Panorama (Albania)

Panuçi në sulm: Nuk firmos për barazimin

"Do të mundohen të na prishin lojën, por nuk u japim shanse"

- NGA I DËRGUARI YNË NË STRUMICË, GENTJAN ALINANI

Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, kërkon fitoren e dytë radhazi në krye të kuqezinjve.

Dje, në konferencë­n e zakonshme për shtyp nga ambientet e stadiumit "Mlladost" në Strumicë, italiani ka folur për ndeshjen kundër Maqedonisë dhe situatën në ekip. Ai pret që skuadra të mos bëjë të njëjtën lojë si ndaj Lihtenshte­jnit, ndërsa thekson se nuk do të firmoste për një barazim para këtij dueli delikat.

Mister, sa ka ndikuar lodhja e skuadrës në këto dy ditë rrugëtim në Strumicë?

Skuadra do të ketë kohë edhe një ditë për t'u rikuperuar, por edhe Maqedonia luajti në Izrael dhe mendoj se jemi në të njëjtat kushte. Jam i bindur se nesër ( sot) ekipi do të jetë i rikuperuar plotësisht, pasi janë lojtarë të mësuar të luajnë ndeshje kaq të afërta.

Rikthehet Sadiku, por a do të ketë ndryshime të tjera?

Po, Sadiku është në dispozicio­n. I kam të gjithë gati në fakt dhe vetëm nesër ( sot) do të shihni lojtarët që do të zbresin në fushë.

Mendoni se barazimi është një rezultat i pranueshëm?

Kemi ardhur për të fituar ndeshjen, pastaj të shohim çfarë na sjell fati. Me siguri nuk firmosim për një barazim, por hyjmë në fushë me kurajë. Futemi me respekt të madh për Maqedoninë, por të ndërgjegjs­hëm për cilësitë tona.

Në këtë ndeshje do të ketë ndonjë ndryshim sa i përket mënyrës së lojës, krahasuar me Lihtenshte­jnin...?

Nëse luajmë si 30 minutat e para, do të vuajmë shumë. Ndaj Lihtenshte­jnit nuk ishin pozitive 30 minutat e para, ishim shumë të ngadaltë. Kemi nevojë të jemi nga minuta e parë deri në të 95- n në maksimum. Pra, me grintë, dëshirë dhe përqendrim.

Si ju duk fusha e stadiumit të Strumicës?

Sa i përket stadiumit, ësh- të i vogël, por terreni është i mirë. Stadiumet e vogla kanë gjithmonë vështirësi, por ne duhet të mendojmë të luajmë ndeshjen tonë dhe nga kjo pikëpamje të jemi gati.

Do të ketë mbrojtje të veçantë për Pandev?

Jo, asnjë mbrojtje fikse për Pandev. E njoh, është një lojtar me kualitet të mirë, duhet marrë në konsiderat­ë, por nuk do të ketë asnjë markim fiks ndaj tij.

Maqedonia vjen pas dy fitoreve radhazi, për më tepër që po tregon se në mesfushë dhe sulm ka lojtarë që bëjnë diferencën…

E përsëris që kemi shumë respekt për Maqedoninë, por do të mundohemi t'u krijojmë ne probleme atyre, duke i sulmuar. Do të përpiqemi që të prishim rrjedhën e lojës së tyre. Është e vërtetë që luajnë, por karakteris­tika më e mirë e Maqedonisë, që pashë ndaj Izraelit, është që nuk lejojnë të luajnë të tjerët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania