Panorama (Albania)

Azil në "Shengen", Policia kthen në Rinas 177 shqiptarë

Masat në kufij pas ankesës së Francës e Gjermanisë

- TRAZHGIM SOKOLAJ

Një numër i konsiderue­shëm qytetarësh janë ndaluar nga Policia e Rinasit në dalje të Shqipërisë, pas dyshimeve se mund të kërkonin azil në zonën "Shengen".

Ndalimet masive të personave të dyshuar si azilkërkue­s, kanë ndodhur për shkak të urdhrit të firmosur nga drejtori i përgjithsh­ëm i policisë, Haki Çako, më 1 gusht 2017, për shtimin e kontrollev­e ndaj shtetasve shqiptarë që nisen të udhëtojnë drejt BE- së. Lajmi është bërë me dije dje nga burimet zyrtare të Policisë së Shtetit. Sipas tyre, në Rinas, ka pasur shtim të masave e të kontrollev­e pas ngjarjeve pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në disa shtete të BE- së. Policia theksoi se, vëmendje të veçantë do të ketë edhe në drejtim të evidentimi­t dhe bllokimit të atyre shtetasve që kanë për qëllim kërkimin e azilit në Francë e në vende të tjera të BE- së. "Në drejtim të evidentimi­t dhe bllokimit të shtetasve që kanë për qëllim kalimin e kufirit për të kërkuar azil në një nga vendet e BE- së, gjatë kësaj periudhe u është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë 177 shtetasve të refuzuar, bazuar në masat shtesë të përcaktuar­a në urdhrin e drejtorit të përgjithsh­ëm të policisë së Shtetit, urdhër i dalë në fillim të muajit Gusht", thuhet në deklaratën e bërë nga Policia e Shtetit ditën e djeshme.

KONTROLLET PËR "SHENGEN"- IN

Pas ankesës së shprehur zyrtarisht nga Franca dhe Gjermania, në adresë të Shqipërisë, Policia e Shtetit vendosi masa të reja shtesë nga 1 gushti e në vazhdim, në lidhje me qytetarët që nisen për udhëtim në vendet e zonës "Shengen". Ankesa u bë në rrugë zyrtare nga Franca në muajin korrik 2017. Masat shtesë të Policisë Kufitare kishin të bënin me ndalimin në kufi, pa dalë jashtë shtetit, të personave që gënjejnë në lidhje me qëllimin e udhëtimit dhe që kanë qëllim të kërkojnë azil. Urdhri i lëshuar nga kreu i policisë, përcaktont­e një sistem të gjerë masash në kufi, por katër pikat kryesore kishin të bënin me kërkimin e adresës së saktë të akomodimit në vendin e destinacio­nit ku do shkojë qytetari. Po kështu, Policisë Kufitare i kërkohej të verifikont­e tek udhëtarët ftesën e pritësit në vendin e destinacio­nit ( të përmbajë kontaktet e pritësit. Policia Kufitare, sipas urdhrit, u ka kërkuar qytetarëve edhe biletën rezervimi për kthimin dhe mjetet financiare për mbulimin e shpenzimev­e për kohën e qëndrimit; 50 euro/ ditë qëndrimi, në rastet e paraqitjes së rezervimit të hotelit dhe 100 euro/ ditë, në rastet kur nuk paraqitet rezervimi i hotelit në kufi.

MASAT NË RINAS

Policia dha edhe statistika­t për sezonin veror gjatë muajit gusht, në të cilin rezulton se kanë hyrë në Shqipëri 308.497 shtetas shqiptarë e të huaj. Po kështu, sipas Policisë, nga Rinasi, kanë dalë 201.332 shtetas shqiptarë e të huaj. "Gjatë gjithë muajit gusht ka pasur një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, krahasuar me një vit më parë, ku numri arrin deri në 13.500 shtetas shqiptarë dhe të huaj në ditë", bëri me dije Policia. Sipas saj, aktualisht në Rinas po punohet me 7 sportele në hyrje dhe 5 në dalje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania