet fjalë për sigurimin e detyrueshë­m, që duhet të paguajë çdo automjet për të qarkulluar. Çmimet, që variojnë sipas vjetërsisë së makinës dhe cilindratë­s, kanë pësuar luhatje të habitshme gjatë muajit të fundit. Por dje ulja ka qenë drastike.

SA BËHEN ÇMIMET

Tarifat e detyrueshm­e variojnë sipas ndryshimit të vitit të prodhimit dhe fuqisë së automjetit. Dje, në tregun e sigurimeve, tarifa e TPL ( Sigurimi i Detyrueshë­m) për makinat e prodhuara para 10 vitesh, por me një cilindratë të motorit deri në 1600 kubikë, u shit për 11.700 lekë. Vetëm një ditë më parë e njëjta tarifë ishte 17.600 lekë. Pra, ulja është e ndjeshme me rreth 6 mijë lekë. E njëjta ulje, me 6 mijë lekë, u aplikua dje edhe për makinat me cilindratë 1600 kubikë, por më të vjetra se 10 vjet. Çmimi vjetor u ul në 12 mijë lekë, nga 18 mijë lekë që ishte një vit më parë. Ndarja tjetër e çmimit është për makinat me ku- baturë nga 1600 kubikë në 2500 kubikë. Edhe kjo kategori pësoi ulje të ndjeshme, ku çmimi për makinat me vjetërsi nën 10 vjet, u ul në 12 mijë lekë, nga 18.300 lekë që kushtonte një ditë më parë. Ndërsa për makinat me vjetërsi më të madhe se 10 vjet, çmimi u ul nga 18.900 lekë në 12.500 lekë. Të njëjtën tarifë paguajnë edhe makinat me kubaturë më të madhe se 2500 cm3. Nga 19.000 lekë që ishte çmimi i siguracion­it vjetor, u bë 12.500 lekë. Ndërsa për automjetet mbi 2500 cm3 dhe me vjetërsi mbi dhjetë vjet, çmimi u bë 13 mijë lekë, nga 19.500 lekë që ishte më parë.

KUSH PËRFITON

Sigurimi i detyrueshë­m paguhet një herë në vit. Kjo do të thotë që nga rreth 460 mijë automjete që qarkullojn­ë në Shqipëri, jo të gjitha e kanë, në këtë periudhë, afatin për rinovimin e siguracion­it. Për- fituesit e parë janë ata që kanë këto ditë datën për të rinovuar apo siguruar për herë të parë makinën. Por përfitues mund të jenë edhe ata që e kanë siguracion­in në tetor. Pasi ulja është e madhe, dhe me ndryshimet e shpeshta të çmimeve, mund të pritet rikthimi i tarifave si më parë. Duke përfituar nga ulja, mesatarish­t 6 mijë lekë për çdo automjet, çdo përdoruesi makine që ka siguracion­in edhe në tetor apo nëntor, i leverdis të presë një siguracion të ri.

 ??  ??
 ?? TIRANE ?? Kompanitë e sigurimeve, me një veprim surprizë, kanë ulur të paktën me 30 për qind çmimin e siguracion­it vjetor të automjetev­e.
TIRANE Kompanitë e sigurimeve, me një veprim surprizë, kanë ulur të paktën me 30 për qind çmimin e siguracion­it vjetor të automjetev­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania