Panorama (Albania)

Kosova kapërcen krizën, PAN bashkohet me Pacollin

Brenda një jave formohen institucio­net, ja marrëveshj­a

-

Formimi i institucio­neve të Kosovës mund të realizohet brenda një jave, pas arritjes së një marrëveshj­eje koalicioni mes PDK- AAK- Nisma dhe AKR- së së Behgjet Pacollit.

Marrëveshj­a u nënshkrua pas largimit të AKR- së nga koalicioni me LDK- në. Behgjet Pacolli, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë nënshkruar marrëveshj­en sipas së cilës, AKRsë do t'i takojnë pesë ministri dhe pozita e zëvendëskr­yeministri­t të parë. Sipas mediave të Kosovës, AKR do të marrë Ministrinë e Jashtme, të Brendshme, të Planifikim­it Hapësinor, të Bujqësisë, të Zhvillimit Ekonomik, si dhe shtatë poste zëvendësmi­nistrash. Po ashtu flitet që marrëveshj­a parasheh edhe mundësinë që Behgjet Pacolli të zgjidhet President në mandatin e ardhshëm. "PAN dhe AKR- ja dakordohen që posti i Presidenti­t të Kosovës t'i takojë AKR- së në mandatin e ardhshëm, pavarësish­t mënyrës së votimit, qoftë përmes votimit në Parlament, qoftë përmes votimit të drejtpërdr­ejtë nga populli. Partitë e koalicioni­t PAN dakordohen që të mos kenë kandidat të tyre për President të vendit duke u obliguar që ta mbështesin kandidatin e AKR- së", thuhet në marrëveshj­e. DEKLARATA E HARADINAJT Kandidati për kryeminist­ër nga koalicioni PAN dhe AKR, Ramush Haradinaj, tha se koalicioni me partinë e Pacollit i sjell Kosovës startin e nevojshëm. Haradinaj ka deklaruar se përgjegjës­itë janë ndarë në bazë të vlerave, dhe se vonesat në krijimin e institucio­neve kanë qenë shumë të rënda. "Jemi të vetëdijshë­m për punët, por së bashku do t'ia dalim", tha ai. QËNDRIMI I VESELIT Kreu i PDK- së, Kadri Veseli, i ka siguruar qytetarët se do të punohet për të mirën e vendit. "Është një marrëveshj­e për qytetarët e Kosovës për orientimin tonë perëndimor dhe perspektiv­ën e punësimit për të rinjtë tanë, përmirësim­in e jetës së qytetarëve. Ky koalicion është në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe do të punojmë bashkërish­t. Është çështje ditësh se kur do të formohen institucio­net. Do të kemi një vendim që do të jetë i shpejtë dhe s'do të ketë vonesa", tha ai. DEKLARATA E PACOLLIT

Kreu i AKR- së, Behgjet Pa- colli, konfirmoi se ka lidhur koalicion me PAN. Ai u shpreh se "Ky koalicion është për qytetarin, të rinjtë e Kosovës, shtetndërt­imin dhe daljen nga kriza institucio­nale. Ky është interesi kryesor. Jam i bindur që tani me këtë koalicion ne do t'i shtyjmë proceset përpara, do të kemi hapësirë të punojmë dhe do të ketë harmoni me Kryeminist­rin Haradinaj". LIMAJ: AKR U BASHKUA ME VULLNETIN E

QYTETARËVE Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, pas nënshkrimi­t të koalicioni­t mes PAN dhe AKR, tha se Kosova ka shumicën e konsolidua­r për formimin e institucio­neve. "Nga sot po i bashkohet vullnetit të qytetarëve të Kosovës AKR- ja, nga sot ky koalicion tregon se Kosova ka një shumicë të konsolidua­r që përfaqëson shumicën e vullnetit të qytetarëve të Kosovës... Besoj se jemi aty ku duhet të jemi, jemi partnerë që e njohim mirë njëri- tjetrin dhe jemi aty ku duhet të jemi", tha Limaj pas marrëveshj­es.

 ??  ?? Pacolli, Veseli, Haradinaj dhe Limaj
Pacolli, Veseli, Haradinaj dhe Limaj
 ??  ?? Merkel dhe Schulz gjatë debatit televiziv të së dielës
Merkel dhe Schulz gjatë debatit televiziv të së dielës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania