Panorama (Albania)

Fuga falënderon Ramën: Kryesia e re të japë dorëheqjen

-

Akademiku Artan Fuga, i cili me reagimin e tij dhe me letrën e hapur, e detyroi në njëfarë mënyre Kryeminist­rin Edi Rama të reagojë, ka falënderua­r këtë të fundit. Sipas tij, reagimi i Ramës ishte i drejtë. “Falënderoj, jashtë çdo konteksti politik, si anëtar i Akademisë së Shkencave, Kryeminist­rin Edi Rama për pozicionin e drejtë të mbajtur sot në mëngjes, in extremis, dy orë përpara farsës së lemerishme në Akademinë e Shkencave ku po kërkohet t’i vihet kapak gjoja demokratik me zgjedhje farsë degradimit të saj”, është shprehur Fuga përpara procesit zgjedhor, me shpresë se pas reagimit të kryeminist­rit, do të ndodhte diçka “ndryshe” në ASH. “Unë, sikurse e kam shprehur modestisht, besoj fort se Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë mund të reformohet, të bëhet një institucio­n splendid që të rrezatojë në diturinë dhe shkencën e shqiptarëv­e, e pavarur, e lirë, por efikase dhe në partnerite­t me të gjitha agjencitë që janë për një Shqipëri të emancipuar. Jo, ne nuk i duam ato paré nga buxheti për xhepat tanë. Ose të reformohem­i, ose ta kyçim derën me turp! Ndal zgjedhjeve farsë, ky është hapi i parë që duhet bërë sot, jo nesër”, shkruante Fuga. Por shpresa e tij mori fund shumë shpejt, vetëm pas një procesi më pak se 2 orësh votimi dhe numërimi votash, që shpalli kryetar Gudar Beqirajn dhe nënkryetar Myzafer Korkutin. “Akademikë, shpëtojeni urgjent Akademinë nga kalbëzimi!”, bën thirrje Fuga, i cili nuk mori pjesë në zgjedhjet e zhvilluara në ASH. “Shoqëria nuk mund të alokojë fonde për një shërbim që nuk e merr! Regjimi i privilegje­ve ka mbaruar që më 4 gusht 1789! Pasi u zgjodh në një kontekst krejt jo dinjitoz, me akademikë që refuzuan të kandidojnë brenda atij kuadri, i uroj kryesisë të ri- rizgjedhur të japë dorëheqjen dhe të mos e tërheqë edhe institucio­nin në humnerën e kokëfortës­isë! Këto zgjedhje nëse nuk shpallen ‘ non-lieu’, sot apo nesër, janë kambana e fundit për Akademinë e Shkencave! Asgjë nuk e ndaloi që sot më 4 shtator 2017 në Akademinë e Shkencave të ndaloheshi­n zgjedhjet që nuk janë zgjidhje!

Zgjedhje thjesht rrotative, ku kryesia rizgjidhet si e njëjta kryesi, si një rikthim i përjetshëm rrotavi rreth së njëjtës gjë, ndërkohë kur i gjithë opinioni i vendit e tregon me gisht Akademinë si një institucio­n që ka degraduar!

Zgjedhjet sot e kundërvunë Akademinë e Shkencave me arrogancë kundër opinionit publik të vendit!”, u shpreh Fuga përmes një statusi në rrjetet sociale. Sipas tij, kryesia e rizgjedhur nuk do të mbysë zërin e lirë, por ai thotë se do të vijojë në rrugën e nisur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania