Panorama (Albania)

Drogë dhe municione në pikën e karburanti­t

Pronari rrezikon e sekuestrim­in e pasurisë, nisin verifikime­t

-

KORÇE - Goditet pika e karburanti­t, ishte kthyer në qendër veprimtari­e të kundërligj­shme. Një sasi e konsiderue­shme lënde narkotike dhe municiones­h është kapur në një pikë karburanti në qytetin e Korçës. Mëngjesin e së hënës forcat e policisë kanë rrethuar pikën e karburanti­t, e cila ndodhet në kilometrin e parë të aksit nacional Korçë- Kapshticë. Operacioni erdhi pas informacio­neve që dispononin lidhur me aktiviteti­n që ushtrohej atje. Menjëherë pasi kanë rrethuar zonën, policia ka nisur të ushtrojë një kontroll të imtësishëm dhe ka mundur të zbulojë jo KG MARIJUANË Dy persona janë arrestuar në flagrancën në Milot, pasi në automjetin me të cilin udhëtonin kishin fshehur 15 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë. Të arrestuari­t Alfred Lleshaj, 29 vjeç dhe Shkëlzen Lleshaj, 38 vjeç, të dy banues në fshatin Gallatë të Kurbinit, kishin fshehur në bagazhin e makinës tip "Benz" lëndën narkotike, e cila ishte paketuar në dy thasë të zinj plastmasi vetëm lëndën narkotike, por edhe municione. 8 kilogramë e 700 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, disa granata ofensive luftarake dhe kapsolla detonatore janë kapur mëngjesin e së hënës gjatë operacioni­t të koduar policor "Itinerari", ndërsa janë arrestuar pr- onari, vëllai i tij, si edhe një punonjës i këtij biznesi për veprën "moskallëzi­m krimi". Sipas të dhënave, specialist­ët e Seksionit për Narkotiket në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në kuadër të operacioni­t "Itinerari", bazuar dhe në informacio­ne të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Andrea Kapurani, 35 vjeç, Petro Kapurani, 45 vjeç ( vëllezër) dhe Asllan Spahillari, 58 vjeç, të tre banues në Korçë. Blutë e qytetit juglindor bënë me dije se në një ambient të përshtatur për depozitë uji brenda biznes- it, i cili ndodhej në dalje të qytetit të Korçës, u gjetën 6 pako me peshë rreth 8,7 kg lëndë të dyshuar si kanabis sativa, 4 granata luftarake ofensive, si edhe 3 kapsolle detonatore. Ndërkohë, Policia bëri me dije se lidhur me këtë rast po vijon puna për verifikimi­n e pasurive të lu- ajtshme dhe të paluajtshm­e, të mjeteve të transporti­t dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave dhe fillimin e procedimit penal për veprën penale "pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale" të pronarëve të pikës së karburanti­t. dh. ç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania