Panorama (Albania)

Plagosje për hashashin te Pallati i Kulturës, bie në pranga autori

-

TIRANE - Një 42- vjeçar është plagosur me thikë në qendër të Tiranës nga një person që dyshohet se po tentonte t'i shiste një qese me bimë narkotike. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në zonën prapa Pallatit të Kulturës, kur Policia ka marrë njoftim për një person që ishte goditur me thikë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarj­e kanë mbërritur shërbimet e Komisariat­it nr. 1, që kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Azgan Cengu, 27 vjeç. Në momentin e arrestimit, atij i është gjetur 13.25 gramë hashash gjatë kontrollit fizik. Burimet thanë se arrestimi i tij u bë brenda pak minutash pasi kishte ndodhur ngjarja, kur i riu po tentonte t'i fshihej krimit, pasi kishte hedhur thikën me të cilën plagosi 42-vjeçarin me iniciale B. H. Policia tha se pas arrestimit të autorit, është kryer edhe një kontroll në banesën e tij, ku është gjetur edhe një sasi tjetër hashashi, rreth 280 gramë, që është sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale. Nga ana tjetër, i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku pas ndërhyrjes së mjekëve, mësohet se e ka kaluar rrezikun për jetën. Burimet thanë se atij i është mar- rë deklarim nga oficerët e grupit hetimor, para të cilëve ka sqaruar se nuk e njihte personin që e ka qëlluar. Megjithatë ka bërë përshkrimi­n e tij fizik, që përputhej me të arrestuari­n Azgan Cengu. Nga ana tjetër, i plagosuri është shprehur se ka qenë një debat i momentit që ka ndodhur mes tyre, pasi autori ka tentuar t'i shiste një qese me bimë narkotike, të cilën nuk e ka pranuar. Ky dyshohet të ketë qenë edhe motivi i ngjarjes. Fillimisht, autori është përleshur fizikisht me 42- vjeçarin B. H., më pas ka nxjerrë nga xhepi një thikë dhe e ka goditur në bark. Në njoftimin zyrtar për ngjarjen, Policia e Tiranës tha se arrestimi i shtetasit Azgan Cengu është kryer pasi mbrapa Pallatit të Kulturës ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin B. H., 42 vjeç. Nga ana tjetër, veç plagosjes së lehtë me dashje, ndaj 27- vjeçarit është ngritur edhe akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r nga Policia
Droga e sekuestrua­r nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania