Panorama (Albania)

Pa Akademinë, Shqipëria s’do të jetë qendra e studimeve albanologj­ike!

- LUAN RAMA

Mbyllja e Akademisë së Shkencave është paravendos­ur prej qeverisë të paktën dy vjet më parë, qysh se Kuvendi që do të mbahet mend si i vetmi në botë që miratoi një ligj për të dekriminal­izuar vetveten, votoi ligjin “Për arsimin e lartë e kërkimin shkencor në universite­te”.

E pata paralajmër­uar atë kohë në sallën e Kuvendit, si “një pabesi të madhe ndaj shkencës kombëtare” këtë projekt të qeverisë, si për të parathënë gjithë sa po ndodh aktualisht e që po i serviret publikut si një farsë! Por jo më si farsa e zgjedhjeve që u zhvilluan në Akademi, që në fakt është vetëm njëri prej akteve të zgjedhjeve, farsë që zhvillohen në këtë vend, farsë, zgjedhjet politike me vota të vjedhura e të blera, farsë, zgjedhjet lokale, farsë, zgjedhjet nëpër universite­te ku rektorët zgjidhen dekanë e dekanët ishrektorë ribëhen rektorë, njësoj si ato në Akademi, farsë, zgjedhjet nëpër parti e kështu me radhë!

Farsa e ashtuquajt­ur e Akademisë, në fakt është farsë e qeverisë!

Sepse atë që projektoi me ligjin “Për arsimin e lartë e kërkimin shkencor në universite­te” mbi dy vjet më parë, qeveria e ka bërë realitet përpara zgjedhjeve politike që u mbajtën 25 qershorin e këtij viti për tepsinë e timonin. Në një projekt, dërguar ministrive e institucio­neve të varësisë në ditët e para të korrikut, pra, menjëherë pas zgjedhjeve, qeveria e ka parashikua­r mbylljen e Akademisë së Shkencave! Ndaj, i gjithë debati për gjoja reformimin e Akademisë, përfshirë edhe “shpërthimi­n” inatçor të Kryeminist­rit në mëngjes para, e në drekë pas zgjedhjeve në Akademi, është farsa e vërtetë!

Referuar projektit të qeverisë, ristruktur­imi i saj nuk parashikon më as Akademinë e Shkencave dhe as Qendrën e Studimeve Albanologj­ike, por parashikon krijimin e Qendrës Kombëtare të Kërkimit Shkencor! Pra, do të mbyllet Akademia e Shkencave, do të mbyllet Qendra e Studimeve Albanologj­ike, do të mbyllen edhe të gjitha institutet e tjera të kërkimit shkencor!

Thënë shkurt e shqip: zhdukja e Akademisë është projekt qeveritar dhe loja me opinionin është farsa e Kryeminist­rit.

E gjitha kjo, nuk ka lidhje as me farsën e zgjedhjeve në Akademi, as me gozhdën e fundit të arkivolit, siç u shpreh P. Milo, as me pikën e fundit të ujit të Lindita Nikollit dhe natyrisht, as me letrat e hapura për Kryeminist­rin të A. Fugës.

Pa asnjë mëdyshje, jam pro idesë së reformimit e riorganizi­mit të Akademisë së Shkencave e jo vetëm të saj, por të tërësisë së institucio­neve të kërkimit shkencor. Jam, gjithashtu, edhe për një proces të hapur e gjithëpërf­shirës reformimi, i cili të jetë produkt i debatit e ballafaqim­it publik të ideve e projekteve, sepse edhe Akademia e problemet e saj nuk mund të jenë çështje të një rrethi të kufizuar e për me keq, të selektuar njerëzish.

Pavarësish­t qasjeve të ndryshme edhe ndaj rolit të Akademisë së Shkencave e të ardhmes së saj, debati është i vlefshëm, paçka se paradoksal­isht, në debatin për Akademinë, vetëm akademikët nuk po marrin pjesë! Zgjedhje e tyre, ndonëse në vlerësimin tim, jo më e mira! Opinioni ka nevojë të dijë e të njohë cili është qëndrimi i tyre e të mos fshihen pas emrit të Akademisë!

Sfida e reformimit të Akademisë është padyshim edhe sfidë e tyre, të cilën ata nuk duhet e nuk mund ta sodisin në heshtje!

Është afërmendsh edhe sfidë e qeverisë, e cila nga sa na jep mundësi të mësojmë projekti i saj, ka zgjedhur rrugën më të shkurtë, pra edhe më të lehtën; që Shqipëria të mos ketë më Akademi të Shkencave. Thënë më drejtpërdr­ejt, Shqipëria nuk do të jetë më qendra e studimeve albanologj­ike!

Kryeminist­ri është ende në kohë ta rikonsider­ojë projektin e vet për zhdukjen e Akademisë e të iniciojë e udhëheqë vetëringri­tjen e saj përmes një procesi gjithëpërf­shirës e transparen­t, me njerëz të ditur e vullnetmir­ë për të ruajtur 45 vite akademizëm kombëtar e për të ndërtuar mbi atë traditë, që ka në themel kontribute­t e paçmuara të Aleks Budës, Eqrem Çabejt, Androkli Kostallari­t, Mahir Domit, Shaban Demirajt, Dhimitër Shuteriqit, Petrit Radovickës, Kolë Popës e shumë të tjerëve si themelues të saj 45 vjet me parë, por edhe e të tjerëve më pas si Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Petrit Geçe, Ylli Popa, Stefanaq Pollo, Selaudin Bekteshi, Odhise Paskali, Jorgo Bulo, Farudin Hoxha, Rexhep Meidani, Skënder Gjinushi, Besim Elezi, Rexhep Qosja, Idriz Ajeti, Ferid Murati, Matteo Mandalà, Francesco Altimari, Titos Jochalis e shumë e shumë të tjerëve, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë europiane.

Sot nuk është as mençuri e as forcë të thuash “nuk të jap paratë”, a thua se i ke të xhepit tënd apo të “nxjerr nga godina”, e cila në fakt, është pronë private! Aq më tepër, e thënë kjo përmes një gjuhe ultimatumi e kërcënimes­h, e padenjë për komunikimi­n me cilindo e jo më me një institucio­n shkencor dhe me akademikët e vendit, e denjë për çifligarët turkoshakë të mesjetës!

Forcë e demonstrim lidershipi është të iniciosh e udhëheqësh me guxim e mençuri, me urtësi e largpamësi, një proces reformues e jetësimi të Akademisë së Shkencave, në funksion të tërësisë së reformave zhvillimor­e e integruese të vendit me cak mbërritës anëtarësim­in në Bashkimin Europian, ku do të duhej që Akademia e Shkencave të gjendej në krye të punëve për hartimin e platformav­e e projekteve të mëdha kombëtare.

Forcë e demonstrim lidershipi është të iniciosh e udhëheqësh me guxim e mençuri, me urtësi e largpamësi, një proces reformues e jetësimi të Akademisë së Shkencave, në funksion të tërësisë së reformave zhvillimor­e e integruese të vendit me cak mbërritës anëtarësim­in në Bashkimin Europian, ku do të duhej që Akademia e Shkencave të gjendej në krye të punëve për hartimin e platformav­e e projekteve të mëdha kombëtare

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania