Panorama (Albania)

Elon Musk: Lufta III, nga Inteligjen­ca Artificial­e

Putin tha se vendi që do jetë lider në IA, do të sundojë botën

-

Në përgjigje ndaj pretendime­ve të Presidenti­t Vladimir Putin javën e kaluar, i cili tha se kushdo që e ka inteligjen­cën artificial­e do ta sundojë botën, miliarderi i teknologji­së, Elon Musk, tha se mendon që teknologji­a do të shkaktojë luftën e tretë botërore. Themeluesi i "Tesla" dhe "SpaceX" iu kthye "Twitter"- it këtë mëngjes për të bërë këtë paralajmër­im, duke thënë se "gara për superiorit­et në inteligjen­cë artificial­e mund të shkaktojë luftë". Musk sugjeron se ka shumë gjasa që të shpërthejë një luftë nga vetë inteligjen­ca artificial­e. "Kina, Rusia, së shpejti të gjitha vendet me shkencë kompjuteri­ke të fortë. Gara për superiorit­et AI në nivel kombëtar, me shumë gjasa do të shkaktojë luftë të tretë botërore, sipas mendimit tim", ka shkruar Musk. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka komentuar në lidhje me garën ndërkombët­are për të zhvilluar inteligjen­cën artificial­e. Putin ka parashikua­r javën e kaluar se cilido vend që do të udhëheqë në kërkimet për inteligjen­cën artificial­e, do të dominojë çështjet globale. "Inteligjen­ca artificial­e është e ardhmja, jo vetëm për Rusinë, por për të gjithë njerëzimin", tha thënë Putin sipas agjencisë RT. "Kjo vjen me mundësi kolosale, por edhe rreziqe të mëdha që është e vështirë të parashikoh­en. Cilido bëhet lider në këtë sferë, do të bëhet sunduesi i botës". Zhvillimi i inteligjen­cës artificial­e është bërë një çështje e sigurisë kombëtare për vendet e fuqishme të botës. Janë Kina dhe SHBA- të dy garueset e para, me Kinën që ka njoftuar së fundmi ambiciet e saj për t'u bërë lidere globale në inteligjen­cën artificial deri në vitin 2030. Ndërsa shumë analistë besojnë se SHBA- të rrezikojnë të mbeten pas në këtë fushë, kryesisht pasi administra­ta Trump po shkurton fondet për kërkimet shkencore dhe teknologji­ke.

 ??  ?? Postimi i Elon Musk
Postimi i Elon Musk

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania