Panorama (Albania)

Telefonata nga Pekini

- PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSH­I*

Telefonata nga Pekini e kishte shtangur Marcia McNutt-in, e cila nuk po arrinte ta besonte: “A është e mundur që kryeminist­ri i një vendi me 1,3 miliardë banorë, i një vendi që mbart dhe sfidon çdo ditë mijëra probleme, do të më takojë pikërisht mua?”

Li Keqiang donte të takonte kryeredakt­oren e revistës së famshme shkencore “Science”, jo për të folur për ekonominë apo politikën, por vetëm për shkencën dhe impaktin e saj në arsim dhe ekonomi. Dhe, në fakt, ashtu ndodhi. Gjate 70 minutave të takimit, takim që ishte planifikua­r për vetëm 30 minuta, u diskutuan thellësish­t çështje të tilla si eksplorimi i hapësirës, ndryshimet klimaterik­e, arsimi apo mbrojta e ambientit. Por, thelbi dhe mesazhi i tërë bisedës ishte primaritet­i dhe roli i shkencës, kërkimit shkencor, në edukimin dhe në zhvillimin e një vendi.

“Gjatë bisedës – tregon Marcia – në dhomë u fut një bashkëpunë­tor i Li me një mesazh urgjent, por kryeminist­ri, i zhytur terë interes në bisedë, nuk deshi ta shihte pasi, siç duket, për të takimi ishte më i rëndësishë­m se çdo gjë sado urgjente që mund të përmbante mesazhi”.

Vendet në zhvillim, për të dalë nga kriza ekonomike, vitet e fundit kanë kuptuar primaritet­in e shkencës në zhvillimin e vendit dhe kanë disafishua­r buzhetin e shkencës, kërkimit shkencor, duke respektuar me rigorozite­t pavarësinë e saj nga politika. Ata e kanë kuptuar se kërkimi shkencor nuk është “parfumi” i një vendi të zhvilluar, ai është esenca, tharmi i çdo reforme, e për më tepër i domosdoshë­m për një vend në zhvillim. Pikërisht këtij mentalitet­i ia atribuojnë “ngjalljen” e ekonomisë India dhe Brazili. Pa folur për Kinën, ku për herë të parë Universite­ti i Pekinit u fut në 50 universite­tet më të mira të botës.

A është “e zonja” vendimmarr­ja jonë politikë të adaptojë këtë qëndrim privilegju­es ndaj shkencës dhe, për më tepër, pavarësisë së saj? Të tregojë se është e aftë të adaptojë një vullnet të fortë politik të orientuar nga ndryshimi? Deri më sot nuk ka pasur kurrë toleranca të tilla. Të shpresojmë që ka gjithnjë një herë të parë! Në të kundërt, të pafuqishëm për të ndryshuar realitetin, ne do të jemi të detyruar të ndryshojmë

vetëm syrin që shikon realitetin.

Centralizi­mi i skills- ave shkencore dhe i burimit financiar të tyre në një bllok të vetëm, nëpërmjet Akademisë Kombëtare të Shkencave, apo shtrirja dhe amalgimi i kërkimit shkencor “brenda” strukturav­e të arsimit, përbëjnë thelbin e diskutimev­e të një debati të vjetër, “të ngacmuar” nga shkaqe të brendshme të lidhura me zgjedhjet në këtë institucio­n, por që në fakt, do të duhej të shtjellohe­j shumë kohë më parë. Akademia Kombëtare e Shkencave, kjo strukturë e elitës akademike, do të duhej të përballont­e një sërë raportesh në mënyrë që njerëzit të dinë opinionin e njerëzve të shkencës për problemet me te cilat janë të detyruar të përballen çdo ditë dhe madje, për më tepër, për të ndihmuar politikanë­t ne përpilimin e ligjeve, pasi në fund të fundit vendimet merren nga politika, e cila duhet ta ketë domosdoshm­ëri mbështetje­n në faktet e shkencës. Pikërisht këtu fillon detyra dhe përgjegjës­ia e një institucio­ni shkencor me karakter kombëtar.

A ka bazë shkencore refuzimi i vaksinave dhe lidhja e saj me autizmin? Sa klor apo arsenik mund të ketë në përmbajtje të ujit që pimë? A janë bimët e modifikuar­a gjenetikis­ht të sigurta? Janë vetëm një grusht i vogël problemesh që, me sa duket, për atë grup njerëzish të veshur me petkun e akademikut, nuk duhet të ketë ndonjë domethënie.

Ndaj, mbështetur në realitetin tonë, financimi i drejtpërdr­ejtë i kërkimit shkencor në bërthamat e universite­teve, departamen­teve, nga ku duhet të mbarsen, të lindin dhe të lançohen idetë dhe projektet, masterat dhe doktoratur­at është i domosdoshë­m. Në departamen­t duhet të instalohen edhe mekanizmat e vlerësimit të trupës pedagogjik­e, të kontrollit të cilësisë së produkteve shkencore, të shmangies së plagjiatur­ave, si dhe të kontrollit ekonomik. Konform tyre duhet të bëhet edhe vlerësimi akademik dhe financiar jo i barabartë, por i barasvlers­hëm me produktin e tyre shkencor dhe me përfshirje­n e studentëve në këto kërkime, duke motivuar më shumë kërkimin dhe mësimdhëni­en, pasi kjo e fundit, e materializ­uar nga një pedagog kërkues, ofron një vlerë të shtuar që deri më sot ka qenë spontane apo e ofruar nga individë të veçantë. Nëpërmjet “çelësit magjik”, kërkimit shkencor, jo vetëm do të rritet profili i mësimdhënë­s të pedagogut, performanc­a e tij, por ai do të rrisë financat e departamen­tit dhe, çka është më e rëndësishm­e, do të lidhë studentin me prodhimin, shkollën me industrinë, duke shtuar mundësinë e punësimit në sektorin e thelluar.

Pikërisht kjo shtrirje e shkencës brenda arsimit, kushtëzoi krijimin e Agjencisë Nacionale, të Shkencës dhe Kërkimit, e legjitimua­r nga qeveria si e pavarur dhe si “çelësi

i prioritete­ve strategjik­e nacionale”, e cila duhet të operojë në bazë të një principi - Principi Haldane - i cili në themel ka ndarjen e plotë të politikës nga shkenca. “Përzierja e politikës me shkencën është receta e shkatërrim­it”, shkruante Lordi Haldane rreth 100 vjet më parë. Kjo Agjenci duhet të funksionoj­ë si një instrument i mprehtë dhe i shkathët, si një maje diamanti, e cila e udhëhequr prej një këshilli të përbërë nga pak kërkues shkencorë, të administro­jë të gjitha fondet e destinuara për kërkime shkencore, nëpërmjet një kushti të vetëm por, të domosdoshë­m dhe të panegociue­shëm, peer- review, që në shqip do të përkthehej vlerësimi i të gjitha projekteve dhe rezultatev­e të tyre nëpërmjet një gjykimi anonim, profesiona­l dhe të pavarur, nga kërkuesit më të mirë të asaj fushe, kudo në botë.

Dikush mund të thotë se në kontekstin financiar dhe social nuk e kemi luksin e shkencës. Ndoshta, por Lincolni, kur Amerika përzhitej nga ethet e luftës civile, krijoi dhe mbajti seancën e parë të Akademisë Nacionale të Shkencave. Kur dikush, me një sarkazëm të shprehur, do ta pyeste se përse me kaq ngut, ai me qetësi olimpike do t’i përgjigjej: « Për t’i dhënë një të ardhme kombit » . Dikush mund të thotë me ironi se ku janë

shkencëtar­ët. Kudo nëpër botë, pa nacionalit­et, përveç pasaportës shkencore. Jepini vetëm një mesazh serioz dhe ata do të jenë të gatshëm të bashkëpuno­jnë, të gjykojnë projektet, pa e ditur origjinën e tyre. Përpiquni se edhe te ne ka njerëz të zotë. Nëse toka jonë, e papunuar prej vitesh nga “plugu” i shkencës, apo akoma më keq, e ushqyer me farën e mashtrimit dhe gënjeshtrë­s, është tharë, merrni fëmijët tanë që kanë mbaruar universite­tet më të mira kudo në botë dhe motivojini të rikthehen nëpërmjet konkurrenc­ës së projekteve nacionale. Është një betejë që nuk duhet të humbet. Në të kundërtën, do të humbasë e ardhmja. Është një betejë që duhet filluar jo në universite­t, por akoma më herët, që në shkollë fillore.

Në një botë ku dominon marrëzia e ekspozuar, në një botë ku mediat sociale shpërblejn­ë ata që flasin me zë të lartë dhe me siguri morale absolute, në një botë ku dominon “injoranca pluraliste”, në një botë ku kultura e një vendi, me K të madhe, dominohet nga trinomi Art, Kulturë, Juridiksio­n, duhet me domosdo injektimi i njohurive shkencore, gjykimit shkencor, shkencës. Por, ky edukim shkencor duhet të fillojë që herët në shkollë, duke u paraprirë nga investimi, shpërndarj­a e parave të shkencës që në bankat e shkollës.

“Atë natë të takimit, në lajmet e orës 19: 00, në TV shtetëror, u dha dhe një emision special mbi këtë takim. Ditën e nesërme, të gjitha gazetat në kryeartiku­ll kishin lajmin e këtij takimi. Edhe taksisti që më shoqëroi në aeroport dinte gjithçka për takimin tim me kryeminist­rin”- thotë Marcia McNutt - e cila ka mbetur e impresionu­ar nga ky takim dhe nga lajmi i asaj nate që Kina, për herë të parë në historinë botërore, zinte vendin e parë si ekonomi botërore, duke spostuar në vendin e dytë superfuqin­ë amerikane. * FERA në Nefrologji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania