Panorama (Albania)

Putin: Kriza e Koresë çon në katastrofë globale planetare

Presidenti rus, kundër "histerisë ushtarake", do dialog

-

Kriza bërthamore e Koresë së Veriut mund të çojë në një katastrofë globale planetare, kështu ka paralajmër­uar Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Duke folur pas një takimi në Kinë, Presidenti rus dënoi shpërthimi­n e një bombe hidrogjeni nga shteti komunist të dielën, duke e quajtur një akt provokues. Por, gjithashtu, Putin paralajmër­oi edhe kundër sanksionev­e të padobishme dhe joefikase, të cilat sipas tij mund të përshkallë­zojnë tensionet. "E gjithë kjo mund të çojë në një katastrofë planetare botërore dhe një numër të madh viktimash", tha ai në një samit të BRICS në Xiamen. Këto komente u bënë pasi u raportua se Koreja e Veriut ka zhvendosur një raketë balistike ndërkontin­entale në bregun e saj, mes paralajmër­imeve nga ambasadorj­a amerikane në OKB, se Kim Jong- un po "kërkon luftë". Presidenti rus ka bërë thirrje për bisedime me Korenë e Veriut dhe ka paralajmër­uar kundër asaj që e quajti "histeri ushtarake". Ai tha se ishte e rëndësishm­e që asnjëra nga palët, përfshirë Korenë e Veriut, nuk duhet të përballet me kërcënime për asgjësim. "Ngritja e histerisë ushtarake nuk ka absolutish­t asnjë kuptim në këtë situatë. Kjo është një rrugë që nuk të çon askund", tha Putin. Ndërkohë mediat e Koresë së Jugut pretenduan se Koreja e Veriut kishte nisur të lëvizte një raketë drejt bregut perëndimor të vendit, të hënën, duke përdorur mbulesën e errësirës për të shmangur mbikëqyrje­n. Nga ana tjetër, SHBA po nxit marrjen e masave më të ashpra të mundshme ndaj këtij vendi, pas testit të tij të gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor. Por Kina dhe Rusia mund t'i kundërshto­jnë sanksionet e OKB- së. Vetë Koreja e Veriut nuk tregoi asnjë ulje tensionesh apo tërheqje në retorikën e saj këtë mëngjes, duke sugjeruar se Koreja e Jugut duhet të dënohet që thirri SHBAtë. Në mes të tensioneve të lar- ta në gadishulli­n korean, Seuli ka nisur stërvitjet detare me municione të vërteta për të paralajmër­uar fqinjin e tij të izoluar kundër çdo provokimi në det. Koreja e Jugut tha gjithashtu se po fliste me Uashington­in për vendosjen e transpor- tuesve të avionëve dhe bombardues­ve strategjik­ë në gadishulli­n korean dhe nuk ka përjashtua­r riorganizi­min e armëve bërthamore taktike të SHBA- ve në territorin e saj. Të dielën e kaluar, monitorues­it e SHBA- ve matën një tërmet të fuqishëm me magnitudë 6.3 në afërsi të zonës kryesore të testimit të Koresë Veriut. Pak orë para testit, vendi komunist publikoi imazhet e Kim Jong- un duke kontrollua­r një pajisje, që ai e quajti një armë termonukle­are me fuqi supershpër­thyese.

 ??  ?? Kim Jong- un duke mbikëqyrur punën për testet bërthamore
Kim Jong- un duke mbikëqyrur punën për testet bërthamore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania