Panorama (Albania)

Mashtrimi 50 mijë euro, arrestohet biznesmeni

Ia kërkoi borxh një shoku 11 vjet më parë, s'ia ktheu më

- ETLEVA DELIA

Një ndërtues 69vjeçar u arrestua dje nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim me akuzën e mashtrimit.

I arrestuari është Xhelal Hoxha, i cili në fillim të këtij viti u deklarua fajtor nga Gjykata e Tiranës, duke u dënuar me 11 vjet e 8 muaj heqje lirie. Ai akuzohet se ka mashtruar një person, të cilit i ka marrë në formë borxhi 50 mijë euro, shumë të cilën nuk ia ka kthyer më. Burime nga Policia thanë se kjo shumë e konsiderue­shme ishte marrë nga i dyshuari 11 vjet më parë dhe nuk i ishte kthyer të dëmtuarit edhe pas kërkesave të vazhdueshm­e, me pretendimi­n se ishte kompensuar me apartament­e. Policia tha se arrestimi i 69- vjeçarit Xhelal Hoxha u krye nga oficerët e seksionit të kërkimit të Forcës së Posaçme Operaciona­le. "Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi ka qenë i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me 11 vite e 8 muaj burg për veprën penale të ' mashtrimit', parashikua­r nga neni 143 i Kodit Penal", tha dje Policia në njoftimin zyrtar. Sipas vendimit të Gjykatës, ndërtuesi ka mashtruar shtetasin me iniciale Sh. M., duke i marrë në vitin 2006 shumën prej 50 mijë eurosh në formë borxhi, të cilën nuk ia ka kthyer më.

MASHTRIMI

Moskthimi i një borxhi prej 50 mijë eurosh të marrë në vitin 2006, i ka kushtuar një dënim me 11 vjet burg një ndërtuesi 69- vjeçar në Ti- ranë. Gjykata e Tiranës ka dhënë këtë masë dënimi për shtetasin Xhelal Hoxha, i shpallur fajtor për akuzën e "mashtrimit". Sipas vendimit të Gjykatës, Xhelal Hoxha është denoncuar nga shtetasi i dëmtuar me iniciale Sh. M. në vitin 2014. Para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ai ka pohuar se në vitin 2006, për shkak të njohjes që ka pasur me Hoxhën dhe besimit se ai ishte një biznesmen i rregullt e i suksesshëm, i ka dhënë atij në formën e borxhit një shumë prej 50 mijë eurosh. Për ta siguruar se do t'ia kthente këtë shumë, ndërtue- si i ka lënë si garanci pesë apartament­e në një pallat që, sipas tij, po e ndërtonte në Golem. Për këtë fakt, ata kanë nënshkruar edhe një kontratë para një notereje. Të nesërmen, kallëzuesi ka shkuar të verifikojë këtë pronë, por nga punonjësit e Hipotekës është njoftuar se Xhelal Hoxha nuk kishte asnjë objekt në të dhënat e regjistrua­ra në kontratën noteriale. Gjatë një takimi sqarues, Hoxha i ka premtuar të dëmtuarit Sh. M. një apartament në një pallat në ndërtim në Durrës.

KALLEZIMI

Pavarësish­t premtimit se do ta kompensont­e me një apartament në një pallat që po ndërtonte në Durrës, i dëmtuari ka nisur të dyshojë edhe për shkak se kishte zbuluar mashtrimin e tij të parë me apartament­et në Golem që nuk ekzistonin. Për këtë arsye, në vijim, pas dyshimeve se ishte mashtruar, Sh. M. ka kërkuar kthimin e parave, veprim që nuk është kryer nga ndërtuesi. Pavarësish­t kërkesave të të dëmtuarit, që ndërtuesi të kthente shumën e parave, ky i fundit që nga viti 2008 e në vazhdim nuk ka pranuar që t'ia kthejë shumën prej 50 mijë eurosh të dëmtuarit Sh. M. Sipas dëshmisë së kallëzuesi­t në gjykim, pas kallëzimit i pandehuri i ka dhënë dy apartament­e në Durrës dhe e konsideron si të shlyer borxhin. Megjithatë, as kjo nuk e ka bindur shtetasin e dëmtuar, i cili ka këmbëngulu­r për kthimin e parave që i kishte dhënë në vitin 2006. Për këtë arsye, shtetasi Sh. M. është paraqitur para oficerëve të Antikrimit Ekonomik të Tiranës, duke denoncuar për mashtrim ndërtuesin Xhelal Hoxha, ndaj të cilit ka nisur menjëherë procedimi penal.

 ??  ?? Drejtoria e Policisë së Tiranës
Drejtoria e Policisë së Tiranës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania