Panorama (Albania)

Mbi 200 kg kanabis në vilë, arrestohet pronari

Shpallen në kërkim dy persona të përfshirë në trafik

-

VLORE - Një person ka përfunduar në pranga dhe dy të tjerë shpallen në kërkim, ndërsa sekuestroh­en 211 kg dhe 700 gramë lëndë narkotike kanabis sativa. Operacioni i koduar "Fillim vjeshte" u zhvillua në lagjen Uji i Ftohtë të qytetit të Vlorës, ndërsa sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në një banesë 2katëshe në pronësi të shtesit Dilaver Pecaj, person i cili tashmë është arrestuar nga policia. Pas aksionit të ushtruar nga uniformat blu, ka rezultuar se të përshirë në këtë trafik të lëndëve narkotike ishin dhe shtetasit F. P., 47 vjeç dhe A. M., 34 vjeç, tashmë të shpallur në kërkim. Aksioni është kryer gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së martë, pas informacio­neve të siguru- ara se në vilën 2- katëshe kishte aktivitet të trafikimit të lëndëve narkotike. Nga kontrolli, policia bën të ditur se sasia prej 211 kg e 700 gramësh kanabis sativa ishte fshehur në një prej dhomave të ndërtesës 2katëshe. Lënda narkotike ish- te paketuar në thasë dhe qese, ndërsa në dhomë gjendeshin dhe peshore elektronik­e, si dhe materiale për paketim. Mësohet nga burime të Policisë se sasia e lëndës narkotike ishte vendosur në këtë banesë dhe po bëhej gati për t'u transportu- ar drejt Italisë. Në aksionin e Policisë së Vlorës janë përfshirë edhe forca të FNSH- së dhe struktura të hetimit për narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë. Ndërkohë, burime nga Policia kanë konfirmuar se tashmë po vijojnë hetimet me qëllim sekuestrim­in e banesës, ku është gjetur sasia e lëndës narkotike, e cila dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëv­e. Teksa po punohet për arrestimin dhe të dy personave të shpallur në kërkim si bashkëpunë­torë të 41-vjeçarit Pecaj, policia po heton edhe mbi mundësinë e përfshirje­s së të tjerë personave në këtë aktivitet kriminal. Ndaj pronarit të vilës, Dilaver Pecaj, banues në lagjen "Trevllazër" në Vlorë, do të rëndojë akuza e "prodhimit dhe shitjes së narkotikev­e".

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Vlorë
Droga e sekuestrua­r në Vlorë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania