Panorama (Albania)

Merkel fiton debatin me Schulz, Turqia kritikon dy kandidatët

-

Të dielën në mbrëmje, në Gjermani u mbajt debati televiziv mes dy rivalëve kryesorë për kancelarin­ë në zgjedhjet e 24 shtatorit, kancelares aktuale Angela Merkel dhe socialdemo­kratit Martin Schulz. Sipas sondazheve, debatin e fitoi Merkel. Por nëse njerëzit prisnin përplasje të fortë në politikat mes tyre, nuk kanë marrë atë që kanë dëshiruar. Në fakt, Gjermania mund të jetë lider në botën perëndimor­e për mënyrën se si i trajton këto debate, të cilat, sipas ekspertëve të politikës, duken më shumë si negociata koalicioni sesa duele. Të dy politikanë­t e debatit të së dielës janë centristë dhe me shumë popullarit­et. Gjatë shpërfaqje­s së qëndrimeve të tyre mbi çështje të ndryshme, ata i kanë buzëqeshur njëri- tjetrit, kanë tundur kokën në shenjë pohimi kur tjetri fliste dhe kanë bërë shaka. As katër moderatorë­t nuk mundën të krijonin përplasje mes tyre. Një prej pikave në të cilën ishin dakord, ishte edhe qëndrimi se Turqia nuk duhet të jetë anëtare e Bashkimit Europian. Zyrtarët turq i kanë denoncuar Merkel dhe Schulz për retorika antiturke. Schulz tha në debatin e së dielës se do të ndërpriste bisedimet për anëtarësim­in e Turqisë në BE, për shkak të sundimit autoritar të Presidenti­t Erdogan. Ndërsa Merkel, e cila më parë kushte shprehur dyshime, refuzoi të japë një qëndrim të prerë, por tha se do të qëndrojë në anën e vendeve të tjera të BE- së. "Turqia po ndahet nga të gjitha praktikat demokratik­e me shpejtësi të madhe", tha ajo. Omer Celik, kryenegoci­atori i Turqisë për anëtarësim­in në BE, ka fajësuar kandidatët për tonin e tyre të pakujdessh­ëm. "Ne nuk e pranojmë këtë mesazh të parespektu­eshëm kundër Turqisë", ka reaguar ai. Edhe Ministria e Jashtme turke kritikoi politikanë­t për "këndvështr­imet miope" dhe ka kujtuar rolin e Turqisë në bllokimin e krizës së emigracion­it që po e shtynte BE- në në kaos të madh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania