Panorama (Albania)

Majlinda Bregu rrëfen pse nuk u bë ministre e Ramës dhe i përgjigjet deputetit të PD: Torollak

FLET ISH- DEPUTETJA E PD: “JASHTE PARLAMENTI­T SEPSE THASHE CA TE VERTETA”. MUSTAFAJ: “NUK BERI KOMPROMIS”

- Besnik Mustafaj

Ky fillim shtatori nuk ka rutinën e shumë të parangjash­mëve të tij për mua. Ndërkohë që Parlamenti po fillon sesionin e ri, unë po mbyll marrëdhëni­et e mia disavjeçar­e me të. E di se në histori dhe në politikë asgjë nuk mbaron pa një alternativ­ë. Nga marsi i 2007- s e deri në shtator të 2013- s m’u besua detyra e lartë dhe e vështirë e nxitjes dhe koordinimi­t të të gjitha përpjekjev­e për afrimin e Shqipërisë me Europën. E mora përsipër këtë detyrë, ngërthyer paska edhe nga frika se mund të dështoja. E njihja aq pak procesin, sa mjaftonte për të më tërhequr dhe tepronte për të më trembur. Investova në të, çdo ditë të kalendarit të më shumë se gjashtë vjetëve, me të gjithë forcën e pasionit, përkushtim­it e përgjegjsh­mërisë sime. Këtu nuk dështova. Në opozitë, pavarësish­t mungesës së forcës së pushtetit, por me një qartësi më të madhe mbi dëmin që iu bën shqiptarëv­e ligësia, për të përmbysur çdo arritje të ngrehinës sonë shtet, kur ndërrohet pushteti, m’u desh të bëja një tjetër betejë. Me veten! Për të mos u llapaçitur as me besim të verbër se e mira dhe e keqja në Shqipëri ndahen sipas kaheve politikë, as me naivitetin se kjo do të kalonte pa bezdinë e përplasjev­e apo orgjinë e shfrenuar të sulmeve nga ata që janë kontributo­rë të përhershëm në shkretimin e besimit te politika. U mundova të kuptoja dhe pastaj të flisja se çfarë nuk shkon në këtë stilin me të cilin brezi im po bënte politikë. Nuk jemi as arkaikë, as më të pazotë se të ngjashmit tanë europianë por, gabuar qofsha, nuk jemi edukuar për të qenë të lirë e për ta respektuar lirinë. Ajo që ishte ëndrra më sublime e shqiptarëv­e, të jetojnë e bashkëvepr­ojnë me njerëz të lirë, për disa u kthye në makthin më të madh. Se ç’ndodhi në vijim e dinë të gjithë. Unë pagova çmimin e respektit ndaj vetes, pse thashë ca të vërteta të cilat fatkeqësis­ht mbeten të vërteta. Në këtë betejë mes vetes, me instinkte dhe pikëpamje të ndryshme nga ca të tjerë, dështova. E them këtë fare e qetë, pasi nuk kam luksin të mendoj se kur nuk e fiton një betejë, qoftë ajo edhe për të bërë më të mirë shtëpinë tënde, quhet fitore. Por unë nuk di të këtë standard tjetër për të vënë në provë dinjitetin, përveçse të jesh vetja dhe i vërtetë. Shumë gazetarë më kanë pyetur javës që shkoi për një përfolje publike ( se mos ishte e vetmja), për përfshirje timen në qeverinë e sotme, për shkrirjen e Ministrisë së Integrimit e kështu me radhë. Jam lodhur duke përgënjesh­truar lajme e sajesa, burimin e të cilave e gjen fare lehtë, mjaft të lexosh ndonjë torollak rishtar që, edhe pse ka blerë një mandat parlamenta­ri, e nis punën si shërbëtor. Mua nuk më duhet të jem as në Parlament, as në Qeveri, për të qenë shqiptar. Tashmë e kam detyrim të fatit dhe identiteti­t tim politik që kudo të jem, të përpiqem po njësoj për të afruar datën e Shqipërisë në Europë. Mbase edhe 100 herë më shumë se çdo punonjës i administra­tës që ka punuar qoftë edhe një ditë në këtë proces. Mbase edhe 1000 herë më shumë se ministrat aktualë. Më takon si një nga ministret e qeverisë që ndezi dritën e kësaj rruge, zhytur në terr, derisa e çoi Shqipërinë pranë pikës më kyçe të këtij procesi: atë të marrjes së statusit të vendin kandidat, që vetëm si datë rastisi të jetë guri i parë kilometrik për qeverinë e re.

Ish- ministri dhe një nga themeluesi­t e PD- së, Besnik Mustafaj, beson se Majlinda Bregu e ka refuzuar një post në qeverinë “Rama 2”, nëse vërtet ia kanë ofruar. Mustafaj thekson se fakti që Bregu nuk u bë pjesë e qeverisë së majtë, tregon qartë pozicionim­in e qartë të saj në krahun e PD- së. “Zonja Bregu është një personalit­et i ardhur në PD në mënyrë aktive nëpërmjet KOP- it, ku u përpoqëm të tërheqim njerëz teknicienë, përfshi edhe Bashën. Falë aftësive të saj, s’do ishte e çuditshme të kishte edhe poste në qeveri të tjera. Pra, ajo ka treguar profil të lartë të njeriut që di të bëjë punë. Fakti që nuk u bë pjesë e qeverisë mendoj që ka qenë vendim i saj, se zonja Bregu është pozicionua­r qartë te PD- ja, ose jashtë politikës. Nuk kam parë tek ajo prirje për kompromis me PS-në apo qeverinë e majtë”, shprehet për “Neës 24” Mus- tafaj. Ish- ministri i PD- së ishte një nga personalit­etet kryesore që kërkuan dorëheqjen e Bashës pas humbjes së thellë të PD- së në zgjedhjet parlamenta­re. Lidhur me nisjen e sesionit të ri parlamenta­r, Mustafaj u shpreh skeptik në lidhje me forcën e opozitës në Parlament, ndërkohë që u shpreh optimist për një opozitë të re nga LSI- ja. “Duhet të kemi parasysh gjendjen e opozitës, është ajo që i ndez motorët. Opozita është në gjendje të dobët, jo thjesht numerikish­t. PD është dobësuar, lidershi- pi i saj është ende i palegjitim­uar, nuk rrezaton shpresë se do t’u përshtatet sfidave të reja, pavarësish­t se si e mori drejtim. Nga ana tjetër, kemi edhe LSI-në që kalon në opozitë pas një qeverisjej­e disavjeçar­e. Kjo më bën të mendoj se do jetë një kohë rehatie për qeverinë, sigurisht jo kohë normale. LSI ka energji opozitare, mbledh rreth vetes shumë më tepër të rinj se forcat e tjera, duhet besuar se këta të rinj mund të jenë një shpresë. Besoj se LSI- ja ka fuqi goditëse, por shpeshherë i ngatërron objektivat. Edhe ata kanë kryetar të ri, zonja Kryemadhi është e re, mungesa e Metës do të ndihet, por duhet të kemi besim te zonja Kryemadhi”, tha Mustafaj. Ish- ministri i PD- së theksoi se mbetet për t’u parë nëse ish- kryeminist­ri Berisha, tashmë që edhe Basha do të jetë në Parlament, do ta përmbajë veten, apo do ta lërë sërish kreun e PD-së në hije.

 ??  ?? MAJLINDA BREGU DHE KRYEMINIST­RI RAMA GJATE NJE MBLEDHJEJE TE KESHILLIT TE INTEGRIMIT
MAJLINDA BREGU DHE KRYEMINIST­RI RAMA GJATE NJE MBLEDHJEJE TE KESHILLIT TE INTEGRIMIT
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania