Panorama (Albania)

Vdekja e turistes ruse në Ksamil, analiza e ADN rrezikon hetimin

-

TIRANE - Vonesa në kryerjen e ekspertizë­s së ADN-së rrezikon lirimin e shtetasit Ermal Fataj, person i arrestuar për ngjarjen në plazhin e Ksamilit, ku mbeti e vdekur turistja 15- vjeçare ruse, Ksenia Riok. Të mërkurën, më datë 6 shtator, 31- vjeçarit i mbaron afati i masës së sigurisë prej 45 ditësh burg, vendosur nga Gjykata e Sarandës në datën 24 Korrik. Një afat i tillë ishte vendosur nga Gjykata, me kërkesë të Prokuroris­ë, pikërisht për faktin se provat nuk ishin të qarta paraprakis­ht dhe nga analiza e ADN- së varej edhe përcaktimi i përgjegjës­isë së personit të dyshuar. Prokuroria e Sarandës, e cila po heton ngjarjen e rëndë të ndodhur në korrik, është në vështirësi, pasi ndërsa afati i arrestit për personin e dyshuar po skadon, ende nuk ka marrë përgjigje për raportin e ADN- së nga laboratori i Policisë Shkencore. Bazuar në kërkesën e Prokuroris­ë, specialist­ët e laboratori­t kriminalis­tik duhet të krahasojnë fijet e flokut të gjetura ne helikat e skafit në pronësi të 31vjeçarit Fataj për t'i krahasuar me flokët e viktimës. Pikërisht, ky krahasim shkencor, sipas Prokuroris­ë, do të ishte momenti vendimtar për fajës- inë ose pafajësinë e të riut. Nga ana tjetër, në mungesë të përgjigjes për analizën e ADN-së, dhe në kushtet e mungesës së provave të tjera, Prokuroria është në vështirësi për të kërkuar nga Gjykata shtyrjen e afateve të paraburgim­it ndaj personit të arrestuar nga ana e policisë në lidhje me ngjarjen e rëndë. Vonesa në kryerjen e ekspertizë­s së ADN- së duket se ka lidhje me një defekt që pajisja e policisë shkencore pësoi në periudhën korrik- gusht. Llamba e pajisjes u dogj, ndërsa zëvendësim­i i saj u bë vetëm në datën 11 gusht 2017, pasi pjesa e dëmtuar u ble në SHBA. Më 11 gusht, Policia deklaroi se analizuesi i ADNsë u vendos në funksionim, por nga ana tjetër, ekspertiza e kërkuar nga Prokuroria e Sarandës nuk ka përfunduar dhe nuk është dorëzuar të paktën deri dje në organin e hetimit. Në momentin e arrestimit të 31- vjeçarit, Prokuroria deklaroi se nga këqyrja në skafin që ai për- dorte në Ksamil, rezulton se në helikën e mjetit që drejtohej pa licencë nga shtetasi Ermal Fataj, u gjetën disa fije floku, të ngjashme për nga ngjyra me ato të viktimës 16vjeçare. "Janë pyetur disa persona, përfshirë edhe personin e dyshuar, ndërsa ky i fundit deklaron se ka lëvizur me skaf në orën që ka ndodhur ngjarja, por mohon të jetë përgjegjës për ngjarjen, duke u shprehur se, nëse do të kishte goditur të ndjerën, do e kishte ndier dhe do të merrte masa për t'i ardhur në ndihmë", ka bërë me dije Prokuroria. Sipas saj, bazuar në këto të dhëna, grupi i hetimit ka krijuar dyshime të arsyeshme se Ermal Fataj mund të ketë goditur turisten ruse.

 ??  ?? Ermal Fataj
Ermal Fataj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania