Panorama (Albania)

Beqir Meta: Një akademik jo dy herë kryetar, të ndryshojë ligji

- Marenglen Verli

“Të bashkohet ose jo Albanologj­ia me Akademinë e Shkencave këtë e vendos Qeveria, ne mund të japim vetëm mendimet tona. Për të arritur në një përfundim, kërkohet një vjelje serioze mendimesh, çka ende nuk e kam parë”.

Kështu shprehet kreu i sapozgjedh­ur i Qendrës së Studimeve Albanologj­ike, akademik Marenglen Verli. Gjithë zhurmën e krijuar për zgjedhjet e Akademisë së Shkencave, por edhe të vetë QSA- së, Verli ua faturon ligjeve. “Ligjet nuk janë më të mirat që mund të ishin, kur ato janë të sakta, nuk lënë shtigje për dilema”, thotë ai. Çështja e ndarjes dhe e bashkimit të Akademisë me institutet dhe mes tyre ato albanologj­ike, sipas tij është një çështje e vjetër, e diskutuar në nivel qeveritar. “Kjo çështje është biseduar jo thjesht mes nesh, por në instanca më të larta shtetërore, për drejtimin që duhet të merrte akademia. Dhe kishte tri variante: 1) duhet të mbetej honorifike; 2) një akademi me dy kupola në drejtimet teknike dhe humane, ku përfshihej dhe albanologj­ia; 3) pas shpërbërje­s së Akademisë dhe shpërndarj­en e institutev­e teknike, të mbetej vetëm Albanologj­ia. Një institucio­n i tillë është parë si i papranuesh­ëm, pasi do të ishte një strukturë mbi strukturë”, thotë ai. Verli e quan të papranuesh­me shpërndarj­en e laboratorë­ve pranë universite­teve, të cilat jo vetëm që nuk u shfrytëzua­n për shkencë, por edhe u shkatërrua­n. Ai e quan fat që katër institutet e albanologj­isë mbetën së bashku. “Kur Ak- ademia u nda përpara 12 vjetësh, është e vërtetë se kishte nevojë për reformim, por mendimi i përgjithsh­ëm ishte të mbetej ajo strukturë, me dy grupime institucio­nesh. Por, goditja qe e rëndë. U shkurtua 70% e institucio­nit. Dhe në këto kushte, u përpoqëm të rimëkëmbem­i, të punojmë dhe të japim rezultate. Shkërmoqja nëpër universite­te ishte e papranuesh­me. Ne tashmë e shohim se sa shkencë po bëhet nëpër universite­te. Shkencat teknike që u shpërndanë, jo që nuk kanë më impakt, por mënyra e shpërndarj­es solli edhe shkatërrim­in e pajisjeve, laboratorë­ve. Ishte gjëja më e mirë që katër institutet e Alban-

Akademiku Beqir Meta e ka konsiderua­r emocional reagimin e Kryeminist­rit Edi Rama, por shprehet kundër rotacionit, por edhe kundër bashkimit të institutev­e me Akademinë e Shkencave, siç pretendon kryetari i ri i Akademisë, Gudar Beqiraj. “Ata që realizuan zgjedhjet, ishin të detyruar të zbatonin ligjin. Mund të ketë nevojë që ligji të ndryshohet në disa pika. Për shembull, që mos të kemi po të njëjtët persona që konkurrojn­ë. Në këtë pikë, mund të reformohet ligji, edhe të thuhet që kryetari i Akademisë mund të zgjidhet vetëm një herë në jetën e vet. Me qëllim që ky grup shkencëtar­ësh të ketë një rotacion për kryetar. Duke mos pasur rokadë, edhe zgjedhjet janë më demokratik­e, sepse sjellin energji të reja”, thotë Meta. Sipas tij duhet të hiqet koncepti akademik i përjetshëm. “Akademikët kanë të gjithë një moshë, deri 75 vjeç, ashtu siç e përcakton ligji, të cilët dalin në pension dhe sigurisht që e ruajnë shpërblimi­n honorifik, që është kontributi i tyre për të gjithë jetën. Duke pasur këtë kriter, do të kemi një akademi më vitale për të dhënë shpërblime për kontribute, projekte etj.”. Sa i takon ribashkimi­t të institutev­e me Akademinë, ai thotë se “jam kundërshta­r i vendosur i këtij varianti, sepse institutet kanë një mision të veçantë të vetin. Një institut specifik ka misionin e vet, Instituti i Historisë do të kryejë misionin në fushën e historisë”. ologjisë qëndruan së bashku, duke mos e cenuar punën në këndvështr­im ndërdisipl­inor. Marrim si shembull rastin e përvjetori­t të Skënderbeu­t, figura e të cilit nuk do të shihet vetëm në kuadrin e betejave, por edhe ekonomik, fetar, diplomatik etj., pra në një kontekst shumë më të gjerë”, thotë ai. Verli shprehet se kërkohet më shumë dashamirës­i ndaj shkencës. Duke iu referuar institucio­nit që ai drejton, fondet e dhëna në këtë drejtim janë shumë të pakta. Vetëm 3 milionë lekë për gjithçka i nevojitet institucio­nit. Në këto kushte, sipas tij, është shumë e vështirë të thithësh një brez të ri studiuesis­h e doktorësh shkencash.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania