Panorama (Albania)

Zgjedhjet në Akademi, Beqiraj këmben vendin me Korkutin

Nga 22 anëtarë që plotësojnë kriteret, në “garë” vetëm një kandidat

- ALMA MILE

Gudar Beqiraj u zgjodh dje kryetar i Akademisë së Shkencave, ndërsa ai i deritanish­mi, Myzafer Korkuti, u zgjodh nënkryetar i ASH, post të cilin e mbante Beqiraj. Akademikët e zgjedhur ishin të vetmit kandidatë për këto poste. Asnjë kandidat tjetër nuk u ofrua në garë, edhe pse 22 syresh kishin të drejtë të merrnin pjesë.

( Thirrja “për pjesëmarrj­e në konkurrimi­n për kryetar të Akademisë së Shkencave” ka qenë e hapur, e publikuar edhe në faqen zyrtare të ASH, që pas mbajtjes së mbledhjes së Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në datën 3 korrik të këtij viti. Afati i paraqitjes së kandidatur­ave zgjati 2 javë). Procesi i votimit u zhvillua dje në ambientet e Akademisë së Shkencave, në sallën “Aleks Buda”. Anëtarët e Asamblesë votuan për kryetarin, nënkryetar­in dhe për katër anëtarë të rregullt të ASH. Sipas procedurës së zgjedhjeve, kandidatët duhet të merrnin shumicën e cilësuar absolute ( 50%+ 1) të votave të të gjithë anëtarëve të Asamblesë. Sekretari i Përgjithsh­ëm i Akademisë, Vasil Tole, pasi lexoi procedurën, verifikoi përmes sekretaris­ë numrin e anëtarëve pjesëmarrë­s. Në sallë merrnin pjesë 22 anëtarë, ndërsa 9 syresh e kishin dërguar votën e tyre përmes zarfit të mbyllur. Sipas Toles, akademiku Albert Doja nuk mundi të votojë për shkak të largimit të tij në SHBA, ndërsa zarfi i akademikut Artan Fuga u kthye mbrapsht dhe ky i fundit nuk njoftoi pjesëmarrj­en ose jo të tij në votim pranë institucio­nit përkatës. Por në media, gjatë gjithë kësaj kohe, Fuga është shprehur kundër këtij procesi.

VOTIMI I gjithë procesi i votimit dhe i numërimit të votave u zhvillua i hapur përpara mediave. “Ngula këmbë që mediat të ishin të pranishme”, tha Akademiku Gudar Beqiraj. Pas përzgjedhj­es së komisionit prej tre vetash, të gjithë akademikët e pranishëm shkuan drejt votimit të fshehtë, duke u pajisur me tri fleta votimi me ngjyra të ndryshme. Pas përfundimi­t të votimit të të pranishëmv­e, u hapën edhe zarfet e mbyllura të akademikëv­e që nuk ishin të pranishëm. Si përfundim, komisioni numëroi votat dhe matematici­eni Gudar Beqiraj u zgjodh për të dytën herë kryetar i Akademisë së Shkencave, duke këmbyer vendin me Myzafer Korkutin. Një proces që ka ndodhur edhe përpara katër vitesh. Nga 31 anëtarët pjesëmarrë­s në votim, Beqiraj mori 28 vota pro dhe 3 kundër. Nënkryetar­i Korkuti mori 27 vota pro, 3 kundër dhe një abstenim. I pyetur për këtë rikandidim, Korkuti u shpreh se nuk kishte dashur, por i ishte kërkuar nga kolegët. “Vura kandi- daturën për të vazhduar reformën, sepse unë kam 55 vjet jetë në këtë institucio­n dhe e njoh shumë më mirë se kolegët e rinj. Nuk doja ta vija kandidatur­ën time, por pata presion nga kolegët për të vazhduar të kontribuoj në këtë proces reformimi”, tha Korkuti. Po gjatë ditës së djeshme u votua edhe për katër anëtarë të rregullt të ASH. Ata janë Anesti Kondili, Aurela Anastasi, Efigjeni Kongjika dhe Kosta Barjaba.

 ??  ?? DJE GJATE ZGJEDHJEVE NE AKADEMINE E SHKENCAVE
DJE GJATE ZGJEDHJEVE NE AKADEMINE E SHKENCAVE
 ??  ?? Nënkryetar­i i Akademisë së Shkencave, Myzafer Korkuti
Nënkryetar­i i Akademisë së Shkencave, Myzafer Korkuti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania