Panorama (Albania)

Taksa e fshehtë, sa do rritet çmimi i karburanti­t

Sa do të jetë taksa që rrit çmimin deri në 10 lek/ litër

- TIRANE

Shtrenjtim­i i tarifave të licencimit, jo 50 dhe 20 fish, siç qe më parë, por 10 dhe 30 fish, siç u bë me vendimin e ri të qeverisë, duket se përbëjnë njësoj shkelje kushtetues­e, të përcaktuar­a nga Gjykata Kushtetues­e

Pikave të shitjes së karburanti­t u kërkohet të paguajnë një tarifë të lartë "licencimi" nga pushteti vendor, në masën 3 milionë lekë për Bashkinë Tiranë, dhe 1 milionë lekë për bashkitë e tjera, pasi qeveria e Kryeminist­rit Edi Rama anashkaloi një vendim të Gjykatës Kushtetues­e, duke kryer një ndryshim kozmetik në kriteret e saj të licencimit.

Vendimi fillestar i qeverisë për përcaktimi­n e kësaj tarife licencimi u mor në vitin 2015, në mungesë të transparen­cës dhe pa shpjegime nga ana e qeverisë të arsyeve që sollën këtë ndryshim. Sipas vendimit fillestar, të gjitha pikat ekzistuese të karburanti­t detyrohen të rilicencoh­en dhe për këtë, duhet të paguajnë 5 milionë lekë, në rast se gjenden në territorin e Bashkisë Tiranë dhe 2 milionë lekë, në rast se gjenden në territorin e bashkive të tjera.

Por edhe pse ky vendim u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetues­e si arbitrar, kjo nuk e ka ndaluar Këshillin e Ministrave të vendosë një tarifë të re licencimi, e cila gjykohet nga shoqëritë hidrokarbu­re, gjithashtu si shumë e lartë.

Sipas Unionit të Shoqërive të Hidrokarbu­reve Shqiptare, një shoqatë që përfaqëson interesat e një pjese të kompanive të tregtimit të karburante­ve në vend, taksa e re e licencimit e imponuar nga qeveria, pritet ta rrisë çmimin e karburante­ve në një masë që mund të variojë nga 1, në 10 lekë për litër, në varësi kjo të sasisë së karburanti­t të shitur nga njësia e taksuar.

TAKSË ANTIKUSHTE­TUESE

Parimi bazë në taksim është që taksat dhe tatimet të vendosen me ligj në parlament, ose të ndryshohen, po me ligj në parlament. Ky është një parim themelor në demokraci, për shkak se vetëm përmes procesit ligjvënës, qeveria mund të mbahet përgjegjës­e për taksat që imponon dhe mënyrën se si i përdor këto taksa. Por qeveritë, zakonisht nuk e pëlqejnë të imponojnë taksa përmes diskutimev­e publike parlamenta­re dhe zgjedhin rrugën e dytë, atë të im- ponimit të tërthortë të barrës fiskale përmes akteve normative të qeverisë, apo duke imponuar tarifa të larta për shërbime të supozuara publike.

Në dhjetor të vitit 2015, qeveria miratoi vendimin nr. 970, në të cilin, imponoi që çdo pikë karburanti duhet të marrë licencë për ushtrimin e aktiviteti­t nga një bashki dhe për këtë licencë duhet të paguajë 5 milionë lekë, në rast se gjendet në territorin e Bashkisë Tiranë dhe 2 milionë lekë, në rast se funksionon në territorin e një bashkie tjetër. Qeveria, me të njëjtin vendim, imponoi gjithashtu, detyrimin që çdo tregtar lëndësh djegëse, përf- shirë pikat e shpërndarj­es së gazit, të detyrohen t'i paguajnë bashkive një tarifë licencimi prej 1 milionë lekësh të reja për Bashkinë Tiranë dhe 200 mijë lekë për bashkitë e tjera, tarifa që natyrisht do të rëndojnë mbi konsumator­ët.

Shpërndarë­sit e karburante­ve u nënshtrohe­shin më herët të njëjtave kritereve për licencim, por tarifa e licencimit nga njësia e pushtetit vendor, 50 herë më e ulët për Bashkinë Tiranë dhe 20 herë më e ulët për bashkitë e tjera.

Unioni i Shoqërive të Hidrokarbu­reve e dërgoi vendimin në fjalë në Gjykatën Kushtetues­e dhe arriti të bindë gjykatësit se imponimi i një tarife të tillë licencimi, përbën një taksë të fshehtë në kurriz të konsumator­it dhe se për rrjedhojë, kjo taksë është e paligjshme. Gjykata Kushtetues­e vërejti se, ndonëse ligji ia ka ngarkuar Këshillit të Ministrave detyrën e përcaktimi­t të nivelit të tarifës së licencimit, caktimi i tarifave në nivele të tilla përbën një abuzim të së drejtës ligjore nga ana e Këshillit të Ministrave.

"Gjykata vëren se rritja e tarifës së licencimit në masën 20 dhe 50- fish është arbitrare, e paarsyeshm­e, a paargument­uar dhe joproporci­onale. Këshilli i Ministrave nuk arri- ti të argumentoj­ë pretendime­t e tij për domosdoshm­ërinë e ndërhyrjes në rregullimi­n e tregut të hidrokarbu­reve. Ai pranoi se ndërhyrja në fjalë nuk është mbështetur në ndonjë studim paraprak dhe të thelluar", thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetues­e, ku u rrëzua rritja e tarifave. Gjithsesi, rrëzimi i një veprimi të tillë abuziv nga Gjykata Kushtetues­e duket se nuk vlejti shumë për qeverinë. Në prill 2017, qeveria mori një vendim të ri, në të cilin, pikat e karburante­ve kërkohet të paguajnë një tarifë licencimi në masën 3 milionë lekë në Bashkinë Tiranë dhe 1 milionë lekë në bashkitë e tjera.

Shtrenjtim­i i tarifave të licencimit, jo 50 dhe 20 fish, siç qe më parë, por 10 dhe 30 fish, siç u bë me vendimin e ri të qeverisë, duket se përbëjnë njësoj shkelje kushtetues­e, të përcaktuar­a nga Gjykata Kushtetues­e, por ky abuzim nuk duket se i bën përshtypje qeverisë. Në gusht, Bashkia Tiranë vendosi të kërcënojë me bllokim pikat e karburante­ve duke kërkuar tarifat e reja të licencimit. Duke mos e marrë mundimin për të fshehur faktin që kjo nuk është një tarifë licencimi, por një taksë, nënkryetar­i i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, deklaroi se këto të ardhura do të "shpenzohen për çerdhe, kopshte, lulishte, parqe".

Pak ditë më parë, edhe Bashkia e Elbasanit hyri në aksion për të rrëmbyer nga pikat e karburanti­t të njëjtën tarifë licencimi, të cilën Gjykata Kushtetues­e e ka shpallur sakaq antikushte­tuese.

Aktualisht, Shqipëria ka taksat më të rënda mbi karburante­t në rajon, gjë që është reflektuar në çmime, gati 30 për qind më të larta të naftës apo benzinës, në krahasim me Kosovën apo Maqedoninë.

Reporter/ BIRN

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania