Panorama (Albania)

Shqipëria “shkrin” Islandën, Abazaj hero i kuqezinjve

-

Shqipëria U- 21 shkrin Islandën në një ditë të ftohtë dhe me shumë shi në Reikjavik. Shpresat mundin Islandën 2- 1 dhe ngjiten në vendin e dytë në grup me katër pikë në tri takime. Kristal Abazaj është njeriu i ndeshjes që shënon dy gola, ndërsa Durmishaj vulos suksesin e kuqezinjve. Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej pa gola, shënohen dy gola të shpejtë. Fillimisht janë vendësit që kalojnë të parët në avantazh. Pas një goditjeje nga këndi dhe një rrëmuje në zonë, është Andreson që shtyn topin në portën e boshatisur. Megjithatë, në aksionin pasardhës janë kuqezinjtë që barazojnë. Një qarkullim i mirë i topit nga lojtarët e U21 me Durmishaj që vertikaliz­on bukur për Abazajn, i cili është më i shpejtë se mbrojtësit vendës, hyn në zonë dhe godet saktë duke shënuar në pozicion diagonal, 1- 1. Kuqezinjtë janë më të saktë dhe të rrezikshëm në aksionet e tyre, ndërsa vendësit u besojnë më shumë topave të gjatë. Në të 65- n janë sërish të besuarit e Bushit që ndërtojnë një aksion perfekt dhe Abazaj, si në rastin e parë, shënon golin e dytë dhe kalon Shqipërinë në avantazh. Megjithatë, gjash- të minuta më pas janë islandezët që barazojnë rezultatin. Gudmundson kroson në zonë nga goditja e dënimit dhe aty është Einarson që godet saktë me kokë dhe shënon, duke përfituar edhe nga një dalje e pasigurt e Selmanit. Por, kuqezinjtë nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të sulmojnë. Katër minuta më pas, të besuarit e Bushit ndërtojnë një aksion të gjatë me shumë pasime dhe Abazaj nga e djathta shërben për Durmishajn në zonë, që godet saktë duke shënuar dhe lë të palëvizur portierin vendës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania