Panorama (Albania)

Sherr banal, masakrohet me thikë një 57- vjeçar në Pilur

-

HIMARË - Parandaloh­et një ngjarje e rëndë në fshatin Pilur të Himarës, pas një grindjeje të çastit. Në pranga ka përfunduar agresori Jani Kreku, 72 vjeç, i cili ka qëlluar me thikë ndaj bashkëfsha­tarit të tij, shtetasit me iniciale V. L., 57 vjeç. Është dashur ndërhyrja e policisë, pas sinjalizim­it për një grindje, që ngjarja të mos përfundont­e edhe në vrasje. Policia ka ndërhyrë në momentin kur 72- vjeçari kishte arritur të godiste disa herë me thikë 57vjeçarin, pas debatit që kishin pasur. Sipas Policisë, dy banorët e Pilurit kanë nisur një debat mes njëri- tjetrit në qendër të fshatit, debat i cili është përshkallë­zuar më pas në ofendime dhe fjalë fyese. Në këtë situatë, 72- vjeçari Jani Kreku është afruar pranë 57vjeçarit duke e goditur disa herë me mjet prerës thikë. Pak pas marrjes së njoftimit, policia mbërriti në vendin e ngjarjes duke parandalua­r konfliktin që mund të përfundont­e në mënyrë tragjike. "Në vendngjarj­e shërbimet policore kanë konstatuar shetasin Jani Kreku i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur si edhe ka goditur me mjete të ftohta prerëse- shpuese ( thikë), në tentativë për ta vrarë shtetasin V. L., 57 vjeç, i cili aktualisht gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: Jani Kreku, 72 vjeç, banues në Pilur", bën të ditur zyrtarisht policia. I plagosuri mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i arrestuari do të akuzohet për "vrasje me dashje, e mbetur në tentativë" dhe "prodhimi, mbajte, blerje apo shitje e armëve të ftohta".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania