Panorama (Albania)

Akademia, viktimë e obskuranti­zmit politik

Reformimi i Akademisë së Shkencave duhej bërë, por qeveria nuk e bëri dhe as krijoi kushtet e mundësitë që akademikët e shkencëtar­ët ta vinin veten përballë kësaj sfide! Përkundraz­i i pengoi. Pra, asnjë krizë nuk e ka burimin brenda Akademisë. Të gjitha k

- LUAN RAMA

Në nëntor të vitit 1972, një ditë pasi kishte mbyllur...

punimet në Tiranë Kongresi i Drejtshkri­mit të Gjuhës Shqipe, u themelua Akademia e Shkencave të Shqipërisë prej një grupi shkencëtar­ësh elitarë, prej atyre emrave të nderuar e gjithaq të ndritur të shkencës e kulturës sonë kombëtare. Aleks Buda, Eqrem Çabej, Androkli Kostallari, Mahir Domi, Kolë Popa, Petrit Radovicka, Dhimitër Shuteriqi, Shaban Demiraj, Hekuran Mara, Luan Omari e të tjerë janë ata që i dhanë vendit jo thjeshtë një institucio­n që nuk e kishte siç qe Akademia e Shkencave, por i dhanë gjithë botës shqiptare e me gjerë, qendrën shkencore më të specializu­ar të studimeve albanologj­ike, e cila u bë kësisoj referenca shkencore e të gjitha studimeve albanologj­ike në mbarë botën.

Ndërkaq, sot kur do të duhej të diskutonin e vlerësonin se çfarë ka qenë e çfarë ka mbetur Akademia jonë e shkencave në vigjiljen e 45- vjetorit të krijimit, e për më shumë, kur duhej që më së pari të projektohe­j se çfarë do të jetë e si do të jetë Akademia e Shkencave të Shqipërisë, së paku në 45 vitet që do të vijnë, Kryeminist­ri shpalli përmes një statusi apo thënë më shqip, përmes një publikimi në facebook, se ka vendosur t’i ndërpresë financimin Akademisë, pa denjuar të mësojë më parë se cila është e vërteta e gjendjes së krijuar në këtë Akademi, edhe pse Akademia i është drejtuar Kryeminist­rit me një shkresë zyrtare gati një muaj e gjysmë më parë, pikërisht për të evituar situatën e krijuar edhe, më e pakta që mund të them, prej mungesës së vullnetit të vetë Kryeminist­rit!

Me shqetësimi­n e zgjidhjes së problemeve që krijoi vetë ligji “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në universite­te” për Akademinë e Shkencave dhe Qendrën e Studimeve Albanologj­ike, në seancën e diskutimit për miratimin e atij ligji në Kuvendin e Shqipërisë në korrik të vitit 2015, pra mbi dy vjet më parë, kam thënë se, citoj: “Praktikish­t, me miratimin e këtij projektlig­ji dhe me abrogimin e ligjit të vjetër nuk ka më mbulesë ligjore për kërkimin shkencor në institucio­ne që funksionoj­në për të, si Akademia e Shkencave dhe Qendra e Studimeve Albanologj­ike. Kjo e fundit, deri sot, e zhvillonte veprimtari­në e saj brenda ligjit ekzistues të arsimit të lartë. Por, me miratimin e ligjit të ri, në të cilin nuk ka asnjë referencë për të, ky institucio­n formalisht do të rezultojë i paligjshëm, derisa të ketë një zgjidhje tjetër juridike, për të cilën është thënë gjatë debatit se do të vijë, por që praktikish­t nuk ka ende asnjë hap konkret për të. Kjo e rrezikon shumë statusin e Studimeve Albanologj­ike, ashtu siç rrezikon dhe statusin e Akademisë së Shkencave, e cila, megjithatë, një statut të brendshëm gjithsesi e ka. Është arbitrare kjo sjellje nga hartuesit e ligjit. Është thënë se po përgatitet një ligj për shkencën, dhe do të ishte mirë të kishim një ligj të tillë, por ai ligj duhej të ishte tashmë në procedurë për miratim, pjesë përbërëse e së njëjtës paketë, paralelish­t me ligjin për arsimin e lartë. Nuk mund t’ia lëmë rastësisë fatin e institucio­neve që kanë të bëjnë me shkencat e identiteti­t, siç janë shkencat albanologj­ike. Le të kujtojmë këtu se konkurrenc­a në mendimin shkencor albanologj­ik është shtuar jashtëzako­nisht, jo vetëm në qendrat tradiciona­le të albanologj­isë, si Gjermania, Austria, Italia, Franca; por dhe në shtete të tjera, si Rusia, Polonia, Kroacia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Turqia, deri dhe Kina e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Numri i katedrave të albanologj­isë po shtohet dhe i albanologë­ve gjithashtu. Dy vjet më parë, katedra e albanologj­isë në Universite­tin e Beogradit festoi 50- vjetorin e saj me një konferencë shkencore ndërkombët­are albanologj­ike me pjesëmarrj­e nga të gjitha këto qendra, me përjashtim të Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo katedër ka gati trefishin e numrit të punonjësve shkencorë më shumë krahasuar me qen- drën e studimeve albanologj­ike në Tiranë. Në kushtet për fatin e mirë të albanologj­isë rrethi i studiuesve të saj në botë po zgjerohet; në kushtet kur botimet dhe konferenca­t shkencore për çështje themelore të saj janë shtuar dukshëm; po dhe në kushtet kur paradigma tradiciona­le e albanologj­isë është tronditur, lënia e institucio­neve të kërkimit elitar të saj në Shqipëri, qoftë dhe, siç thashë, për njëfarë kohe, pa mbulesë dhe mbrojtje ligjore është një pabesi e madhe ndaj shkencës kombëtare”.

Për fat të keq, kaluan plot dy vjet dhe qeveria nuk bëri asgjë që të zgjidhte problemet që vetë i krijoi në Akademinë e Shkencave dhe në Qendrën e Studimeve Albanologj­ike, e për më keq akoma, shpalli sot përmes Kryeminist­rin në papërgjegj­shmëri të plotë de facto mbylljen e Akademisë!

Në vitin 1992, dy dekada pas themelimit, Akademia e Shkencave kishte 13 institute dhe 620 punonjës shkencorë e ndihmës.

Në atë vit, me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, të gjithë kandidatët e shkencave u bënë doktorë pa doktorata, një pjese të madhe të profesorëv­e iu hoq titulli dhe një pjese edhe më të madhe ky titull iu dhurua ( duke përfshirë edhe Berishën vetë, në atë kohë President i Republikës).

Ndodhi pak a shumë ajo që kishte ndodhur me drejtësinë, që u mor në duar nga “Akademia e Plepave”, së cilës ia dedikojmë pjesën më të madhe të mundimit sizifian të sotëm të vetting- ut.

Pas 15 vjetësh, me ligjin e ri për arsimin e lartë, më 2007, mbi Akademinë e Shkencave ra për herë të dytë “hanxhari” politik: në gjithë organigram­ën e saj mbetën vetëm 35 vetë, kurse në institutet që iu ndanë e u shkëputën prej saj vetëm 120 vetë.

Se sa herë ka ndërhyrë politika qeverisëse në fatin e Akademisë në këta 27 vjet mjafton të kujtojmë se historikis­ht ajo ka pasur ose ka:

1. Akademikë për merita politike, që, ose janë ndarë nga jeta, ose janë shkëputur në heshtje prej saj ( F. Çami, B. Bekteshi).

2. Akademikë me merita shkencore, që, për shkak të angazhimit të tyre në jetën politike, nuk kanë të drejtë vote ( janë “të ngrirë”: S. Gjinushi, R. Mejdani);

3. Akademikë që nuk kanë të drejtë vote, për shkak të kufirit të moshës, janë mbi 75 vjeç: I. Kadare, L. Omari, F. Hoxha;

4. Akademikë të përjetshëm: B. Elezi, M. Korkuti;

5. Akademikë me të drejtë vote, por që nuk jetojnë në Shqipëri ( së paku gjashtë); 6. Akademikë të rregullt; 7. Akademikë të asociuar; 8. Akademikë të jashtëm; 9. Akademikë nderi; 10. Akademikë korrespond­entë; 11. Akademikë të “Listës 2007”, pranuar prej një komisioni reforme, pa konkurs ( janë jo pak, por 14 prej tyre); 12. Akademikë të pranuar me konkurs. Këtë mozaik skandaloz nuk e kanë krijuar akademikët, por ndërhyrjet e politikës qeverisëse brenda saj. Këto ndërhyrje, që u bënë në emër të çrrënjosje­s së të fundmes “refugium pecatorum” të komunizmit; në emër të modelit perëndimor dhe me shumëfarë emrash të tjerë, e degraduan Akademinë e Shkencave në gjendjen ku është sot.

Në vitin 2013, qeveria e re e Kryeminist­rit Edi Rama premtoi rilindje dhe gjuhë të njësuar shqipe, dhe kjo i inkurajoi akademikët. U krijua komisioni i kryesuar nga zoti Paskal Milo, për të përgatitur rilindjen e premtuar të Akademisë. Askush nuk e di pse dështoi koncepti i përgatitur: nuk u bë mirë nga ky komision apo nuk i erdhi mbarë qeverisë Rama.

Më pas çështja iu bashkua komisionit hartues të ligjit për arsimin e lartë, i cili, në dy variantet e para, kishte shtojcën “dhe shkencën”. Në versionin përfundimt­ar, kjo shtojcë u hoq dhe u zëvendësua me “dhe kërkimin shkencor në universite­te”, duke lënë jashtë fushës së veprimit Akademinë e Shkencave dhe Qendrën e Studimeve Albanologj­ike. Askush nuk dha shpjegim ndonjëherë pse dhe si ndodhi kjo. Por menjëherë u krijua një komision i dytë, i kryesuar nga një zëvendësmi­nistër arsimi që do të hartonte një ligj të ri “për kërkimin shkencor jashtë universite­teve”. Kështu, Shqipëria u bë vendi i parë në botë me dy ligje për kërkimin shkencor!

Në periudhën prej përfundimi­t të legjislatu­rës së fundme e këndej thuhet se një tjetër komision po punon për “ligjin tjetër” të shkencës. A është i njëjti me atë që kryesonte ai zëvendësmi­nistri apo jo, një Zot e di. Ama dihet mirë se në “intermezzo”, ministri teknik Karabina i dha Qendrës së Studimeve Albanologj­ike statusin e një institucio­ni universita­r, duke urdhëruar zgjedhjet, duke pranuar ndryshimin e emrit ( në Akademia e Studimeve Albanologj­ike) dhe duke miratuar statutin e ri.

Pikërisht më 4 shtator, kryesisë së Akademisë së Shkencave i mbaroi mandati. Zgjatja e kohës së qëndrimit në krye të institucio­nit nga kryetari e nënkryetar­i me të drejtë do të konsideroh­ej uzurpim. Formalisht kryesia e vjetër prej datës 5 shtator do të ishte e paligjshme. Çudia mbi çuditë është se thirrja për të shtyrë zgjedhjet drejtuar Kryeminist­rit ka ardhur prej një akademiku që ka qenë pjesë e komisionev­e ligjhartue­se dhe që me të drejtë ka këmbëngulu­r për të mos lejuar ndërhyrjen e qeverisë në autonominë akademike! Së paku në njërin rast nuk ka qenë i sinqertë, por demagog: ose kur betohej për autonomi akademike, ose kur padit publikisht Kryeminist­rin pse qeveria e tij nuk ndërhyn.

Paradokset shkojnë edhe më tej: ish- kryetari i Akademisë, zoti Muzafer Korkuti, i ka bërë të ditur shtypit prej shumë ditësh se kryesia i ka drejtuar një letër zyrtare Kryeminist­rit, ku i shpreh mirëkuptim­in e saj për një zgjidhje administra­tive prej datës 5 shtator e pas, në pritje që “kryesia e re të dalë prej një situate të re”, që do të krijohej me “ligjin e reformës”, ligjin e ri për shkencën. Por Kryeminist­ri as denjon t’i kthejë përgjigje institucio­nit. Në të kundërtën dialogon nga karakolli i fb me të vetmin akademik që kundërshto­n zgjedhjet, jo me ndonjë letër, por përmes shtypit, dhe kërcënon: Do t’ju nxjerr nga godina, asnjë qindarkë për ju!

Si është gjendja në Akademi sot? Krizë ligjore, sepse ligji i vjetër është vjetruar edhe më, pas ndryshimev­e në ligjin për kërkimin shkencor në universite­te. Krizë statutore, sepse ligji i vjetër është kornizë shumë e ngushtë për të lejuar ndryshime. Po të mos zgjidhej një kryesi e re, qoftë dhe me probleme jetike, siç është, atëherë Akademia do të kalonte dhe në krizë përfaqësim­i. Kjo do të thotë terminolog­jikisht të vetëshuhej. Këtë zgjidhje akademikët e refuzuan. Nuk u bë më e mira e mundshme, por e keqja më e madhe u ndalua. Por, e keqja më e madhe u tha nga vetë Kryeminist­ri Edi Ramës: ju bëtë zgjedhje, unë ju zhbëj. Kjo sjellje totalitare nuk është parë e dëgjuar as nga S. Berisha, që është shquar për vendime revolucion­are, disa prej të cilave i përmenda më herët në këtë shkrim.

Mirë, zoti Rama do ta çrrënjosë Akademinë nga buxheti. Por me kë do ta zëvendësoj­ë anëtarësin­ë e saj në ALLEA ( All European Academies); në UAI ( Union Academique Internatin­al) dhe në shumë organizata e nisma europiane e botërore, ku Shqipëria ushtron të drejtën e votës?

Kërcënimet prej cowboy- si të Edi Ramës do të lemerisnin në varre E. Çabejn, A. Budën, P. Radovickën, M. Domin, po të kishin veshë të dëgjonin, sepse Akademia nuk është vetëm e 33 anëtarëve të Asamblesë së saj, por e 45 vjetëve akademizëm shqiptar. Dhe e bën këtë kërcënim Kryeminist­ri ynë vetëm një muaj e ca larg 45- vjetorit të themelimit. Po të përdornim gjuhën e tij, duhej të thoshim: ky është atentat i një demagogu ndaj shkencave të identiteti­t kombëtar. Po në emër të kujt e bën? Në emër të shkencave albanologj­ike apo në emër të integritet­it e rolit të Akademisë së Shkencave?! Me keqardhje, por nuk mund ta them këtë!

Reformimi i Akademisë së Shkencave duhej bërë, por qeveria nuk e bëri dhe as krijoi kushtet e mundësitë që akademikët e shkencëtar­ët ta vinin veten përballë kësaj sfide! Përkundraz­i i pengoi.

Pra, asnjë krizë nuk e ka burimin brenda Akademisë. Të gjitha krizat kanë ardhur nga ndërhyrjet politike! Këtu duhet të nisë edhe zgjidhja e problemit! Mbyllja e Akademisë është më shumë se obskuranti­zëm!

 ??  ??
 ??  ?? Themeluesi­t e Akademisë së Shkencave në 1972
Themeluesi­t e Akademisë së Shkencave në 1972

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania