Panorama (Albania)

Rama: Asnjë qindarkë për Akademinë e Shkencave, zgjodhën farsën

“Nëse nuk reformohet, Akademia e Shkencave nuk do të marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e të dorëzojë godinën”

- TIRANE

Kryeminist­ri Edi Rama i pret fondet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Njoftimin për këtë masë drastike, Rama e bëri publik përmes një statusi në rrjetet sociale pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetar­it të Akademisë së Shkencave, të cilët në mungesë të kandidatëv­e të tjerë, thjesht shkëmbyen vendet me njëri- tjetrin, por sigurisht duke iu nënshtruar votimit të Asamblesë. Që herët në mëngjes, kur ende nuk kishte filluar procesi i votimit në Akademinë e Shkencave, Kryeminist­ri kishte “kërcënuar” se, nëse Akademia e Shkencave do të vijonte farsën dhe nuk do të reformohej, jo vetëm që do t’u priste fondet, por do t’u merrte edhe godinën. Një godinë historike, shumë e lakmuar, në qendër të Tiranës.

REAGIMET “Nëse nuk reformohet, Akademia e Shkencave nuk do të marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj # StopFarsës”, shkruante Rama. Pas votimit dhe numërimit, që shpalli fitues Beqirajn dhe Korkutin, ashtu si edhe pritej, Rama ka reaguar menjëherë. Ky reagim erdhi në kohë reale, ndërsa kryetari i ri po shprehej për mediat se ishte në një mendje me Kryeminist­rin për reformimin e Akademisë, që mund të kryhej vetëm nëse këtij institucio­ni do t’i rikthehesh­in në varësi institutet e kërkimit shkencor. “Në këtë mënyrë, Akademia do të ndihej e gjallë dhe do të kishte produktivi­tete”, tha Beqiraj. E ndërsa kryetari shpresonte në bashkëpuni­min e Kryeminist­rit, ky i fundit njoftoi se kaq e patën edhe fondet e Akademisë së Shkencave. Sipas Ramës, ishin vetë akademikët që vendosën për këtë, duke “zgjedhur farsën”. Dhe këto para do t’u kalonin universite­teve. “Meqë ‘ Akademia’ zgjodhi farsën, uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës! Fondet tona do t’i shkojnë universite­tit për kërkim shkencor”, është shprehur Rama. I pyetur sërish për këtë reagim të Ramës, Beqiraj u shpreh se nuk do të donte të reagonte për statuse jozyrtare. Pasi emri i tij t’i shkojë Presidenti­t të Republikës, i cili emëron kryetarin e Akademisë së Shkencave, Beqiraj u shpreh se do të fliste zyrtarisht me Kryeminist­rin Rama.

BUXHETI Akademia e Shkencave ka një buxhet prej 120 milionë lekësh të rinj. Prej këtij fondi, rreth 30 milionë mbulon botimet e akademikëv­e dhe konferenca­t shkencore, ndër- sa pjesa tjetër mbulon shpërblime­t e akademikëv­e dhe detyrime të tjera. Si pagesë për titull, një akademik shpërblehe­t me 44 mijë lekë të rinj në muaj, një shpërblim që e merr deri në fund të jetës së vet.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania