Panorama (Albania)

Struktura e re, si do shkrihen agjencitë nga Ministria e Arsimit

Denoncimi i Luan Ramës: Projekt i Qeverisë së Tepsisë, është parashikua­r përpara zgjedhjeve zhdukja e Akademisë së Shkencave

- ARISTIR LUMEZI

Qeveria ka gati skemën e re të institucio­neve dhe agjencive që do të ristruktur­ohen.

Pas raportit të grupit të punës që u bë pjesërisht publik në Asamblenë Kombëtare të PS- së nga Niko Peleshi, të gjitha ministritë kanë bërë gati shkrirjen e institucio­neve të varësisë. Do të jenë rreth 40 institucio­ne, agjenci dhe inspektora­te që do të pushojnë së ekzistuari, ndërsa funksionet e tyre do të përqendroh­en në agjencitë e reja që do të krijohen. Nënkryetar­i i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, bëri publike dje një tabelë të agjencive të reja që krijohen në Ministrinë e Arsimit nga shkrirja e disa prej institutev­e dhe agjencive aktuale. Tabela duket se është projekti që Ministria e Arsimit do t’i paraqesë mbledhjes së qeverisë ku në Qendrën Kombëtare të Kërkimit Shkencor do të përfshihen Akademia e Shkencave, Qendra e Studimeve Albanologj­ike dhe shumë institute për kërkim- zhvillim. Gjithashtu, Agjencia për Zhvillimin dhe Financimin e Shkencës dhe Inovacioni­t do të ketë në përbërje të saj edhe Agjencinë Kombëtare të Certifikim­it Elektronik, Agjencinë e Kërkimit dhe Inovacioni­t dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacio­nit. Tek Entet Rregullato­re të kësaj ministrie, Autoriteti Shqiptar për Cilësinë e Arsimit Parauniver­sitar do të shndërrohe­t në Inspektora­tin e Arsimit.

DENONCIMI Nënkryetar­i i LSI- së, Luan Rama, në një status të tij në Facebook, shprehet se qeveria kishte parashikua­r shkrirjen e shumë agjencive dhe institucio­neve, përfshirë edhe Akademinë e Shkencave para zgjedhjeve të 25 qershorit. “Në dokumentin e mëposhtëm, projekti i Qeverisë së Tepsisë; është parashikua­r përpara zgjedhjeve të 25 qershorit zhdukja e Akademisë së Shkencave! Siç vërehet, nën Ministrinë e Arsimit, Kulturës, Inovacioni­t, Rinisë dhe Sporteve është parashikua­r edhe Qendra Kombëtare e Kërkimit Shkencor, në të cilën do të përfshihen Akademia e Shkencave + Qendra e Studimeve Albanologj­ike + shumë institute për kërkim shkencor!”, shkruan Luan Rama. Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, tha dy ditë më parë se do të shkrihen të gjitha agjencitë apo institucio­net me 10 punonjës, ndërsa punonjësit nuk do të largohen nga puna. “Unë kam 4 vite në qeveri dhe nuk e dija që ekziston Agjencia për Shërbime Shëndetëso­re për Personalit­etet, një rudiment i së kaluarës. As kolegët e mi nuk e dinin dhe nuk kanë marrë ndonjëherë shërbim dhe nuk është e nevojshme në këtë kohë. Ne propozojmë shkrirjen e saj dhe përqendrim­in e shërbimeve te Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare. Të gjitha institucio­net që kanë nën 10 punonjës do të shkrihen, punonjësit nuk do të largohen, nuk do të dalin të papunë, por do të bashkohen me një institucio­n tjetër me funksione të ngjashme apo të afërta”, tha Peleshi. Sipas tij, cilësia e administra­tës do të shkundet, njerëzit ankohen për shërbimet, nuk u intereson kostumi politik i punonjësit. “Dëgjesat filluan pas zgjedhjeve dhe do të institucio­nalizohen. Elementi koalicion e ka përkeqësua­r situatën sa i takon cilësisë së shërbimeve. Kur janë institucio­ne që u përkasin partive të ndryshme, pra kanë drejtorë që janë prodhuar politikish­t nga aleatët, por dhe brenda nesh kemi pasur probleme”, tha Peleshi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania