Panorama (Albania)

Kryemadhi: Axhendë të qartë për mbrojtjen e demokracis­ë

-

Kryetarja e Lëvizja Socialiste për Integrim tha dje se ka një axhendë të qartë për mbrojtjen e demokracis­ë. Në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie, Kryemadhi tha se nevojitet një LSI e qartë dhe e vendosur që të ndjekë një axhendë të pakompromi­stë, që do të synojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e demokracis­ë. “LSI është më e fortë se asnjëherë, pasi kaloi me sukses një sprovë të 25 qershorit, ku u targetua në mënyrë kriminale për t’i dhënë një pushtet të plotë oligarkisë deri në kapjen e çdo qelize të institucio­neve të shtetit. U sulmua pabesisht, por tregoi qëndrueshm­ëri, rritje dhe vitalitet. Sot kemi një grup parlamenta­r jo vetëm më të madh në numër, por shumë më cilësor edhe me të rinj me të gjitha potenciale­t për të qenë një opozitë përfaqësue­se profesiona­le dhe luftarake me integritet, përballë një pseudomaxh­orance, që është pakica e shqiptarëv­e dhe jo shumica. LSI ka përgjegjës­i shumë më të madhe se sa mund të mendojë dikush, se jemi përfaqësue­s të shumicës së shqiptarëv­e”, tha Kryemadhi. Sipas saj, ky proces do të shoqërohet me hapjen ndaj cilido që kërkon të përfshihet e të kontribuoj­ë në këtë aksion që synon zgjimin dhe bashkimin e shumicës së shqiptarëv­e për të vendosur sovranitet­in e tyre mbi qeverisjen dhe institucio­net. Do ta fillojmë riorganizi­min me analizat e rezultatev­e për çdo qark e njësi vendore për të forcuar punën e strukturav­e për të ardhmen”. Në përfundim të mbledhjes, nënkryetar­i i LSIsë, Luan Rama, bëri të ditur dhe emrat e dy nënkryetar­ëve të Grupit Parlamenta­r të LSI- së, të cilët do të jenë Klajda Gjosha dhe Përparim Spahiu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania