Panorama (Albania)

Shqipëria barazon mes racizmit në Maqedoni, vuloset vendi i tretë në grup

Vlen edhe një pikë, kuqezinjtë ruajnë vendin e tretë në grup

- JORGIS MEMO

Vetëm barazim 1- 1 në Maqedoni, por mund të shkonte edhe më keq në një ndeshje ku kuqezinjtë ishin inekzisten­të në pjesën e parë dhe duhet t'i falen paraqitjes spektakola­re të Etrit Berishës, që mohoi gola të sigurt.

Edhe pse shënuam të parët me Odise Roshin, nuk ditëm të "vrisnim" takimin me rastin e Armando Sadikut. Këtë herë sulmuesi ishte njeriu- asist, ndërsa shpërdoroi një rast të pabesueshë­m për ta çuar ndeshjen në 0- 2. Më pas, e pësuam prej një penalltie të dyshimtë, me Roshin që ishte "engjëlli" dhe "djalli" kuqezi, teksa u bë protagonis­t i prekjes së topit me dorë brenda zonës.

PJESA E PARË

Në start, Shqipëria kërkon të qarkullojë topin, por e ka shumë të vështirë. Bardhi, Alioski dhe kapiteni Pandev janë gjithnjë të rrezikshëm sa herë prekin "sferën". Në 20 minutat e para, Maqedonia është shumë më kërkuese dhe arrin të rrezikojë portën kuqezi. Pandev dhe Bardhi tentuan të befasojnë Berishën me goditje nga jashtë zone, por portieri rezistoi. Loja e kuqezinjve është apatike, me Llullakun që nuk bën dot asnjë dalje në krahun e majtë. Mungon totalisht fantazia në mesfushë, saqë skuadra e ka të vështirë të mbajë topin në këmbë, qoftë edhe për disa sekonda. Në fund të pjesës së parë ka një "zgjim" të kuqezinjve, por nuk mjafton për t'i bërë dëm Maqedonisë. Kësisoj, skuadrat shkojnë në pushim me rrjeta të paprekura.

PJESA E DYTË

Panuçi godet me zëvendësim­et dhe Shqipëria rikthehet në identitet. Basha dhe Memushaj i japin qetësi lojës në mesfushë dhe goli nuk vonon. Një kundërsulm fantastik me protagonis­t kryesor Sadikun, që bën asistuesin, mbyllet në mënyrë të shkëlqyer nga Roshi. Këtu Maqedonia "fiket" dhe Kombëtarja shqiptare merr zemër. Memushaj është i papërmbajt­shëm, ndërsa Sadiku ka në dorë të mbyllë takimin. Por, në momentin kur pritej goli i dytë, sulmuesi humbet një rast ideal dhe ndeshja merr një tjetër rrjedhë pas minutës së 70- të. Vendësit bëhen më kërkues dhe pas disa tentativav­e të Alioskit fitojnë një penallti, që kthehet në gol nga sulmuesi i aktivizuar si zëvendësue­s, Trajkovski. Fundi është një makth më vete për Shqipërinë, që mbahet në lojë vetëm nga Etrit Berisha. Me një mbrojtje të shthurur herë pas here, sulmuesit maqedonas nuk u besojnë syve për rastet që humbin. Nestorovsk­i u eklipsua nga Berisha, atëherë kur mendohej se goli i dytë i Maqedonisë ishte i kryer. Tre minutat shtesë nuk sjellin asgjë, në një ndeshje që pritej të kishte tension, por në fund u mbyll me "fairplay" mes lojtarëve në fushë. Shqipëria ruan vendin e tretë, duke u shkëputur me 4 pikë nga Izraeli që pozicionoh­et i katërti.

 ??  ?? Dje gjatë ndeshjes
Dje gjatë ndeshjes
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania