Panorama (Albania)

KLD injoroi gjyqtaren, Meta: S’ka amnisti për krimet në familje

Kërkoi emërim në Tiranë e Durrës, për shkak të fëmijëve të mitur dhe prindërve të sëmurë

- ARMAND BAJRAMI

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka qenë në dijeni të rrezikut që i kanosej për jetën gjyqtares së Shkodrës, Fildes Hafizi, nga ish- bashkëshor­ti i saj që muajin shkurt të këtij viti. Fakti është prezantuar në mbledhjen e datës 10 shkurt 2017 të KLD- së nga ana e anëtarit Artan Broci, kur është diskutuar emërimi i gjyqtares Hafizi, e vrarë të enjten e kaluar nga ish- burri, Fadil Kasemi.

Gjyqtarja e ndjerë i ka kërkuar KLD- së emërim në një gjykatë jo të largët, duke i vënë në dijeni për një tentativë vrasjeje nga ish- bashkëshor­ti, se ishte e divorcuar, se kishte dy fëmijë të mitur, si edhe dy prindërit e moshuar në ngarkim, njëri prej të cilëve i sëmurë. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë na ka shpërndarë kërkesën e kandidates për emërim, e cila ka paraqitur disa arsye personale. Ka paraqitur arsye që është kryefamilj­are ( është një zonjë e divorcuar). Një zonjë e cila ka pasur një problem në tentativë të vrasjes nga ish- bashkëshor­ti i saj. Ka dy fëmijë të mitur në ngarkim. Ka dy prindër në moshë të thyer”, citohet fjala e anëtarit Broci në procesverb­alin e kësaj mbledhjeje, i siguruar nga “Panorama”. Më tej ai ka pohuar se do të ishte në logjikën e KLD- së të caktonte një vend në Tiranë apo Durrës. “Unë besoj se Këshilli duhet të niset edhe nga një ndjenjë humane, për t’iu gjendur këtyre njerëzve”, ka shtuar Broci. Ndonëse 12 anëtarë të tjerë të pranishëm, përfshi kreun e Këshillit, ish- Presidenti­n Bujar Nishani, janë njohur me këtë fakt, me një votim 8 me 3 kanë votuar kundër marrjes në shqyrtim pa radhë të kërkesës së magjistrat­es Hafizi. Në vijim të mbledhjes, pas emërimi të magjistrat­ëve të tjerë, gjyqtarja Hafizi është gjendur para faktit se pozicionet e preferuara prej saj në Tiranë dhe Durrës nuk ishin më të lira. Asaj i janë propozuar gjykata të rretheve të tjera gjyqësore, ku Hafizi ka përzgjedhu­r rrethin e Shkodrës.

HETIMI I KLD Këshilli i Lartë i Drejtësisë nis dje verifikimi­n e vendimit të Gjykatës së Kavajës për dënimin me 3 vjet burg të Fadil Kasemit. Bëhet fjalë për vendimin e dhënë më 28 prill 2016 nga treshja gjykuese e përbërë nga Luan Lusha, Eda Kaja dhe Markelian Koço, sipas të cilit ish- bashkëshor­ti i gjyqtares Fildes Hafizi, vrarë prej tij pak ditë më parë, u dënua për akuzën e “dhunës në familje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Ai u fajësua për episodin e korrikut 2015 në plazhin e Golemit, ku dhunoi fizikisht ishbashkës­horten Hafizi, si dhe tentoi të nxjerrë një pistoletë nga një çantë që kishte me vete. Megjithëse pas ngjarjes policia sekuestroi armën e zjarrit, organi i Akuzës, kur dërgoi dosjen në gjyq, nuk ngriti ndonjë akuzë për “kanosje”, apo “tentativë vrasjeje” ndaj tij. Ndonëse u dënua me 3 vjet nga Gjykata e Kavajës, Kasemi, i arrestuar në korrik 2015, u lirua nga qelia më 14 janar 2017. Gjatë kohës që ishte duke vuajtur dënimin me burg, i lënë në fuqi edhe nga Apeli i Durrësit, ai përfitoi nga amnistia e fundvitit të kaluar. Për rrjedhojë ai u lirua nga qelia 11 muaj dhe 8 ditë para përfundimi­t të dënimit të rregullt.

 ??  ?? Fildes Hafizi
Fildes Hafizi
 ??  ??
 ??  ?? Fadil Kasemi në Gjykatë
Fadil Kasemi në Gjykatë
 ??  ?? Faksimile e procesverb­alit të KLD
Faksimile e procesverb­alit të KLD
 ??  ?? Nga mbledhjet e KLD
Nga mbledhjet e KLD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania