Panorama (Albania)

Shkelet me 3 muaj vendimi i Qeverisë, banorët e Zharrëzës: Do protestojm­ë

Edhe pse qeveria mori vendim më 1 mars, procesi nuk ka përfunduar ende. Banorët: Jemi në qiell të hapur

- FIER/ MAJLINDA RAMA

Kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga vendimi i Qeverisë më 1 mars të këtij viti, dëmshpërbl­imi për banesat e dëmtuara të banorëve të fshatit Zharrëz në Fier, nuk është bërë ende.

Kjo situatë ka bërë që banorët e prekur të paralajmër­ojnë për një valë tjetër protestash. Siç tregojnë banorët e prekur, edhe pse kanë kaluar tre muaj që nga marrja e vendimit të Këshillit të Ministrave, banorëve ende nuk u janë shlyer dëmet e shkaktuara në shtëpitë e tyre. Duke qenë se tanimë ka nisur vjeshta dhe në zonë kanë filluar shirat, banorët e mbetur në qiell të hapur kërkojnë marrjen e masave, që së paku me ato para të kenë mundësi të gjejnë banesa me qira. "Kjo sjellje nuk është serioze fare. Jemi në qiell të hapur. Kam disa kohë që po qëndrojmë nëpër miq e të afërm se s'kemi shtëpi. Tani erdhi edhe dimri. Në verë flinim edhe para oborrit, por tani nuk mundem t'i lë fëmijët jashtë. Shteti të na japë një ndihmë se jemi në hall të madh. S'dimë ku të shkojmë më e ta kërkojmë të drejtën tonë", shprehet Lutfi Grema, një banor i zonës. Ndërkohë, edhe të tjerë që kanë të njëjtin fat, tregojnë se në fshat kanë shkuar për t'i vlerësuar dëmet, por askush nuk u ka kthyer një përgjigje më pas për t'u treguar se çfarë do të bëhet me kërkesat e tyre. "Erdhën një grup me përfaqësue­s nga të gjitha institucio­net dhe na vlerësuan dëmet. Edhe pse nuk ishin realistë, pasi na dhanë shumë pak nga ajo çfarë ishte dëmtuar, ne pranuam. Ata nuk na dhanë as ato pak. Tani ia hedhin topin njëri- tjetrit e askush nuk di të na thotë se çfarë po bëhet e kur do t'i marrim lekët. Nuk kemi më durim. Jemi mbledhur të gjithë dhe së shpejti do të nisim prapë protesta", shprehet Enver Aliaj. Zgjidhja e çështjes për banorët e Zharrëzës po zvarritet për shkak se institucio­net po ia kalojnë topin njëra- tjetrës. Odiseja me banesat e Zharrëzës ka nisur prej vitesh. Banorët akuzuan kompaninë e naftës "Bank- ers" se po u dëmtonte banesat nga shfrytëzim­i pa kriter i nëntokës. Këtë fakt e pohuan më vonë edhe ekspertë të naftës, të cilët thanë se injektimit i ujit në puse, që sillte përfitime të mëdha të naftës, trondiste tokën fort. Kjo shkaktonte lëkundje te banesat e banorëve, të cilët BANESA janë dëmtuar si pasojë e lëkundjeve sizmike të shkaktuara nga shpimet për nxjerrjen e naftës. Bëhet fjalë për rreth 50 shtëpi të dëmtuara tërësisht e të pabanueshm­e dhe rreth 450 të tjera të dëmtuara më lehtë kanë protestuar me dhjetëra herë dhe asnjëherë nuk gjetën zgjidhje. Ndërkohë banorët kanë kërkuar edhe që kompania të largohej, ndërsa në shkurt të këtij viti, ata nisën një marshim në këmbë drejt Tiranës si protestë për plotësimin e kërkesave të tyre. Pas negociatav­e erdhi dhe një vendim i Këshillit të Ministrave që ngriti grupin e ekspertëve për të vlerësuar dëmet.

 ??  ?? Zv. kryeminist­ri Niko Peleshi, gjatë takimit me banorët e Zharrëzës
Zv. kryeminist­ri Niko Peleshi, gjatë takimit me banorët e Zharrëzës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania