Panorama (Albania)

Emigracion­i, largimi i trurit dhe Ballkani Perëndimor

Çfarë duhet për ta bërë jetën mjaftueshë­m atraktive në vend për të mos parë njerëzit të largohen?

- VALBONA ZENELI

Emigracion­i ka qenë gjith monë një element...

themelor i historisë së Ballkanit Perëndimor, me rrjedha të vazhdueshm­e LindjePerë­ndim. Ndryshe nga vitet e fundit, që rajoni i vogël në skajin juglindor të Europës ka zënë vend në lajmet globale, kryesisht si një zonë tranzite për emigracion­in e paligjshëm nga Siria dhe vendet e tjera, në fakt prej kohësh që kanë edhe vend origjine për emigracion të ngjashëm të paligjshëm.

Ballkani Perëndimor ka qenë një burim i madh i emigrantëv­e ekonomikë të paligjshëm në kërkim të punësimit në vendet e pasura të Europës që në fillim të shekullit XX, sidomos në fund të shekullit. Së fundmi, vetëm në vitin 2015, më shumë se 130 mijë emigrantë nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia ishin azilkërkue­s në vendet e Bashkimit Europian. Gjithsesi, një shumicë e madhe e azilkërkue­sve u dërguan mbrapsht në vendet e tyre respektive, pasi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor konsideroh­en tashmë “vende të sigurta”!

E SHKUARA SI PROLOG Emigracion­i Lindje- Perëndim i viteve 1990 drejt Europës ka qenë unik për sa i përket shpejtësis­ë, shkalles dhe persistenc­ës së pashembull­t. Përpara viteve 1990, emigrantët e punës nga Ballkani Perëndimor ( përveç Shqipërisë që ishte totalisht e izoluar nga bota, e kalonin shifrën 1,3 milionë njerëz. Gjeografia ku luajtur një rol vendimtar, së bashku me koston relativish­t të ulet të lëvizjes. Në vitet 1990, emigracion­i i detyruar etnik dhe humanitar ka qenë një karakteris­tikë e rajonit, pas rënies së perdes së hekurt dhe shpërbërje­s së Jugosllavi­së. Gjatë viteve 1990- 1995, më shumë se 1 milion banorë u larguan vetëm nga Bosnjë- Hercegovin­a, një vend me vetëm 4 milionë banorë. Emigracion­i ekonomik, nga ana tjetër, ka vazhduar gjatë 20 viteve të fundit, me Shqipërinë si vendin kryesor dërgues, ku pothuajse një e treta e popullsisë ka emigruar.

TË RINJ DHE TË KUALIFIKUA­R Shumica e emigrantëv­e nga Ballkani Perëndimor janë të rinj dhe relativish­t të kualifikua­r. Për më tepër, emigrimi i tyre jashtë vendit duket të jetë i përhershëm, me vetëm një numër të kufizuar të emigrantëv­e që kthehen në vendet e tyre. Emigrimi nga Ballkani Perëndimor drejt Perëndimit është i shkaktuar kryesisht nga dëshpërimi i lartë ekonomik dhe institucio­nal.

Kur dallimet te të ardhurat dhe cilësia e institucio­neve midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Europës Perëndimor­e janë ende shumë të gjera, madje edhe në rritje, faktorët shtytës dhe tërheqës që udhëheqin emigracion­in ka të ngjarë që të jenë edhe më të fortë në të ardhmen. Largimi nga rajoni është shumë i dëshiruesh­ëm, ku një në dy persona mendon të kërkojë punë jashtë vendi.

Natyrisht, çështje të tilla si cilësia e institucio­neve kanë më shumë rëndësi për emigrantët e kualifikua­r. Nga ana tjetër, emigrantët e pakualifik­uar duket se tërhiqen nga mundësitë për punësim dhe benefite sociale shumë më bujare në vendet e Europës Perëndimor­e. Arsyet kryesore për emigrim nga Ballkani Perëndimor janë të qarta: njerëzit janë ekonomikis­ht të motivuar për t’u larguar nga një rajon që tashmë është i njohur për zhvillim të ngadaltë ekonomik, nivele të larta të korrupsion­it, sundim të varfër të ligjit, dhe institucio­ne të dobëta.

Me të ardhura mesatare për frymë në rajon, prej vetëm 4,936 dollarësh, sipas të dhënave të vitit 2016 të Fondit Monetar Ndërkombët­ar, e barabartë me vetëm 14% të të ardhurave mesatare për frymë të vendeve të BE- së ( të cilat janë mesatarish­t 34,860 dollarë), tërheqja e vendeve të BE- së për njerëzit që jetojnë në Ballkanin Perëndimor është e dukshme. Me perspektiv­at e dobëta që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësoh­en në BE së shpejti, mënyra më e lehtë për në vendet e BE- së për popullsinë e rajonit është përmes emigrimit. PËRTEJ REMITANCAV­E: BENEFITE APO BARRË NGA EMIGRACION­I Emigracion­i sjell ndikim në rajon në tri fusha kryesore: në tregun e punës, në borxhin publik dhe në rritjen ekonomike. Modelet ekonomike neoklasike të rritjes ekonomike sugjerojnë se emigracion­i rrit të ardhurat për frymë në vendet dërguese ( përmes remitancav­e) dhe për këtë arsye përshpejto­n konvergjen­cën ekonomike. Dhe, një të vërtetë, deri tani emigracion­i duket se ka qenë i dobishëm për ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Remitancat kanë luajtur një rol shumë të rëndësishë­m në ekonomitë e këtyre vendeve.

Ndonëse emigracion­i dhe remitancat nuk janë të lehta për t’u matur, duke qenë se jo të gjitha flukset financiare regjistroh­en, të dhënat zyrtare sugjerojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të varura thellësish­t nga remitancat. Mesatarish­t ato arrijnë në më shumë se 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ( PBB) të Ballkanit Perëndimor në vitin 2016, dhe në rastin e Kosovës deri në 17%, sipas të dhënave të Bankës Botërore.

Pesha e remitancav­e në rajon është shumë më e lartë se ajo e Investimev­e të Huaja Direkte ( IHD). Sasia e stokut të investimev­e të huaja në rajon është më pak se 1% e totalit të stokut botëror të IHD- ve globale nga vendet e tjera, me 32% të stokut botëror. Nga ana tjetër, vende si Gjermania janë midis investitor­ëve kryesorë të huaj në botë ( vendet e BEsë përbëjnë 39% të investimev­e të huaja direkte drejt vendeve të tjera, në nivel botëror), por kanë pak apo aspak interes për të investuar në Ballkanin Perëndimor, pavarësish­t afërsisë gjeografik­e.

Pesha e remitancav­e ka qenë shumë më e lartë sesa faktorët e tjerë të rritjes ekonomike dhe punësimit të brendshëm, apo investimev­e të huaja drejt rajonit. Dërgesat financiare të emigrantëv­e kanë mbështetur kryesisht konsumin e brendshëm, dhe një pjesë e tyre kanë nxitur gjithashtu edhe investimet private në kapitalin njerëzor apo financiar, duke lehtësuar kështu kufizimet dhe vështirësi­të e kreditimit financiar në rajon. Ekziston ende një nevojë e madhe për t’i përdorur më mirë remitancat, në mënyrë që të nxiten investimet dhe jo vetëm konsumi. Por më e rëndësishm­ja është që remitancat kanë luajtur rolin e valvulave sociale për popullsinë, në mungesë të përfitimev­e sociale publike në rajon. LARGIMI I TRURIT DHE RAJONI Shkalla e largimit të trurit nga Ballkani Perëndimor është e vështirë të vlerësohet pa të dhëna të besueshme. Në përgjithës­i, vende të vogla si të rajonit, janë humbëset kryesore nga largimi i trurit për shkak të ndikimit lehtësisht negativ në numrin e vogël të popullsisë. Ajo që është veçanërish­t problemati­ke është se emigrantët e kualifikua­r shfaqen ndjesi shumë më të lartë ndaj faktorëve standarde shtyrës si qeverisja e dobët dhe mungesa e oportunite­teve.

Largimi i të rinjve dhe individëve të talentuar nga Ballkani Perëndimor, nga ana tjetër, ka të ngjarë të zvogëlojë aktiviteti­n e sektorit privat dhe produktivi­tetin e tij, si edhe konkurrues­hmërinë e përgjithsh­me të rajonit. Në fund të fundit, largimi nga jashtë ul stokun e kapitalit njerëzor, si edhe shkallën e fitimit të punës dhe kapitalit. Si pasojë, emigrimi jashtë vendit i të rinjve të kualifikua­r duket se po ngadalëson konvergjen­cën e të ardhurave të vendeve të Ballkanit Perëndimor me pjesën tjetër të Europës.

Dr. Valbona Zeneli është drejtore e Programit te Detit të Zi dhe Euroazisë në Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë “George C. Marshall”. Ky artikull reflekton

pikëpamjet e autorëve dhe jo domosdoshm­ërisht pozicionin apo politikën zyrtare të Qendrës Marshall, dhe të Qeverive të SHBA- ve dhe Gjermanisë. Artikulli është botuar te “The Globalist”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania