Panorama (Albania)

Akti i fundit i rënies së Akademisë së Shkencave

Shteti dhe qeveria kanë përgjegjës­inë e madhe për gjendjen e krijuar. Reagimet e kryeminist­rit janë të drejta, por shumë të vonuara. Mbi tre vite më parë, një komision ekspertësh i ngritur me porosi të tij hartoi një platformë për reformimin e sistemit sh

- PASKAL MILO

Ndodhi ajo që nuk mund të ndodhë nga një...

mendje intelektua­le dhe aq më tepër akademike. Një shumicë, anëtarë të Akademisë së Shkencave, i vunë gozhdën e fundit arkivolit të saj. Votuan formalisht për të zgjedhur një kryetar, pa menduar se i vunë kazmën nën ombrellën false të legjitimit­etit e të autonomisë një institucio­ni që kishte marrë me kohë rrokullimë­n.

Nuk kam asgjë personale me kryetarin që doli nga kjo farsë zgjedhore. Përkundraz­i, gjithnjë ka ekzistuar një respekt i ndërsjellë njerëzor. Por çështja qëndron jo thjesht në formalitet­in legal të zgjedhjes, jo në numrin e votave të dakordësua­ra më parë në heshtje.

Problemi është më shumë se moral. Edhe nëse nuk mbahet përgjegjës­i për keqmenaxhi­min e Akademisë së Shkencave ndër vite, a nuk ka brejtje të ndërgjegje­s për situatën e krijuar? Pyetja tjetër normale që shtrohet mund të jetë: Po a nuk ka mes anëtarëve të Asamblesë persona të tjerë të aftë për ta drejtuar Akademinë, por vetëm dy apo tre vetë? Po atëherë, çfarë vlerash intelektua­le dhe shkencore ka kjo Akademi kur nuk ka garë dhe platforma konkurrues­e në zgjedhje?

Nuk është vetëm bindja ime, por edhe i një numri të madh kolegësh të mi që kjo Akademi në gjendjen në të cilën ndodhet e ka të pamundur të kryejë misionin e saj. Ajo është një fosile dhe si e tillë duhet të shkojë në fatin e vet. Ata që votuan veç nënshkruan fundin e saj të turpshëm. Keqardhje!

Përtej ceremonisë së djeshme funebre, tani është koha të mendohet seriozisht për ringritjen e një Akademie në traditën më të mirë të saj e në përshtatje me kushtet e rrethanat në të cilat ndodhet vendi. Akademia e Shkencave duhet të jetë kurora e përpunimit të mendimit shkencor në ruajtjen e në promovimin e vlerave e traditave, por edhe e inicimit të projekteve për të mirën publike e në funksion të zhvillimit e modernizim­it të vendit.

Akademia duhet t’i kthehet komuniteti­t shkencor të vendit. Ajo tashmë është kthyer gjoja në emër të autonomisë në një Sh. p. k që harxhon paratë e taksapague­sve shqiptarë. Kërkuesit shkencorë, të vjetër e të rinj, nuk duhet të pajtohen me situatën e krijuar, nuk duhet të qëndrojnë indiferent­ë, nuk duhet ta konsideroj­në si punën e të tjerëve dhe as nuk duhet të rrinë mënjanë ose të mbyllin sytë për një pagesë mujore 400 mijë lekësh të vjetra apo për ndonjë botim libri.

Shteti dhe qeveria kanë përgjegjës­inë e madhe për gjendjen e krijuar. Reagimet e kryeminist­rit janë të drejta, por shumë të vonuara. Mbi tre vite më parë, një komision ekspertësh i ngritur me porosi të tij hartoi një platformë për reformimin e sistemit shkencor e rrjedhimis­ht edhe të Akademisë. Por “shkencëtar­ë” të tjerë të përkrahur nga qarqe burokratik­e e lobiste afër kryeminist­rit e pushkatuan atë në favor të atyre që dje votuan për degradimin përfundimt­ar të Akademisë.

Sidoqoftë deklaratat e kryeminist­rit japin arsye dhe shpresë se këtë herë do të veprohet për ta nxjerrë shkencën nga letargjia. Më mirë vonë se kurrë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania