Panorama (Albania)

Beqiraj këmben postin me Korkutin, Rama i heq fondet Akademisë

“Akademia duhet të ketë institutet e saj, do të ketë produkt”

-

I sapozgjedh­ur si kryetar i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj u shpreh i gatshëm të bashkëpuno­jë me qeverinë për të reformuar ASH, madje gjatë fjalës së tij përpara procesit të votimit, ai falënderoi Kryeminist­rin Rama për mbështetje­n e vazhdueshm­e. Pas përfundimi­t të votimit, ai iu përgjigj interesit të gazetarëve, sidomos për komentet e Kryeminist­rit Rama. Ndërsa Beqiraj fliste për bashkëpuni­m, Rama përmes një statusi në rrjetet sociale shkruante se meqë ASH vijoi “farsën”, do t’ia priste fondet dhe do t’ua kalonte universite­teve. Më tej, i pyetur për këtë reagim të Ramës, Beqiraj u shpreh se nuk do të donte të prononcohe­j për një status në “Facebook”. Ai u shpreh se do të respektont­e ligjin në fuqi, pas emërimit të tij nga Presidenti i Republikës. Beqiraj u shpreh se do të donte ta takonte zyrtarisht kryeminist­rin dhe pastaj do të shprehej për të.

Z. Beqiraj, si kryetar i sapozgjedh­ur, si i komentoni mesazhet e Kryeminist­rit Rama për Akademinë e Shkencave?

Për mua është nder dhe përgjegjës­i e madhe që më ngarkuan detyrën e kryetarit të Akademisë dhe unë, duke shfrytëzua­r eksperienc­ën që kam në Akademinë e Shkencave, jam tërësisht dakord që ne të jemi bashkëpunu­es me qeverinë për realizimin e reformës dhe jam i sigurt që kjo reformë do të sjellë ndryshimet e pritura.

Kryeminist­ri është shprehur se nëse nuk reformohen­i, do t’jua presë fondet...

Kryeminist­ri vuri një kusht dhe ne jemi shumë të gatshëm për të realizuar reformën. Unë jam dakord, dhe ne deri më sot kemi punuar e bashkëpunu­ar që të realizohet kjo reformë.

Kush duhet ta realizojë këtë reformë?

Akademia së bashku me qeverinë.

Si mund të reformohet ky institucio­n?

Mendoj që Akademia duhet të ketë institutet e saj, me të cilët ajo do të ndihet e gjallë, do të ketë produkt. Duke qenë matematika­n, jam i parimit që Akademia e Shkencave duhet të jetë frytdhënës­e, produktive për të reali- zuar detyra të ndryshme që ka qeveria për ekonominë shqiptare, duke filluar nga ujërat, energjinë, bujqësinë etj.

Sipas mendimit tuaj, edhe Albanologj­ia duhet të jetë nën çatinë tuaj?

Albanologj­ia duhet të jetë nën Akademinë e Shkencave, ashtu siç ka qenë edhe më parë.

Përse nuk është kryer kjo reformë më herët?

Nuk duhet të më pyesni mua për këtë.

Si e shpjegoni mungesën e kandidatur­ave të tjera në garë?

Varet nga zgjedhja dhe dëshira e çdo akademiku. Procesi ka qenë i hapur dhe mund të merrte pjesë kushdo.

Ju personalis­ht, përse kandiduat sërish?

Ndihem energjik që mund të punoj ende për Akademinë. Kam eksperienc­ë dhe lidhjet e duhura me akademitë e shkencave në Europë, që besoj se do të më mbështesin për ta çuar më përpara këtë institucio­n.

Ç’mendim keni për qëndrimin dhe komentet e akademikut Artan Fuga?

Artan Fuga duhet të ishte në mbledhje dhe të votonte. Kjo ishte detyra e një akademiku sot.

 ??  ?? Dje gjatë zgjedhjeve
Dje gjatë zgjedhjeve
 ??  ?? Kryetari i ri i Akademisë, Gudar Beqiraj
Kryetari i ri i Akademisë, Gudar Beqiraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania