Panorama (Albania)

Transporti dhe infrastruk­tura, Bashkia Tiranë bashkëpuno­n me atë të Vjenës

-

Ekspertët më të mirë të planifikim­it urban të Bashkisë së Vjenës do të asistojnë administra­tën e Tiranës, në drejtim të zhvillimit urban dhe menaxhimit të qytetit. Ekipi i drejtuar nga drejtoresh­a e përgjithsh­me e Planifikim­it Urban, Zhvillimit dhe Ndërtimit të qytetit të Vjenës, Brigitte Jilka, u takua dje me kryebashki­akun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi tepër të rëndësishë­m bashkëpuni­min mes dy bashkive, veçanërish­t të ideve inovatore për menaxhimin e qyteteve. "Unë besoj se, detyra jonë, pavarësish­t se jemi qyteti më i mirë në Shqipëri, është që të bëhemi akoma më të mirë. Por, për t'u bërë më të mirë, duhet të mësojmë nga më të mirët. Prej vitesh, Vjena renditet si një nga qytetet më të jetueshëm në botë. Ndaj, be- soj se duke bashkëpunu­ar me menaxherët e qytetit të Vjenës në të gjitha fushat, duke filluar nga transporti publik, te përpunimi i mbetjeve, infrastruk­tura, kultura, urbanistik­a, mund të mësojmë nga më të mirët, të sigurohemi që jo vetëm nuk bëjmë gabimet që të tjerët mund t'i kenë bërë përpara nesh, por të shijojmë idetë më inovatore për menaxhimin e Tiranës". Kryebashki­aku nuk fshehu entuziazmi­n që për herë të parë, pas takimit midis dy kryetarëve, tashmë, skuadra e menaxherëv­e të qytetit të Tiranës dhe të Vjenës po bashkëpuno­jnë edhe në nivel teknik për çështje të ndryshme. "Marrëdhëni­a jonë me Vjenën është një marrëdhëni­e reale, ku njerëzit që kemi në krye të punëve më të rëndësishm­e, të qyteteve respektive, në një farë mënyre po bashkëpuno­jnë për t'i bërë qytetet tona akoma edhe më të mira", nënvizoi Veliaj. Ndërsa, drejtoresh­a e përgjithsh­me e Planifikim­it Urban në Vjenë u shpreh se qeverisja e mirë është çelësi për një jetë më të mirë për qytetarët. "Ne ia kemi dalë me sukses të rrënjosim mentalitet­in në qendër të Europës dhe unë besoj se kjo është një arsye e mirë që ta fillojmë këtë bashkëpuni­m. Qeverisja e mirë është çelësi për një jetë më të mirë dhe qeverisja e mirë përfshin mendjen e hapur, përfshin shkëmbimin e ideve dhe eksperienc­ave, e gjithashtu, përfshirje­n e shoqërisë civile. Unë mendoj se kjo është ajo çka nisëm në Vjenë dhe gjithashtu, këtu në Tiranë", tha Brigitte Jilka. Delegacion­i i Bashkisë së Vjenës me atë të Tiranës shkëmbyen ide për zhvillimin dhe modernizim­in e mëtejshëm të dy qyteteve.

 ??  ?? Dje pas takimit me përfaqësue­sit vendorë të Vjenës
Dje pas takimit me përfaqësue­sit vendorë të Vjenës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania