Panorama (Albania)

Basha në Asamblenë e PPE: Reformim i sistemit zgjedhor

“T’i japim fund historisë së manipulimi­t të zgjedhjeve”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, shqetësimi­n e tij për manipulimi­n e zgjedhjeve të 25 qershorit në Shqipëri, e ka ndarë me krerët e Partive të djathta europiane.

Basha po merr pjesë në punimet e asamblesë së PPEsë, që po zhvillohet në Kopenhagën, dhe gjatë fjalës së mbajtur në këtë asamble, ka ndarë edhe gjithë problemati­kat që shoqëruan zgjedhjet parlamenta­re në Shqipëri. Kreu i Partisë Demokratik­e ka deklaruar se, në vendin tonë është domosdoshm­ëri për demokracin­ë, por edhe për vetë opozitën reformimi i sistemit zgjedhor. Sipas Bashës, është pikërisht sistemi aktual zgjedhor që lejon edhe mundësinë e tjetërsimi­t të vullnetit të zgjedhësve. “Është e rëndësishm­e për opozitën dhe vetë demokracin­ë në Shqipëri, reformimi i sistemit zgjedhor, për t’i dhënë fund përgjithmo­në historisë së manipulimi­t të zgjedhjeve”, deklaroi kreu i PD-së, Basha, gjatë fjalës së mbajtur në asamblenë e PPE-së. Gjithashtu, kreu i opozitës, para krerëve të partive të djathta europiane prezantoi edhe vizionin e tij për të ardhmen e PD- së dhe të opozitës në vendin tonë. Sipas burimeve nga Partia Demokratik­e, Basha, gjatë kësaj asambleje ka diskutuar edhe mbi përballjen me sfidat për integrimin europian të vendit, ku edhe ka marrë mbështetje­n e partnerëve europianë në këtë proces. Kreu i PD-së mori gjithashtu premtimin për vazhdimin e mbështetje­s direkte politike të PPE- së dhe partive simotra për Partinë Demokratik­e, përfshirë mbështetje­n me këshillim dhe asistencë, në lidhje me strategjin­ë dhe alternativ­ën opozitare.

SEANCA Kreu i Partisë Demokratik­e pritet të mbledhë pas kthimit nga asambleja e PPEsë, grupin e tij parlamenta­r për të përcaktuar strategjin­ë e opozitës në nisje të sesionit të ri parlamenta­r. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 9 shtatorin si ditën në të cilën do të nisë edhe sesioni i ri par- lamentar dhe deputetët e PDsë ende janë të paqartë për mënyrën se si do të organizohe­t jeta parlamenta­re. Gjatë mbledhjes së grupit par- lamentar, Basha pritet të paraqesë edhe emrat e tre drejtuesve të komisionev­e që do të drejtojnë PD në parlament dhe gjithashtu, emrat e nënkryetar­ëve të komisionev­e të tjera. Me interes pritet edhe vendimi që Basha do të marrë për mënyrën se si demokratët do të kundërshto­jnë propozimin e Ramës, për të qenë Gramoz Ruçi në krye të Kuvendit të Shqipërisë dhe Fatmir Xhafaj në krye të Ministrisë së Brendshme.

 ??  ?? Basha në Asamblenë e PPE
Basha në Asamblenë e PPE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania