Panorama (Albania)

Dhunon dhe vjedh turistët nga Kosova, pranga të riut

Goditi me grusht një 25- vjeçar e vodhi 200 euro e 5 celularë

-

Grupi i ansamblit nga Kosova vjen me pushime në Durrës, por plaçkiten nga pronari i varkave.

Kështu u ka ndodhur pjesëtarëv­e të një ansambli muzikor nga Kosova, të cilët janë vjedhur në plazhin e Durrësit. Ndërsa shijonin bregdetin dhe përgatites­hin për një xhiro me varkë në ujërat e kaltra, atyre u janë vjedhur sendet e çmuara që kanë pasur me vete, paratë dhe telefonat celularë. Burime nga Policia thanë se ka qenë pikërisht një pronar varkash në plazhin e Durrësit autor i këtij veprimi të turpshëm. Në vend që t'u ofronte shërbimin me anë të aktiviteti­t të tij, ai i plaçkiti. Sipas Policisë, Andi Sulo, 23 vjeç, banor në Durrës, pronar i disa varkave që lëshohen me qira për pushuesit në bregdet, u arrestua nga specialist­ët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh, pasi plaçkiti pushuesit nga Kosova. "Sulo, më datë 03.09.2017, në lagjen nr. 13, Plazh, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke u vjedhur çantën me 200 €, 5 telefona celularë dhe sende personale disa shtetasve kosovarë ( grup ansambli të cilët kishin ardhur me pushime)", sqaroi Policia me anë të një njoftimi për shtyp. Blutë bënë të mundur menjëherë arrestimin e shtetasit Andi Sulo, 23 vjeç, ndërkohë paratë, celularët dhe sendet me vlerë u janë kthyer shtetasve nga Kosova. Rreth 30 minuta para se të kryente vjedhjen, Sulo ësh- të konfliktua­r me një pushues nga Kosova ( jo pjesë e ansamblit), të cilin e ka goditur disa herë me grushte. Burime nga grupi hetimit që po punon për dokumentim­in e ngjarjes, thanë për gazetën se: "Nga veprimet hetimore të kryera u dokumentua se shtetasi i mësipërm, rreth gjysmë ore më parë, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin B. L., 25 vjeç pushues nga Kosova". Mësohet se pronari i varkave është konfliktua­r me pushuesin pasi ky i fundit ishte ulur në një prej varkave të tij. Ai i ka kërkuar të largohej dhe të qëndronte diku tjetër, ndërsa fjalë pas fjale situata është agravuar deri sa gjeneroi në përplasje fizike. "Ishte ulur mbi varkë. Unë i kërkova me mirësjellj­e të lëvizte dhe të ulej diku tjetër, pasi varkat nuk janë vend për t'u ulur. Ai m'u përgjigj shumë keq, madje edhe më fyeu. Aty nisi gjithçka, unë nuk durova dot dhe e qëllova disa herë me grushte, por edhe ai më qëlloi mua", ka deklaruar rreth incidentit me 25- vjeçarin nga Kosova, Sulo. Ndërsa sa i përket plaçkitjes së grupit të ansamblit, 23- vjeçari ka pohuar se ishte vendim i momentit, pasi kishte menduar se mund të kishin shumë para nëpër çantat dhe kuletat që anëtarët e ansamblit mbanin me vete. "Nuk e di çfarë më shty. Ishte një veprim i momentit, për të cilin jam penduar. U josha, sepse mendova se mund të kishte shumë para në çantat dhe portofolat e tyre, pasi dukeshin njerëz të mbajtur dhe të pasur", ka deklaruar 23- vjeçari Sulo, mbi të cilin tashmë rëndojnë dy akuza, ajo e "vjedhjes" dhe "dëmtime të tjera me dashje".

 ??  ??
 ??  ?? Sendet e vjedhura nga 23- vjeçari
Sendet e vjedhura nga 23- vjeçari
 ??  ?? I arrestuari Andi Sulo
I arrestuari Andi Sulo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania