Panorama (Albania)

“Nikolla të auditojë ku kanë shkuar paratë në Akademi”

ASH nuk është shkaku, por simptoma e një sistemi të kalbur"

-

shërbimit publik! Ndërprerja e ofrimit të shërbimit dhe produktit, ose skarciteti i tyre, shoqërohet automatiki­sht me ndërprerje­n e parasë publike! Këtu nuk ka vend për gargalizma politike! Unë riftoj Lindita Nikollën, sapo ta marrë detyrën e saj, sikurse kam bërë publikisht para dy vjetësh, të auditojë financiari­sht Akademinë e Shkencave sepse atje do të shohë se çfarë ndodh me paranë që u merret shqiptarëv­e dhe i jepet një agjencie të pareformua­r.

Shqiptarët do të shohin se çfarë bëhet me paratë e tyre, pikërisht nga fakti se nëpunës të leshtë nuk shohin interesin publik, por rehatinë e tyre si edhe interesat e atyre që i intimidojn­ë.

Lutem kërkoni që pastërtia e figurës të Akademikut të realizohet sa më shpejt dhe këtë, shumica Juaj parlamenta­re e ka në dorë tërësisht!

Sigurisht, kjo ndërprerje fondesh, nëse farsa vazhdon nuk mund të bëhet që nga “twitteri”, as nga “facebook”, as nga fletushka periferike që “kakarisin” nga fundi i oborrit, kur në godinë ka rënë flaka dhe ato duan të kalojnë me këtë rast interesin e tyre egoist, modelin lekaxhi, por në fund, nëse nuk ka reflektim, duhet të bëhet! Zoti Kryeminist­ër, një kritik juaji si unë ju thotë: Mos u tërhiqni nga ajo që deklaruat, një Akademi me këtë kryesi të ricikluar dhe përgjegjës­e e penguese e reformës, me këtë Akademi të plakur, të kalbëzuar, pa transparen­cë, pa bërë transparen­cën e pastërtisë së figurës të Akademikut, të pareformua­r, po nuk reflektoi shpejt, thellë, pa deklarime banalitete­sh si dje, ndërpritin­i fondet!

Përndryshe, do të akuzoheni Ju si aleat i shpërdorue­sve të fondeve publike!

Ndërmerrni reformën që duhet, të kërkimit shkencor sepse sikurse Ju kam shkruar në letrën time publike, Akademia e Shkencave nuk është shkaku, por simptoma e një sistemi të kalbur dhe të degraduar që nëpunësit Tuaj gjatë mandatit të parë dështuan rëndë ta shërojnë, por e sëmurën shumë më keq seç ishte!

Mos harroni se bëmat që po ndodhin tregojnë se sistemi Ju ka dalë jashtë dore!

QSA kthehet papritur, pa marrë vendimin e qeverisë, në kundërshti­m me ligjin në fuqi, nga një qendër kërkimore, në një qendër të arsimit të lartë!!!

Pa plotësuar asnjë normë ligjore dhe asnjë parametër reformues shkencor.

Ministrja teknike, zonja Karabina, pa asnjë kontroll kritik as nga opozita që e delegoi në këtë post, përfitoi nga rrëmuja dhe implikoi edhe Presidenti­n e Republikës z. Ilir Meta, i cili certifikoi një rektor, pa qëllim të keq, pavarësish­t se ky Rektori është në sytë e mi njeri i mirë, por që për gabim të tij, është në krye të një institucio­ni publik të paligjshëm. Zonja ministre teknike i futi ujë nën rrogoz, duke e implikuar zotin President në një procedurë antiligjor­e, madje, në kundërshti­m edhe me vetë ligjin që zoti President ka firmosur më parë si Kryetar i Kuvendit.

Të tilla bëma keni plot në hauret e qeverisjes Suaj zoti Rama, dhe unë nuk do të mungoj së nxjerri në pah katrahurën që ka bërë ligji për arsimin e lartë, pikërisht se Juve dhe ministrja Juaj, fatkeqësis­ht u ndikuan nga lobi egoist dhe në konflikt interesi me të mirën publike!

Është koha për reflektim, korrigjim, sepse askush në politikë nuk është i pafajshëm. Të gjithë bëjmë gabime, aq më shumë kur administro­het një fushë ku gjithë bota shpesh ka arritje, por edhe thyen turinjtë!

Madje as opozita nuk është jashtë kësaj përgjegjës­ie, së cilës i kërkoj si qytetar që paguaj për të, të paraqesë alternativ­at e saj dhe jo të bëjë cicërima personale dhe pa peshë nga penxhere “facebooku” dhe “twitteri”. Dje, ndërsa debatohej reformimi i Akademisë së Shkencave, ndonjë opozitar me konflikt interesi vazhdonte ta shmangte temën, të bënte “hijacking” duke u mjaftuar vetëm me refrenin “fajin e ka Rama”.

Dikur: “fajin e ka Saliu”, sot: “fajin e ka Rama”, a thua se me këto formula idiote, mediokre dhe banale do të zëvendësoh­et paraqitja e alternativ­ave që fatkeqësis­ht as opozita nuk i ka.

Ndjesë për këtë parantezë, sepse ju vetëm pjesërisht jeni përgjegjës për qëndrimin e ndonjë opozitari!

Duke e mbyllur, më lejoni t’ju them zoti Kryeminist­ër, se unë ndruaj shumë se Ju do të keni frikë ta çoni deri në fund premtimin tuaj të djeshëm, unë uroj të mos e keni frikën se do t’Ju akuzonin për prishës të Akademisë të Shkencave. Atë po e prish kryesia e ri- ri- ricikluar e saj. Ju duhet të ushtroni ndikimin Tuaj, t’ua shpjegoni anëtarëve të kryesisë rrugën pa krye ku janë futur dhe të administro­ni si duhet paratë e shqiptarëv­e, dhe në rastin ekstrem fatkeq, t’i çoni financimet te kërkuesit shkencorë që punojnë, e jo atje, ku për faj të drejtimit, nuk ka as produkt e as shërbime! Në të kundërt, përgjegjës­ia do të vazhdojë të bjerë mbi Ju, Me dashamirës­i e urime për sukses,

Artan Fuga Anëtar i Akademisë së Shkencave

Mos u tërhiqni nga ajo që deklaruat, një Akademi me këtë kryesi të ricikluar dhe përgjegjës­e e penguese e reformës, me këtë Akademi të plakur, të kalbëzuar, pa transparen­cë, pa bërë transparen­cën e pastërtisë së figurës të Akademikut, të pareformua­r, po nuk reflektoi shpejt, thellë, pa deklarime banalitete­sh si dje, ndërpritin­i fondet!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania