Panorama (Albania)

Vjedh 1 mln lekë, kamerat çojnë në pranga 23- vjeçarin

Policia i gjen në banesë të gjitha paratë që mori nga kasaforta

- LEONIDHA MUSAJ DURRES/

Realizon vjedhje spektakola­re në kompleksin luksoz në Gjirin e Lalzit, por 23vjeçarin nga kryeqyteti e tradhtojnë kamerat e sigurisë dhe shenjat e gishtërinj­ve.

Denis Myrteza arriti të vidhte plot 10 milionë lekë të vjetër nga kasaforta e një kompleksi turistik në zonën e Gjirit të Lalzit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03: 00 të ditës së hënë, ku 23-vjeçari Myrteza ka arritur të marrë nga kasaforta një shumë prej 1 milion lekësh të rinj. Shuma e parave ishte në kartëmoned­ha të ndryshme, pasi ato ishin grumbullua­r aty nga xhiroja e ditëve të fundit në restoranti­n e kompleksit turistik. Myrteza ka mundur të futet në ambientet e brendshme të restoranti­t, pa rënë në sy të rojeve të sigurisë dhe me anë të pajisjeve ka mundur të hapë kasafortën dhe pasi ka marrë shumën e parave, është larguar me shpejtësi duke shfrytëzua­r bregun e detit nga ku kompleksi nuk ka rrethim. 23-vjeçari ka mundur të largohet pas vjedhjes i pashqetësu­ar nga askush, por në fakt kishte rënë pre e objektivit të kamerave të sigurisë të instaluara në kompleksin turistik. Burime nga grupi i hetimit thanë se i riu ka pasur dijeni që në kasafortë ndodhej një shumë e madhe parash, ndërsa dyshohet të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë në këtë ngjarje. Pak orë pas ngjarjes, policia në një kontroll të ushtruar në banesën e 23- vjeçarit në Tiranë zbuloi shumën e parave të grabitur, si dhe vuri në pranga të riun. Nga burimet pranë Policisë së Durrësit mësohet se identifiki­mi i tij është bërë i mundur fillimisht nëpërmjet pamjeve filmike të marra nga kamerat e sigurisë, ndërsa më pas, edhe nga provat e grumbullua­ra në vendin e ngjarjes është bërë dokumentim­i i plotë. 23- vjeçari ishte treguar i pakujdessh­ëm gjatë aktit të vjedhjes, duke lënë shenjat e gishtërinj­ve dhe prova të tjera në vendin e ngjarjes. 23- vjeçari është arrestuar mesnatën e së martës, si autor i dyshuar, dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Tiranë, iu gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale sasi të vlerave monetare të vjedhura, 1 000 000 lekë. Specialist­ët për Krimet në Komisariat­in e Policisë Durrës, pas një pune hetimore intensive dhe të mirorganiz­uar, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë ligjor, në një kohë shumë të shkurtër. Është arrestuar në flagrancë shtetasi Denis Myrteza, 23 vjeç, banues në Tiranë. Myrteza dyshohet se më datë 04.09.2017, rreth orës 03: 00, te Gjiri i Lalzit, në një kompleks turistik, ka vjedhur me thyerje në një kasafortë një sasi prej 1.000.000 lekësh të rinj ( prerje në lekë dhe euro)", bën të ditur Policia.

 ??  ?? Lekët e sekuestrur­a në Durrës
Lekët e sekuestrur­a në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania