Panorama (Albania)

I theu dhëmbin gjyqtares në plazh, Kasemi: Kisha pirë, nuk kujtoj asgjë

Zbardhet dëshmia e plotë e tregtarit pasi kërcënoi me armë ish- gruan në korrik 2015, në sy të fëmijëve

-

Tregtari Fadil Kasemi, i arrestuar më 31 gusht, për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi, ka tentuar në mënyrë të dukshme t'i shmanget përgjegjës­isë, pasi kërcënoi me armë ish- gruan e tij në korrik 2015.

Dokumentet hetimore të çështjes, të cilat janë siguruar dje nga gazeta "Panorama", zbardhin dëshminë që i arrestuari ka dhënë zyrtarisht pasi u arrestua me akuzën, se kërcënoi gjyqtaren në prani të fëmijëve në plazhin e Golemit në Kavajë. Atë ditë, gjyqtares i janë shkaktuar shenja në fytyrë, ndërsa prej dhunës i është thyer dhëmbi, evidenton raporti mjekoligjo­r i kësaj çështjeje për dëmtimet fizike te 39- vjeçarja. "Pas ngjarjes, Fadili është ulur në shezlong, duke mbajtur kokën me duar dhe kur ka shkuar policia për ta shoqëruar, është prezantuar me gjeneralit­ete të sakta dhe nuk ka paraqitur rezistencë. Nga verifikimi me gypin dikator alkooli, rezultoi se shtetasi Fadil Kasemi kishte përdorur pije alkoolike dhe përmbajtja e alkoolit ishte 0,1% - 0,2 %. Ai ka pretenduar se ka konsumuar vetëm raki dhe verë në sasi që nuk justifikoj­në atë shkallë përqendrim­i të konstatuar", thuhet në dokumentet e çështjes. Sipas saj, i pandehuri Fadil Kasemi gjatë hetimit ka pretenduar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe nuk i perceptont­e drejt gjërat, por ka thënë se arma dhe çanta nuk janë të tijat. "Në lidhje me çantën, ka pretenduar se ajo i përkiste një personi që nuk e njihte e që e kishte provokuar, duke iu ulur në tavolinë, si dhe i kishte marrë çelësat e veturës dhe i kishte futur në çantë", thuhet më tej në dokumentet zyrtare të çështjes së hetuar në Prokurorin­ë e Kavajës dhe të gjykuar në gjykatën e këtij qyteti. Sipas hetimit, edhe makina tip "BMW", çelësat e së cilës u gjetën e u sekuestrua­n në çantën ku ishte pistoleta, i përkiste Fadil Kasemit i cili e kishte blerë pa bërë dokumentet përkatëse, pasi e kishte në provë për disa ditë. ÇFARË NDODHI NË PLAZH

Më 19.07.2015, rreth orës 16: 00, shtetasja Fildes Hafizi së bashku me djalin e saj, A. Kasemi, ka dalë nga dhoma që kishte marrë me qira në plazhin e Golemit për të shkuar te shezlonget në anë të detit, kur ka parë se drejt tyre po afrohej ishbashkës­horti i saj, i pandehuri Fadil Kasemi. Ky i fundit, kur ka konstatuar se Fildesi e ka parë, është afruar me vrap, pa i lënë mundësi Fildesit që të largohet apo të fshihet. Sapo e ka arritur, Fadili ka tentuar të hapte një çantë ( marsupio) dhe të nxjerrë diçka prej saj. Fildesi, duke dyshuar se ai donte të nxirrte armë, i është drejtuar duke iu lutur që të mos i linte fëmijët jetimë, si dhe ka tentuar t'i marrë çantën. Fadili ka re- aguar, duke e goditur në fytyrë me grusht dhe e ka rrëzuar në rërë. Ata janë përleshur fizikisht me njëri- tjetrin e aty fillimisht ka ndërhyrë djali i tyre A., i cili ka parë të atin të hapë çantën e të tentoje të nxjerrë prej andej një send, që ai e ka identifiku­ar pistoletë, por që nuk e ka nxjerrë atë. Aty kanë ndërhyrë dhe persona të tjerë, pushues që ndodheshin aty. Duke përfituar nga kjo ndërhyrje, Fildesi ka mundur t'i marrë çantën që kishte rënë në tokë e të vrapojë drejt hotel "Horiozonti­t", ku ka kontaktuar me pronarin, shtetasin Saimir Gjuzi, i cili ka konstatuar se kjo shtetase kishte shenja dhune në fytyrë dhe po bërtiste: "Po më vret, po më vret" dhe i ka kërkuar ndihmë, si dhe të njoftonte policinë. Policia ka mbërritur shumë shpejt e shtetasja Fildes Hafizi i ka dorëzuar çantën, të cilën e kishte pasur i pandehuri Fadili Kasemi.

 ??  ??
 ??  ?? Fadil Kasemi në Gjykatë
Fadil Kasemi në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania