Panorama (Albania)

Meta në 75- vjetorin e çlirimit të Skraparit: Bashkim rreth vlerave të Luftës

“Ngjarje shumë e rëndësishm­e, i dha një shkëndijë të fortë shpresës dhe besimit se vendi mund të çlirohej”

- ILIR META

Kreu i shtetit, Ilir Meta, mori pjesë dje në ceremoninë festive dhe përkujtimo­re të 75- vjetorit të çlirimit të Skraparit. Presidenti Meta, i shoqëruar nga krerët e pushtetit vendor, vizitoi dje Varrezat e Dëshmorëve, ku vendosi kurora me lule në shenjë respekti për dëshmorët. Meta u shpreh para të pranishmëv­e të shumtë, autoritete­ve vendore, veteranëve dhe banorëve të mbledhur në sheshin “Riza Cerova”, se “5 shtatori është një ngjarje e shënuar jo vetëm për Skraparin, por shumë e shënuar për të gjithë popullin tonë. Çlirimi i Skraparit ishte një ngjarje historike që ndodhi vetëm pak ditë para mbajtjes së Konferencë­s së lavdishme të Pezës. 5 shtatori shënoi një ngjarje shumë të rëndësishm­e, sepse i dha një shkëndijë të fortë shprese dhe besimi se vendi mund të çlirohej, që pushtuesi mund të thyhej. Skrapari i dha mbi 2 mijë partizanë Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare, duke i dhënë vendit 300 dëshmorë. Populli i Skraparit nuk do t’i harrojë kurrë sakrificat dhe heroizmat e patriotëve të tij”.

Është kënaqësi e veçantë që të marr pjesë sot në ceremoninë e 75- vjetorit të çlirimit të Skraparit. Një ngjarje shumë e shënuar, jo vetëm për popullin e Skraparit, por një ngjarje shumë e shënuar për Luftën Antifashis­te Nacionalçl­irimtare të popullit tonë. Në ngjarje, e cila ndodhi në kulmin e pushtimit fashist, për të dhënë një mesazh të fuqishëm shprese për çlirimin e të gjithë vendit. Një ngjarje që ndodhi vetëm pak ditë para se në Pezë të mblidhej Konferenca e lavdishme e Pezës, që bashkoi forcat më pozitive, më patriotike të popullit shqiptar në Luftën Antifashis­te Nacionalçl­irimtare. Pesë shtatori është një ngjarje shumë e rëndësishm­e për arsye sepse i dha një shkëndijë të fortë shpresës dhe besimit se vendi mund të çlirohej. Shpresës dhe besimit se pushtuesi mund të thyhej dhe Çorovoda qëndroi e papushtuar deri më 29 nëntor të vitit 1944, atëherë kur u çlirua i gjithë vendi. Populli i Skraparit ka arsye që të jetë krenar, jo vetëm se dha i pari mesazhin e çlirimit dhe të luftës kundër okupatorit, por sepse i dha mbi 2 mijë partizanë LANÇ- it, i dha mbi 300 dëshmorë kësaj lufte, djemtë dhe vajzat e tij më të mira. Por, njëkohësis­ht në Skrapar pavarësish­t nga 5 shtatori i vitit 1942 u zhvilluan disa nga betejat më heroike dhe më të përgjakshm­e të LANÇ-it. Populli i Skraparit nuk do të harrojë kurrë plagët e Zylyftar Veleshnjës dhe sakrificat e grupit të Skraparit në betejën e Tendës së Qypit, përkrah Brigadës I sulmuese, që është një nga betejat më të rëndësishm­e gjatë operacioni­t të dimrit. Apo beteja të tjera, si ato të Qafës së Gjarprit, të Qafës së Shkozës, ku shkëlqeu heroizmi i djemve dhe vajzave të Skraparit. Populli i Skraparit është krenar që në Vlushë u krijua një nga formacione­t më të lavdishme të të gjitha formacione­ve partizane, siç ishte Brigada VII sulmuese, ku djemtë dhe vajzat e Skraparit patën një rol shumë të veçantë, që nga çlirimi i vendit e duke kontribuar edhe përtej kufijve të vendit në luftë kundër nazizmit. Brigada XVI sulmuese, apo fakti që në Skraparin e çliruar u organizua Kongresi i Parë i Rinisë Antifashis­te. Ndaj jemi sot në këtë 5 shtator, jo vetëm për të përkujtuar 75- vjetorin e një ngjarjeje kaq kuptimplot­ë si çlirimi i Çorovodës dhe i Skraparit, por për t’u përkulur me nderim për të gjithë kontributi­n dhe sakrificat që populli i Skraparit dha për çlirimin e atdheut. Ashtu sikurse ju sot, për të dhënë mesazhin se duhet të qëndrojmë të gjithë të bashkuar më shumë se asnjëherë tjetër rreth vlerave më të mira të Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare, atyre të atdhedashu­risë dhe lirisë. Duhet të përkulemi me nderim përpara atyre që dhanë jetën, për- para atyre që luftuan dhe që sot nuk jetojnë më e sidomos të tregojmë kujdes maksimal për veteranët, që jetojnë dhe që u urojmë jetë të gjatë. Për të gjithë ata të cilët mbetën invalidë nga një luftë jashtëzako­nisht e kushtueshm­e dhe e vështirë dhe, po kështu, këto tradita të shkëlqyera t’i transmetoj­më te gjeneratat më të reja. Sepse vlerat e kësaj lufte për të garantuar pavarësinë e Shqipërisë, integritet­in e Shqipërisë dhe të ardhmen e Shqipërisë, janë të pavdekshme, janë të përjetshme dhe ne duhet t’i ruajmë ato si sytë e ballit. Ato na udhëheqin gjithmonë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe për brezat e rinj. Dhe, meqenëse jemi në prag të fillimit të vitit shkollor, u uroj të gjithë fëmijëve të mësojnë sa më shumë edhe mirënjohje më të madhe për mësuesit dhe njëkohësis­ht edhe dëshirën që së bashku me mësimet të punojmë të gjithë për të kultivuar te këta fëmijë, te këta të rinj, dashurinë për historinë e Skraparit, për vlerat e tij më të mira dhe kontributi­n që populli i Skraparit ka dhënë për zhvillimin e vendit, për lirinë e vendit, por edhe për pavarësinë e vendit. Të mos harrojmë që Skrapari dhe Berati kanë një kontribut të jashtëzako­nshëm për t’i paraprirë edhe 28 nëntorit të vitit 1912 dhe historia e Skraparit fillon edhe më herët sesa kaq. Prandaj, urime të gjithëve! Gëzuar 5 shtatorin!

 ??  ?? Meta dje në Skrapar
Meta dje në Skrapar
 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta dje gjatë ceremonisë në Skrapar
Presidenti Meta dje gjatë ceremonisë në Skrapar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania