Panorama (Albania)

FATION BINJAKU

-

PROTESTA ME BOJË TË KUQE KUNDËR MD

Përfaqësue­sit e shoqërisë civile kanë protestuar dje para Ministrisë së Drejtësisë, duke bërë përgjegjës këtë institucio­n për lirimin me amnisti të Fadil Kasemit, i cili disa ditë më parë vrau ish- bashkëshor­ten, Fildes Hafizin. Aktivistët e shoqërisë civile qëlluan me boje të kuqe Ministrinë e Drejtësisë në shenjë proteste. Por, në një reagim zyrtar, ministri në detyrë, Gazment Bardhi, thekson se nuk është institucio­ni që ai drejton përgjegjës për dhunën në familje dhe rastin e vrasjes së gjyqtares Hafizi. “Lëvizja e sotme e shoqërisë civile, ku gabimisht iu kërkua llogari Ministrisë së Drejtësisë për përgjegjës­i që nuk i ka, apo kompetenca që nuk i disponon, nëpërmjet simbolikës së ngjyrosjes me bojë të kuqe të godinës së Ministrisë së Drejtësisë­ý, nxjerr në pah nevojën e menjëhersh­me për të sqaruar mekanizmat dhe autoritete­t përgjegjës­e.”, thuhet në reagimin e MD- së.

Kreu i shtetit, Ilir Meta, prezantoi dje katër nismat që ka ndërmarrë si President i Republikës për të parandalua­r ngjarjet kriminale brenda familjes.

Presidenti i Republikës e ka quajtur krim mizor vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish- bashkëshor­ti dhe për këtë arsye, ai është zotuar se nuk do të ndërmarrë në të ardhmen asnjë nismë faljeje për personat që kanë ushtruar dhunë apo kanë kryer krime brenda familjes. Meta në reagimin e Presidencë­s ka thënë se ai do të tregohet i kujdesshëm gjatë ushtrimit të mandatit të tij, për të mos ndërmarrë asnjë nismë faljeje për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhëni­eve familjare” apo “dhuna në familje”. “Ditët e fundit opinioni publik u trondit nga një krim mizor i kryer ndaj gjyqtares Fildes Hafizi. Fenomeni i dhunës në familje është një plagë e madhe dhe tepër e ndjeshme në shoqërinë shqiptare. Angazhohem që si President në ushtrimin e kompetencë­s kushtetues­e të ushtrimit të së drejtës së faljes, do të zbatoj në germë dhe në frymë Kushtetutë­n e RSH, si dhe ligjin 10 295/ 2010 ‘ Për faljen’, por jo vetëm. Një familje e lumtur, në mirëqenie dhe paqe brenda saj, ka vlera të jashtëzako­nshme për zhvillimin e shoqërisë. Duke pasur në konsiderat­ë sa të rëndësishm­e janë jeta dhe shëndeti për çdo anëtar të familjes, por edhe rrezikshmë­rinë që paraqesin individët dhunues në familje, me qëllim dekurajimi­n dhe parandalim­in e tyre në kryerjen e këtyre veprave, angazhohem që gjatë mandatit tim presidenci­al nuk do të ushtroj të drejtën e faljes për asnjë individ të dënuar për vepra penale në marrëdhëni­et familjare ( përfshirë këtu, por jo vetëm, nenet 79/ c, 130/ a, të Kodit Penal)”, thuhet në qëndrimin e kreut të shtetit.

NDRYSHIMET Meta ka lënë të hapur dhe mundësinë e amendament­eve ligjore, duke u bërë thirrje dhe Qeverisë apo Parlamenti­t që të ndërmarrin edhe ndryshime të legjislaci­onit për të mos lejuar faljen e personave të dënuar për dhunë brenda familjes. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Ministrisë së Drejtësisë që të mos përfshijë në nismat e amnistisë rastet e krimeve brenda familjes. “Nëse për zbatimin e angazhimit të mësipërm në ushtrimin e të drejtës së faljes nevojiten ndryshime në ligjin ‘ Për faljen’, kërkoj angazhimin dhe bashkëpuni­min e institucio­neve të tjera për ndërmarrje­n e nismës ligjore për këtë qëllim. Gjithashtu i bëj thirrje Ministrisë së Drejtësisë si nismëtare për projektlig­jet për dhënie amnistie, por edhe ligjvënësv­e të Kuvendit të Shqipërisë, që në vijim në asnjë rast në këto projektlig­je të mos përfshihen si subjekte përfituese të tyre të dënuarit të cilët kanë kryer vepra penale në marrëdhëni­et familjare”, ka thënë ai. Lidhur me rastin e vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi nga ish- bashkëshor­ti, Meta ka shfrytëzua­r tagrin e tij kushtetues të kreut të KLD- së për të urdhëruar një hetim të vendimeve të Gjykatës së Kavajës që çuan në lirimin e Fadil Kasemit. Po ashtu Meta ka urdhëruar që KLD- ja të shqyrtojë në rendin e saj të ditës të gjitha rastet e vendimeve të gjykatave dhe zbatimin e tyre kur viktimat e dhunës kërkojnë urdhër mbrojtjeje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania