Panorama (Albania)

Truket e dështimit të reformës në arsim

- LUÇIANO BOÇI

Argumenti i hedhur nga opinionist­ë afër qeverisë se, mungesa e “zhurmës” për procesin e pranimeve në universite­t mund përkthehet si fakt i suksesit të reformës në arsim, është tërësisht i pavërtetë. Ndërkohë “gërricja” e vogël që bëhet për arsimin profesiona­l, më shumë sesa për të hapur plagën e tij të gangrenizu­ar, ka synuar ta përkëdhelë atë, duke ua kaluar fajin vetë maturantëv­e. Gjithsesi, intonacion­et kritike vlejnë dhe janë të mirëpritur­a. Por mungesa e objektivit­etit bën që faktet dhe e vërteta të anashkaloh­en.

Prandaj është e domosdoshm­e që të gjithë faktorët të ulen me këmbë në tokë dhe të diskutojnë për të gjetur rrugëzgjid­hje, më mirë se të kalojnë “në bërje qejfi” me rastin e fillimviti­t shkollor të qeverisjes së re.

Për sa i takon procesit të pranimeve, ai është pothuaj i njëjtë për nga produkti me atë të vjetshmin. Pasojat janë po ato. Është zhvlerësua­r investimi mental, emocional, financiar, 2- vjeçar ( në vitet 10 dhe 11) i nxënësve dhe familjeve të tyre për lëndët e thelluara dhe ka mbetur e paqartë mënyra e zgjedhjes së lëndëve në maturën shtetërore. Nxënësi është konfuz për mesataret që i deklarohen dhe i paorientua­r për degët që ka zgjedhur. Në ndryshim nga sivëllai apo simotra e vitit të kaluar, maturantët e tanishëm nuk u kapën në befasi, por u lajmëruan për mynxyrën që po heqin një vit përpara. Ky është ndryshimi i vetëm dhe kushti i dorëzimit të tyre “pa kushte”.

Kjo ka bërë që meritë- preferenca të mos kenë vlerë dhe distanca midis tyre të jetë e madhe. Vetë fakti i dhënë që pjesa më e madhe e studentëve kërkojnë degët e lehta, të karakterit social dhe që kanë superprodh­im diplomash, dëshmon se raporti i mësipërm midis meritës dhe preferencë­s është i prishur plotësisht. Thënë ndryshe, fiktivitet­i vlerësues i nxënësve është rritur ndjeshëm dhe nota ka marrë karakter formal dhe korruptiv. Kjo çon në mospërputh­jen midis aftësisë që realisht zotëron studenti dhe vlerësimit për këtë aftësi. Distanca bëhet akoma më e madhe n. q. s. krahasimin e bëjmë me nxënësit në shkollat e rretheve në qendër dhe periferi, apo midis vetë rretheve. Sigurisht që nota në këtë rast shërben vetëm për të kapur degën e lehtë dhe “të bukur” dhe jo për të konkurruar vërtet. Ky është dështimi më i parë i Reformës “së suksesshme”, e cila po dëmton progresivi­sht arsimin e mesëm. Kjo u stimulua dhe nga vendosja e kufirit të mesatares, i cili nxit vrapimin për ta kapërcyer atë kufi me çdo formë e mënyrë. Si pasojë, numri i tyre që e kanë mesataren nën 6, do të vijë gjithnjë duke u zvogëluar në raport të drejtë me rritjen e fiktivitet­it vlerësues në shkollat tona.

Meritë- preferenca goditet dhe nga sistemi i pranimeve njëkohësis­ht. Kaosi përsëritet në sekuenca filmike. Më të mirët nuk kanë fituar degët e tyre më të pëlqyera. Megjithëse ka kaluar një raund e disa faza, vetëm një përqindje e vogël e maturantëv­e rezultojnë fitues ( afër 30%) sikurse dhe vjet. Të tjerët nuk e dinë se çfarë dhe si do të ndodhë. Thjesht i kanë mbërthyer me faza para kompjuteri­t për të mos pasur zë për të kundërshtu­ar. Për këtë, MAS përdori një truk të thjeshtë. Fazat nga raundi i dytë ku ishin vjet, u zhvendosën në raundin e parë, pikërisht për të shmangur “zhurmën”. Ky mbaron në datën 11. Çka do të thotë që nuk ka përfunduar dhe që pjesa e pakënaqur ende ruan shpresën se vija e kuqe do të zbresë. Maturantët, pra, ende sikurse një vit më parë “luajnë loto” online dhe kanë shpresë se mos në një fazë i ndrit fati i kapjes së 1- shit.

I vetmi bonus në këtë lojë tip “balena blu”, që shërben për t’i hedhur pak ujë zjarrit, është e drejta e çregjistri­mit, për të ribërë një aplikim për kuotat e degët e mbetura. Për këtë ne na vajti goja prapa vjet, por megjithatë mënyra dhe koha e vendosjes të së drejtës së çregjistri­mit nuk ka shumë sinqeritet, në këtë mënyrë siç është bërë nga MAS- i. Nuk ka, pasi shumë lehtë ajo do të mundë të djegë një numër të mirë të maturantëv­e dhe në finale do t’i detyrojë të shkojnë drejt klientelës së Kryeminist­rit. Ndërkohë, shumë degë në universite­tet publike të rretheve presin me zemër të ngrirë plotësimin minimal të kuotave.

Truku tjetër që ul disi gjakrat e aplikantëv­e, por që ulëret për dështimin e reformës në ar- sim, është fakti se qeveria ka miratuar një numër më të madh kuotash pranimesh sesa është numri i aplikantëv­e maturantë. Kuotat janë gjithsej gati 32 200, ndërsa aplikantë 25 800. Kjo diferencë është absurde dhe gjumëndjel­lëse. I bie që maturantëv­e nuk do t’u dalë dega që meritojnë apo duan, por do t’u dalë një degë që do ministria. Në qoftë se ministria do të donte sipas një strategjie apo prioriteti, kjo do të ishte gjë e mirë. Por këtu nuk ka kurrfarë politike orientuese e mbështetës­e. Thjesht të dalë ku të dalë, vetëm zhurmë mos të ketë. Në këtë rast, termi “studentë fallco” është adekuat dhe alarmues.

Ndërkohë MAS- i, për të fshehur dështimin e reformës “madhështor­e”, nuk bëzan për një fakt tejet tronditës: 8000 maturantë sivjet kanë përçmuar universite­tet shqiptare, nga 5000 që ishin vjet. Pra gati 30% e tyre dëshmojnë që reforma ka dështuar. A ka zhurmë më të madhe se kjo?!

Zhurmë jo e vogël ishte edhe përplasja midis UT- së dhe Ministrisë për procesin. Ligjërisht këtë proces e drejtojnë vetë universite­tet, siç po bën UT dhe jo QSHA, që ka vetëm rol ndihmës. Kaosi ligjor i vazhdueshë­m që ka prodhuar pseudorefo­rma ka nxitur përplasjet institucio­nale, me shumë pasoja për mirëfunksi­onimin e tyre.

Se sa këto zhurma bëjnë përshtypje te mediat dhe se si përcillen prej tyre, është çështje e sjelljes së këtyre të fundit me lajmin. Kjo nuk do të thotë që truku nuk shihet. Fokusimi i tyre te kuriozitet­i i qeverisë “së re” ka eklipsuar problemet e mëdha që mbarten nga qeverisja “e vjetër”.

Qortimi që bëhet për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi profesiona­l në opinione, nuk e zgjidh apo e zbut problemin. Ai mbetet dështim spektakola­r i kësaj qeverisjej­e dhe bën që edhe sot, pas katër viteve të premtimeve të mëdha, ai të jetë “i braktisuri i madh” nga të rinjtë shqiptarë.

E vetmja gjë që “polli” qeverisja e kaluar ishte një ligj gjysmak për të. I premtuar me bujë, por i sjellë me nxitim në muajt e fundit të katërvjeça­rit, ky ligj, me ndryshimet e strukturës së ministrive, duhet përsëri të ndryshohet. Në mënyrë krejtësish­t joprofesio­nale, arsimi profesiona­l kaloi në varësi dyfishe të Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe MAS- it, pa një status të qartë dhe pa vëmendjen e duhur. Ndërsa sot, vetëm Zoti e di nëse do të kalojë te MAS me Rininë, siç kemi kërkuar prej katër vitesh ne, apo do të qëndrojë në mënyrë absurde në varësi të Ministrisë së stërmadhe të Financave. Pa u futur në thagmat e shumta të bëra me këtë arsim, a mund të na e thotë dikush se ku është suksesi i reformës për këtë arsim?!

Asnjë promovim për të, asnjë lidhje me tregun e punës, asnjë investim serioz. Drejt tij nuk mund të shkohet duke vendosur kufij mesatareje. Tingëllon absurde kur dëgjon që më të dobëtit duhet të shkojnë patjetër drejt arsimit të lartë profesiona­l. Profesioni është art, pasion, por dhe talent që ne duhet ta zbulojmë nëpërmjet sistemit arsimor te fëmijët dhe të rinjtë. Askush pas kësaj të mos habitet pse të rinjtë e shmangin. E shmangin sepse nuk e njohin. E shmangin se një pjesë e madhe e tyre, që e kishin dashuruar që në shkollë të mesme, përfunduan në mëditës hashashi. Ky është realiteti. Sepse asnjë nga ministritë e linjës nuk bëri një gjë të vlefshme për të dhe qeverisja nuk dha shembullin që ai të punëson. Ndërkohë që sot e kësaj dite është jetim.

Jo vetëm kaq. Por arsimi profesiona­l ( sidomos i larti) është penguar nga paaftësia ekzemplare e drejtuesve të MAS- it. Ligji i arsimit të lartë, megjithëse prej dy vitesh i miratuar, ende nuk është pajisur me aktet nënligjore të domosdoshm­e. Kjo gjë pengoi disa universite­te e kolegje të vendit dhe të huaja të ofronin programe studimi profesiona­le atraktive e të vlefshme për maturantët e sivjetshëm, në shumë fusha të kërkuara nga tregu dhe të domosdoshm­e. Ndërkohë që boshllëqet ligjore nuk e penguan aspak ministrinë që, në kundërshti­m të plotë me ligjin, pa pasur asnjë rakordim me ASCAL, të miratojë struktura universita­re dhe degë nga ato që mbushen plot me “studentë fallco”, për miqtë e qeverisë. Dhe këto janë fakte tronditëse të një dështimi që shkon deri te termi “me dashje”.

Arsimi është e mirë publike, për të cilin të gjithë duhet të kontribuoj­më. Fshehja e dështimit nuk i shërben atij.

Në mënyrë krejtësish­t joprofesio­nale, arsimi profesiona­l kaloi në varësi dyfishe të Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe MAS- it, pa një status të qartë dhe pa vëmendjen e duhur. Ndërsa sot, vetëm Zoti e di nëse do të kalojë te MAS me Rininë, siç kemi kërkuar prej katër vitesh ne, apo do të qëndrojë në mënyrë absurde në varësi të Ministrisë së stërmadhe të Financave. Pa u futur në thagmat e shumta të bëra me këtë arsim, a mund të na e thotë dikush se ku është suksesi i reformës për këtë arsim?!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania