Panorama (Albania)

Zbulohet laboratori i heroinës, arrestohet ‘ Maradona’ shqiptar

-

GREQI - Përfundon në pranga kreu i një grupi për trafikimin e drogës në Greqi, sekuestroh­et një sasi e madhe prej 23 kg heroinë. Një organizatë kriminale, që trafikonte drogë në shumë vende të Greqisë dhe që kishte zhvilluar sistemin paralel të magazinimi­t të heroinës, u shkatërrua nga Policia e Atikës në Greqi. Për rrjedhojë është sekuestrua­r 23 kg heroinë dhe pesë shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë greke pas zbulimit të laboratori­t të drogës. Operacioni policor u zhvillua në Aspropirgo të Athinës, ku brenda në laborator janë sekuestrua­r 23 kg heroinë e shpërndarë në 49 pako me nga gjysmë kilogrami, 38.8 gramë kanabis nëpër disa paketa najloni, gati për shitje; 16.5 kg përzierës, 1 karabinë, 525 euro dhe materiale të tjera, si edhe një kamion. Në sasitë e heroinës së kapur, në pako janë gjetur edhe mbishkrime, që korrespond­onin me qytetet e destinacio­neve, si Selanik, Patra dhe Larisa, ku droga pasi përpunohej, tregtohej më pas në këto vende. Ndërsa nuk përjashtoh­et mundësia që një pjesë e heroinës të ishte e destinuar edhe për tregun e Europës Perëndimor­e. Sipas Policisë greke, udhëheqës i organizatë­s kriminale, që vepronte në Aspropirgo­s, është një shqiptar 27- vjeçar me pseudonimi­n "Maradona", i cili u arrestua gjatë operacioni­t, së bashku edhe me katër anëtarët e tjerë të organizatë­s. Mes të arrestuarv­e nga policie greke ishin një shqiptar 45 vjeç, një tjetër 39- vjeçar, si dhe dy grekë, 19 dhe 41 vjeç, pa bërë të ditur identiteti­n e plotë të tyre. Sipas Policisë greke, bëhet me dije heroina e sekuestrua­r në treg do të kapte një vlerë monetare prej rreth 350 000 eurosh. Laboratori funksionon­te në një kamp romësh, në pjesën perëndimor­e të Athinës. Sipas Policisë, heroina e përpunuar në atë laborator trafikohej në zona të ndryshme të Greqisë dhe kryesisht në Selanik, Patra dhe Larisa. Në laborator u gjetën qese plastike bosh, por që kishin etiketa ku shkruheshi­n emrat e këtyre qyteteve.

 ??  ?? Droga e kapur në Greqi
Droga e kapur në Greqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania