Panorama (Albania)

Prindërit e "Fan Nolit": Mos na i transferon­i fëmijët

"Vendime të tilla arbitrare dëmtojnë nxënësit, s'do t'i lejojmë"

- BESARTA BASHA

Zgjidhja e problemit të mësimit me dy turne në Tiranë po hap të tjera probleme.

Nxënës të lagjeve afër, që për vite kanë mësuar në të njëjtën shkollë, do të duhet të transferoh­en në ato të sapondërtu­arat nga bashkia. Kështu po ndodh me fëmijët që frekuentoj­në shkollën "Fan Noli". Drejtoria Arsimore, në bashkëpuni­m me bashkinë, po shqyrton mundësinë e kalimit të klasave të pasdites, duke krijuar vështirësi për ecurinë e mëtejme në mësime apo transporti­n e nxënësve. Prindërit e tyre i kanë drejtuar një letër ankesë Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore dhe Bashkisë, duke i parashtrua­r një sërë argumentes­h kundër transferim­it të fëmijëve në një tjetër shkollë, për të cilën ende nuk janë vënë në dijeni zyrtarisht. "Ne si prindër dhe qytetarë taksapague­s nuk do të lejojmë dhe do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për të siguruar që fëmijët tanë të mos lëndohen, të mos dëmtohen nga vendime të tilla arbitrare, që nuk e konsideroj­në fëmijën si identitet, si qenie humane, por si send dhe objekt pa dinjitet", citohet në letër- ankesën drejtuar institucio­neve. Ky fillimvit vjen me tri shkolla të reja, për të cilat është thënë se do të ulin ngarkesën në klasa, pa menduar interesin më të lartë të fëmijëve.

ANKESA

Vetëm pak ditë përpara se të nisë viti i ri shkollor, prindërit e nxënësve që frekuentoj­në shkollën "Fan Noli" janë njohur me diskutimet që po bëhen në zyrat e institucio­neve. Nisur nga kjo, ata kërkojnë që gjatë bisedimeve të ketë një përfaqësi prindërish që të marrë në konsiderat­ë kërkesat e tyre. "Ka shumë familje, të cilat kanë të paktën 2 fëmijë të regjistrua­r në këtë shkollë. Ndarja e fëmijëve të së njëjtës familje në dy shkolla të ndryshme, relativ- isht në distancë të konsiderue­shme, vështirëso­n ndjeshëm transporti­n e fëmijëve. Për shumë familje, kjo shkollë është zgjedhur duke qenë më e afërta me banesat e tyre. Largimi i fëmijëve në shkollën e propozuar, për më tepër në një zonë që mungojnë mjetet publike të transporti­t, e vështirëso­n transporti­n", citohet në ankesë. Veç transporti­t, ajo që i shqetëson më tepër është ecuria e mëtejme mësimore. Edhe në këtë rast, mësimi me dy turne është alternativ­a më e mirë për ta. "Zhvillimi i mësimit me 2 turne është i vështirë si për fëmijën, ashtu edhe për prindërit. Por prindërit e kanë gjetur tashmë balancën për të bërë të mundur ecurinë sa më të mirë të fëmijëve të tyre. Transferim­i i një prej fëmijëve në një shkollë tjetër, vetëm pak ditë para fillimit të shkollës prish ekuilibrat e vendosur për sa i përket edukimit të fëmijëve", nënvizojnë prindërit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e ankesës drejtuar institucio­neve
Faksimile e ankesës drejtuar institucio­neve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania