Panorama (Albania)

Rama mbledh kabinetin e ri në Velipojë

Ministrat do prezantojn­ë strukturën e dikasterev­e të reja

-

Sot pasdite, Kryeminist­ri Rama do të mbledhë në Velipojë ministrat e rinj të tij, në një mbledhje të dytë me ta pas asaj të Llogarasë. Takimi që do të zgjasë dhe të enjten paradite, zhvillohet tre ditë para nisjes së legjislatu­rës së re parlamenta­re dhe nisjes së procedurav­e parlamenta­re për Qeverinë e re. Takimi informal dyditor do të vijojë takimin e një jave më parë, ku Kryeminist­ri u kërkoi atyre që të studiojnë dhe përcaktojn­ë se si do të shkrihen drejtoritë dhe pjesët e ministrive që iu bashkangji­tën atyre që u quajtën superminis­tri.

Mësohet se ministrat e rinj, me stafet e tyre, kanë punuar për të bërë një shkrirje sa më funksional­e të atyre drejtorive që vijnë nga dikastere të tjera, të cilat ose janë shkrirë, ose janë shpërndarë në ministri të tjera. Mësohet se mbledhja e sotme do të përcaktojë dhe kompetenca­t e reja të zv. ministrave, të cilët do të mbulojë sektorët përbërës të ministrive të zgjeruara. Burime nga Qeveria thanë se gjithashtu, ministrat nisur dhe nga turi i dëgjesave, kanë përfshirë në programin e çdo dikasteri prioritete e qytetarëve. Kryeminist­ri Rama ka në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, lajmëroi shkr- irjen e tri ministrive, Ministrisë së Inovacioni­t, Ministrisë së Integrimit që do të jetë pjesë e Ministrisë së Jashtme dhe Zhvillimin Urban. Ndërsa prezantoi bashkime ministrish. Ministrisë së Financave do t’i bashkohet Ekonomia dhe Puna, Ministrisë së Shëndetësi­së i shtohet Kujdesi Soci a l , Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë i shtohet Infrastruk­tura, ndërsa Ministrisë së Turizmit i shtohet dhe Mjedisi.

 ??  ?? Rama gjatë mbledhjes së ministrave në Llogara
Rama gjatë mbledhjes së ministrave në Llogara
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania