Panorama (Albania)

“Vetëm një gjimnaz na shpëton”, nxënësit në Torovicë kundër fejesave me Kanun

Varfëria e pashpresë dhe fejesa e vajzave sipas Kanunit, ulin numrim e nxënësve në arsimin e mesëm në Torovicë

- FATOS BAXHAKU

Besa, aktivistja e "Word Vision", i përballon me lehtë se ne kërcimet si prej cirku që bën makina 4X4 në rrugën e vjetër, që lidhte dikur Shkodrën me Lezhën, atë që quhet Rruga e Torovicës. Ajo, në këto anë, ka ardhur me dhjetëra herë në këta muajt e fundit. Ka ndihmuar nxënës e mësues të shkollës që të organizohe­n për të arritur një gjë, në dukje të thjeshtë, por për ato anë me fort rëndësi: të rihapet shkolla e mesme në Torovicë. Iniciativë­n e patën marrë vetë nxënësit me anë të qeverisë së tyre që në mars. Dy plagë të mëdha: varfëria thuajse e pashpresë dhe fejesa e vajzave sipas Kanunit, kanë bërë që numri i nxënësve, të cilët kalojnë nga arsimi i detyrueshë­m në atë të mesëm, të vijë duke zbritur në mënyrë të frikshme.

Ndërsa i kalojmë me mund ato pak kilometra që ndajnë shkollën e Torovicës nga Lezha, na kujtohet se kjo rrugë e trishtë, në një farë kuptimi, ishte rezultat i marrëzisë së madhështis­ë. Në fillim të viteve ' 70, Enver Hoxha, në kulmin e dëlirit të tij ksenofobik dhe si lider i revolucion­it botëror, vendosi që në Gjadër, një fshat i madh e i vjetër, që ndodhet matanë Malit të Kakarriqit, të ndërtonte një fushë aviacioni ushtarake që të mos e kishte shoqen në krejt Ballkanin, pse jo edhe në krejt Europën. Avionët erdhën nga Kina, mali u shpua gjithandej nga tunelet dhe kështu, lindi Aeroporti i Gjadrit. Lezha, qyteti i qetë e i lashtë, u shndërrua befas në një qytet ushtarakës­h. Mirëpo, e gjithë kjo, sigurisht që duhej të ishte nën "vëzhgimin e imperialis­tëve amerikanë dhe socialimpe­rialistëve sovjetikë", kështu që duhej hedhur hapi i dytë: të devijohej rruga e vjetër, që lidhte Shkodrën me pjesën tjetër të vendit, në mënyrë që sytë kuriozë të "armikut" të mos mund afroheshin. Kohë më parë ishte tharë këneta e Kakarriqit, një hapësirë e madhe ujore, që shtrihej mes Malit të Rrencit dhe atij të Kakarriqit. Fusha u quajt Torovicë ( nga sllavishtj­a Fushë e Plehrosur, Pjellore). Këndej, në krah të gurëve të kuq dhe shegëve të egra, duhej të kalonte rruga e re e Shkodrës. Dhe kështu u bë. Një kamp të burgosuris­h u ngrit në Malecaj dhe 1500 skllevër të kohëve moderne ndërtuan xhadenë mbi të cilën po udhëtojmë tani. Vendi më pas u popullua me të ardhur nga të gjitha zonat më të varfra të Veriut: Mirdita, Dukagjini, Tropoja, Puka… Për ta u ndërtuan disa pallate përgjatë rrugës. Janë pikërisht ato që mbahen ende në këmbë edhe sot. Popullimi solli fëmijë dhe këta sollën shkolla, normale si në krejt Shqipërinë. Por gjithçka ndryshoi pas 1991. Të parët që u larguan me një frymë ishin të internuari­t e shumtë. Pastaj edhe familjet e fshatarëve të ardhur. Devijimi i rrugës Lezhë- Shkodër e shndërroi të gjithë fushën e madhe në një xhep të madh e të harruar. Pakkush kishte tani ndonjë arsye që të kalonte mbi asfaltin e vjetër pllanga- pllanga. Kështu, nisi harresa vrastare e Torovicës. Më shumë nga të gjithë, këtë duket se e ndiejnë fëmijët, ata që mendojnë më shumë për të ardhmen.

Më në fund, makina ka ndaluar së tunduri, ndodhemi në anë të rrugës. Pak metra sipër nesh, në një si të përpjetë, ndodhet shkolla 9- vjeçare. Këtu, fëmijët kanë nisur të shkundin të rriturit. Ndryshe nga vende të tjera, kjo shkollë nuk mban ndonjë emër heroi, patrioti, dëshmori, plaku a të riu. Quhet thjesht "Shkolla 9Vjeçare Torovicë". Këtu na pret "zysha". Kështu do ta quajmë sakaq Lule Bregun, nëndrejtor­eshën e shkollës, me sa duket, duke kujtuar me mall "zyshat" tona të dikurshme. Nuk kalojnë veçse pak minuta dhe mbërrijnë edhe Elsa dhe Valentina. Nën drejtimin e tyre, qeveria e nxënësve në marsin e këtij viti pati marrë një iniciativë të fortë. Thotë Elsa: "Në fillim nuk e menduam të bënim ndonjë gjë të madhe. Menduam vetëm të mos rrinim të qetë përballë dy plagëve të mëdha të zonës sonë. Shumë nga djemtë nuk e vazhdojnë shkollën e mesme sepse për të shkuar nga këtu e në Balldren, apo Lezhë duhen para, ju e patë edhe vetë se si ishte rruga. Por, më e rënda na dukej ajo e fejesave të detyruara në moshë fare të re. Njësoj si në kohë të vjetra, këndej nga ne ka ende shumë prindër, që të detyruar nga varfëria, apo thjesht nga forca e zakonit, me të mbaruar vajzat shkollën, i mbyllin në shtëpi duke ua lënë kështu ëndrrat në mes. Të gjitha këto vajza duan të vazhdojnë shkollën më tej, të bëjnë një jetë si gjithë të tjerët, asgjë më shumë…".

"Ëndrra në mes"… Ndërsa Besa e WV, nxënësit e mësuesit flasin për të njohur të tyre, ne kujtohemi të shënojmë se në këto anë gjithçka ka mbetur në mes: rruga është e asfaltuar vetëm në një korsi dhe po shkërmoqet pak nga pak, ëndrra e prindërve për t'i shpëtuar varfërisë ka mbetur po ashtu në mes, ëndrra e vajzave për të qenë thjesht si të tjerët, po ashtu është një gjysmëëndë­rr.

Vazhdon Elsa: "Në fillim përgatitëm ftesa për një mbledhje të gjerë. I ndamë vetë derë më derë. Nga kjo u mblodhën shumë njerëz. Jemi treguar shumë të kujdesshëm me ata prindër që i kanë fejuar vajzat pa i pyetur. Në fund të fundit, ata janë njerëzit tanë, nuk duam aspak t'i ofendojmë. Dua, vetëm t'i bëjmë të vetëdijshë­m. Përgjigja e këtyre prindërve ishte, se nëse shkolla e mesme, do të rihapej në Torovicë, pra, afër shtëpive dhe kontrollit të tyre, atëherë po, atëherë ata do t'i dërgonin vajzat në shkollë, përndryshe, në asnjë mënyrë nuk lëshonin pe. Të njëjtën gjë thanë edhe prindërit e djemve, duke

 ??  ?? Nxënësit në Torovicë
Nxënësit në Torovicë
 ??  ?? Mbledhja e qeverisë së nxënësve
Mbledhja e qeverisë së nxënësve
 ??  ?? TOROVICA ( NGA SLLAVISHTJ­A, FUSHE E PLEHROSUR, PJELLORE)
TOROVICA ( NGA SLLAVISHTJ­A, FUSHE E PLEHROSUR, PJELLORE)
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania